Cinema EOS System

Canon EOS C70

Zbuloni dimensione të reja në filmografi me "Canon RF-mount Cinema EOS System".

Specifikimet

  • 4K/120 fps

    Sensor "Super 35mm CMOS" me zhurmë të ulët

  • Dalje me përforcim dysh

    Mbi 16 gradacione diapazoni dinamik

  • Vendosja RF

    Platformë e përmirësuar sistemi figure

  • Cinema RAW Light LT

    Regjistrim me Cinema RAW Light LT (12-bit) deri në 645Mbps

  • 4K (4:2:2 10-bit)

    Regjistrim i brendshëm deri në 4K 60P, 600Mbps, me mbështetje për formatet ALL-I dhe Long GOP

  • MP4 (4:2:2 10-bit)

    Regjistrim i brendshëm deri në 225Mbps, me mbështetje për formatin Long GOP dhe HVEC

  • Mbështetje për diapazon të lartë dinamik

    SMPTE ST 2084 dhe ITU-R BT.2100 (HLG/PQ)

  • Fole për dy karta SD

    Pre-Rec. / Simultaneous Rec. / Relay Rec. / Mixed Codec Recording

  • Regjistrim kohëgjatë

    Regjistroni filmime 4K pa kufizime, falë një sistemi të ri ftohjeje aktive.

  • AF i syrit

    AF që njeh dhe gjurmon sytë e subjektit

  • Ndërfaqe profesionale I/O

    Mbani kontrollin me butona të konfigurueshëm, kontakte profesionale, plus kontrolle të sofistikuara të audios.

SHKARKONI TANIPROGRAMIN E RI TË INTEGRUAR

Përditësoni tani kamerën tuaj Cinema EOS për të përfituar nga veçoritë e reja si një telekonvertues dixhital, mbështetje për pultin RC-IP1000, më shumë përputhshmëri të objektivit, si dhe mbështetje për aplikacionin e kontrollit të disa kamerave dhe më shumë.

Për më shumë informacion dhe për ta shkarkuar tani, ndiqni lidhjen si më poshtë.
MËSONI MË SHUMË

EKSPLORONI

Canon EOS C70

Eksploroni EOS C70, një kamerë RF Mount Cinema EOS e gjeneratës së re me një sensor Super 35mm DGO 4K. Shikoni çfarë mund të shkrepë EOS C70 përmes syve të Jolade Olusanya. Mirë se vini në epokën e re të filmografisë.

ZBULONI

Kamera Cinema EOS e gjeneratës së re

Shikoni të mirat e EOS C70.
Canon EOS C70

Revolucionarizoni filmografinë

  • E ardhmja e imazheve

    Vendosja RF

    Me sistemin e montimit RF, EOS C70 lidh kamerat pa pasqyrë dhe kinokamerat Canon.

  • Cilësi mbresëlënëse e figurës

    Dalje me përforcim dysh

    EOS C70 përdor sensorin e ri 4K Super 35mm DGO nga Canon me kapacitet për HDR.

  • Shpejtësi të larta të kuadrove

    4K/120 fps

    Shkrepje në 4K me shpejtësi të lartë kuadrosh 120fps me regjistrim zanor dhe DPAF.

  • Fleksibilitet në regjistrim

    Fole për dy karta SD

    Foletë dykartëshe UHS-II SD mundësojnë regjistrim paralel/të njëpasnjëshëm të skedarëve 4K XF-AVC / MP4 (4:2:2 10-bit).

  • Teknologji avangardë vetëfokusimi

    Dual Pixel CMOS AF

    Vetëfokusim i përmirësuar dypikselësh me gjurmim inteligjent dhe një ndërfaqe të re përdorimi me prekje.

  • TEKNOLOGJI AVANGARDË VETËFOKUSIMI

    AF i syrit

    AF që njeh dhe gjurmon sytë e subjektit

  • Fleksibilitet objektivi

    MOUNT ADAPTER EF-EOS R 0.71x

    Mbështetja për modelin e ri MOUNT ADAPTER EF-EOS R 0.71x u jep përdoruesve mundësinë e një game të gjerë objektivash të montueshëm Canon EF.

  • NDËRFAQE PROFESIONALE I/O

    Lidhje profesionale

    Mbani kontrollin me butona të konfigurueshëm, kontakte profesionale, plus kontrolle të sofistikuara të audios.

