CANON EOS C70

Teknologji vetëfokusimi avangardë

EOS C70 prezanton stadin tjetër të evoluimit të teknologjisë sonë të mirënjohur Dual Pixel CMOS AF (DPAF), e cila ofron performancë edhe më të lartë.

Teknologji vetëfokusimi avangardë

EOS C70, vetëfokusim dypikselësh

Dual Pixel CMOS Auto Focus

Me mbërthyesen RF