Canon EOS C70, vetëfokusim

Teknologji vetëfokusimi avangardë

EOS C70 vjen me teknologjinë e mirënjohur Dual Pixel CMOS AF (DPAF). Filmografët tani mund të përfitojnë nga vetëfokusimi i saktë dhe i qëndrueshëm me gjurmim subjekti dhe pikasje fytyre dhe sysh. Falë teknologjisë Dual Pixel CMOS AF të Canon, çdo piksel në sensor mund të përdoret si për imazhe ashtu edhe për AF, që do të thotë se AF mund të pikasë dhe gjurmojë subjektet – si p.sh. sytë e subjektit – duke siguruar fokus të mprehtë kritik, edhe me një rreze të ulët qartësie.

Cinema RAW Light

EOS C70 vjen me regjistrim 12-bit RAW me Cinema RAW Light deri në 645Mbps, duke çliruar vërtet kapacitetet e jashtëzakonshme të sensorit të vet Super 35mm DGO. Ofrohen tri opsione Cinema RAW Light duke përfshirë LT (Light), ST (Standard) dhe HQ (High Quality), si dhe opsione për formatet Super 35mm dhe Super 16mm. Përveç formateve ekzistuese të regjistrimit 4:2:2 10-bit XF-AVC dhe HEVC, EOS C70 ofron fleksibilitet edhe më të madh për nevojat tuaja të produksionit.

Canon Camera
Canon EOS C70, mbërthyesja RF

Mbërthyesja RF. E ardhmja e imazheve

Mbërthyesja diametërmadhe RF me fokusin kthimshkurtër dhe komunikimin 12-kunjësh ofron një balancë mes risive optike dhe elektronike, plus shpejtësi mahnitëse AF nga objektivat RF të gamës së "Canon".

Praktike. Elastike. E besueshme. Kali juaj i ri i punës

EOS C70 përdor ide dizajni nga kamera të tjera me mbërthyese RF nga "Canon", me komanda të mëtejshme, mbrojtje mjedisore dhe përmasa komode për t'iu përshtatur setit tuaj të punës.

Canon EOS C70, vajzë që kërcen në rrugë
Canon Camera

Sensor 4K Super 35mm DGO për cilësi vërtet mahnitëse figure

Pajisur me sensorin e zhvilluar rishtas "4K Super 35mm" dhe procesor figure "DIGIC DV7", modeli EOS C70 ofron rezolucion jashtëzakonisht të lartë figure me mbi 16 gradacione diapazoni dinamik.

Formate të shumta të regjistrimit

Foletë dykartëshe UHS-II SD mundësojnë regjistrim paralel apo të njëpasnjëshëm në formate të ndryshme. XF-AVC mbështet ALL-I dhe Long-GOP, ndërsa regjistrimi në MP4 ofron fleksibilitet të mëtejshëm.

Canon EOS C70, fole dykartëshe SD, formate të ndryshme regjistrimi
Canon EOS C70, fleksibiliteti i objektivit

Fleksibilitet objektivi

Objektivat RF ofrojnë cilësi dhe shpejtësi të jashtëzakonshme me një rendiment të optimizuar për kamerat EOS C70 dhe të serisë EOS R. Fokusimi super i shpejtë dhe cilësia e jashtëzakonshme optike ndërthuren me funksione unike si p.sh. unaza komanduese e objektivit për kontroll të mëtejshëm mbi cilësimet. Adaptorët e sistemit EOS R ofrojnë kontroll të mëtejshëm krijues, duke u mundësuar filmografëve të përdorni objektivat e tyre ekzistues EF dhe EF-S. MOUNT ADAPTER EF-EOS R 0.71x është një adaptor mbërthyeseje EF në RF për përdorimin e gamës së gjerë të objektivave kuadërplotë Canon EF, ndërsa ruan të njëjtin kënd shikimi kur përdoret me format Super 35mm.

Funksione mbështetjeje profesionale dhe praktike

Mbajeni procesin e punës të njësuar kur shkrepni me EOS C70 falë funksioneve të dobishme si kontrolli i drejtpërdrejtë me prekje, Auto ISO, shkrepja vertikale, si dhe fotostabilizuesi elektronik.

Canon EOS C70, komandë me prekje, Auto ISO, shkrepje vertikale
A studio scene with several different cameras including Canon PTZ cameras on tripods and an operator at a control desk using a Canon RC-IP100 hardware controller.

Lidhje dhe transmetime profesionale

Canon XC Protocol është një protokoll IP i zhvilluar rishtas nga Canon, i cili lejon komandimin në distancë të pajisjeve të prodhimit të videos Canon. Ky protokoll shton një dimension të ri në prodhimet që kërkojnë të përfshijnë produkte të ndryshme Canon në procesin e tyre të punës për t'u dhënë një dimension tjetër procesin të tyre të punës.

Ndërfaqe profesionale I/O

Mbani kontrollin me butona të konfigurueshëm, kontakte profesionale, plus kontrolle të sofistikuara të audios.

Canon EOS C70, IO interface, audio controls
eos_c70_eos_c300_markIII_eos_c500_markII_xf605_canon_multi_camera_control_app

Aplikacioni i kontrollit të disa kamerave Canon

Kontrolloni deri në 4 video regjistrues profesionalë njëkohësisht me smartfonin tuaj përmes Wi-Fi duke shfrytëzuar protokollin XC nga Canon të integruar në disa kamera Cinema EOS dhe XF.

Aksesoni monitorimin me pamje direkte, si dhe menaxhoni cilësime të ndryshme të kamerës, duke përfshirë ekspozimin, fokusin, zmadhimin, aktivizimin e regjistrimit, formatin e regjistrimit dhe më shumë.

I pajtueshëm me EOS C70, C300 Mark III, C500 Mark II dhe XF605. I disponueshëm për t’u shkarkuar nga iOS App Store në dhjetor 2023.

SISTEMI

Mount Adapter EF-EOS R 0.71x

Një adaptor EF në RF krijuar për t'u mundësuar përdoruesve të përdorin një gamë të gjerë objektivash Canon EF në kamerën EOS C70, ndërsa ruan të njëjtin kënd shikimi kuadërplotë. Ideal për producentët e filmave dhe të dokumentarëve, modeli e plotëson më së miri EOS C70 për përdoruesit e objektivave EF.

Sensor

Super 35mm DGO CMOS
Super 35mm CMOS
Super 35mm DGO CMOS

Madhësia e sensorit (MP konkrete)

Afro 8.85 MP (4K / 2K)

Afro 8.29 MP (4K UHD / FHD)

Rreth 8.85 MP (4K / 2K)

Rreth 8.29 MP (4K UHD / FHD)

Rreth 8.85 MP (4K / 2K)

Rreth 8.29 MP (4K UHD / FHD)

Rezolucioni i regjistrimit

4K / 4K UHD / 2K / FHD
4K / 4K UHD / 2K / FHD
4K / 4K UHD / 2K / FHD

Formati i regjistrimit/shpejtësia e të dhënave (MAX)

XF-AVC / MXF: 410Mbps 

MP4: 150Mbps

MP4 (HEVC): 225Mbps

Cinema RAW Light: 1Gbps 

XF-AVC: 160Mbps

MP4: 150Mbps

Cinema RAW Light: 1Gbps

XF-AVC/MXF: 410Mbps

Diapazoni dinamik

16+ nivele (CANON LOG2)
13 nivele (CANON LOG3*)
16+ nivele (CANON LOG2)

Lloji i skedarit

XF-AVC (MXF)

ALL-I ose Long GOP

MP4

Cinema RAW LIGHT

XF-AVC (MXF)

MP4

Cinema RAW Light (CRM) XF-AVC (MXF)

ALL-I ose Long GOP

Modulimi/thellësia e bitëve

XF-AVC ALL-I ose Long GOP. 4:2:2 10-bit

MP4 HEVC (H.265), 4:2:2 10-bit,

MP4 H.264 4:20, 8-bit

RAW:10 / 12-bit

XF-AVC/MP4: 4:2:0 8-bit

RAW:10-bit / 12-bit XF-AVC: 4:2:2 10-bit

XF-AVC: 4:2:0 8-bit Long GOP (Proxy)

Shpejtësia e kuadrove (PAL)

50p / 25p / 50i
50p / 25p
50p / 25p

Shpejtësia maks. e kuadrove (PAL)

MAKS. 120 FPS (4K)

MAX 180 FPS (Super 16mm crop 2K / FHD). Audioregjistrimi në normale

MAX 50 FPS (4K RAW / 4K)

MAX 100 FPS (FHD)

MAX 120 FPS (4K RAW / 4K)

MAX 180 FPS (Super 16mm crop 2K / FHD)

Njësia e regjistrimit

SD CARD X2

CFast 2.0™ (CRM) X1

SD CARD (PROXY, XF-AVC/MP4) X2

CFexpress 2.0™ X2 

SD CARD X1

Kodi kohor

Po
Jo
Po

Genlock

Jo
Jo
Po (kur çiftohet me njësi zgjerimi EU-V1/EU- V2. Vetëm hyrje/shërben edhe si bashkues i daljes së SYNC)

Audio

XF-AVC: Linear PCM (24-bit / 48 kHz), 4 kanale

MP4: MPEG-2 AAC LC (16-bit, 48 kHz, 2-kanalëshe) / Linear PCM (16-bit, 48kHz, 4 kanale)

Cinema RAW Light: Linear PCM (24-bit / 16-bit / 48 kHz / 4 kanale)

XF-AVC: Linear PCM (24-bit / 48kHz / 4 kanale)

MP4: MPEG-2 AAC-LC (16 bitë / 48 kHz / 2 kanale), Linear PCM (16 bitë / 48 kHz / 4 kanale)

Linear PCM (24-bit / 48kHz), 4 kanale

Dual Pixel CMOS AF

Po; Brenda 80% të rrezes horizontale dhe vertikale të sipërfaqes së sensorit
Po; Brenda 80% të rrezes horizontale dhe vertikale të sipërfaqes së sensorit
Po; Brenda 80% të rrezes horizontale dhe vertikale të sipërfaqes së sensorit

Asistenca/pikat e fokusimit**

Po, dy pika
Po, dy pika
Po, dy pika

Filtrat e integruar ND

Po, 2 / 4 / 6 / 8 / 10 nivele
Po, 2 / 4 / 6 / 8 / 10 nivele
Po, 2 / 4 / 6 / 8 / 10 nivele

Mbështetja anamorfe

Po 2x / 1.3x
Jo
Po x2.0 / x1.3

Montim i lentes

Canon RF
Canon EF

Canon EF

Opsione të ndërrueshme nga përdoruesi: Canon EF Cinema Lock Mount PL Mount (Cooke/I Technology)

Përmasat (vetëm trupi) - (HxWxL)

160 x 130 x 116 mm
Rreth 144 x 153 x 179 mm
Afërsisht 153 x 148 x 168 mm

Pesha (vetëm trupi)

Afro 1170g
Rreth 1430g
Rreth 1750g

Kamera Cinema EOS e gjeneratës së re

Nga teknologjia RF Mount dhe sensori 4K Super 35mm Dual Gain Output deri te EF-EOS R 0.71x Mount Adapter, mësoni gjithçka që ju duhet të dini për EOS C70 duke i hedhur një sy galerisë.
Canon EOS C70, Çfarë ka kutia

Çfarë ka në kuti

  • Trup EOS C70

  • Njësia e dorezës

  • Njësia mbajtëse e mikrofonit

  • Adaptori i mbajtëses së mikrofonit

  • Bateria BP-A30

  • Karikuesi i baterisë CG-A20

  • Adaptor energjie kompakt CA-CP200L

  • Rripi i qafës

  • Kapaku i trupit

  • Kapësja e matjes

REGJISTROHUNI TANI

Regjistroni interesin tuaj për EOS C70

Bëhuni i pari që merrni përditësimet e fundit për EOS C70, oferta nga Canon, këshilla dhe udhëzues, lajmet e fundit dhe ftesa për në aktivitetet vendore.

Aksesorë të pajtueshëm

Artikujt e lidhur

  • ARTIKULLI

    Filmimi në 8K dhe 4K të mbimoduluar në "Canon EOS R5"

    Në filmimet e para me "Canon EOS R5", Martin Bissig dhe Ivan D’Antonio eksploruan se si aftësitë e modelit në 8K ulin kohën e shkrepjes dhe shtojnë zgjerojnë mundësitë krijuese.

  • ARTIKULLI

    Fermat në filmografi: hyrja në biznes

    Regjisoret më në zë tregojnë si si kanë hyrë në biznesin e filmave dhe ofrojnë këshilla për femrat që shpresojnë të ndjekin hapat e tyre.

  • ARTIKULLI

    Shkrepja e parë me Canon EOS C70

    Jolade Olusanya flet për realizimin e një filmimi të bukur të poetes Sophia Thakur me kamerën Cinema EOS me mbërthyese RF nga Canon.

  • ARTIKULLI

    EOS C70: njihuni me kamerën e re Cinema EOS me mbërthyese RF

    Mbërthyese e re, dizajn i ri, mundësi të reja… Zbuloni se si aparati i fuqishëm e kompakt Super 35mm nga Canon mund t'jua zgjerojë opsionet krijuese.

  • Produktet e lidhura

    Get the edge, sign up now

    Sign up for tips from other pros, industry news, event invites and firmware updates.

    Canon Camera
    1. Paraqitja e Canon[EOS C70] në këto foto e video mund të ndryshojë nga produkti komercial.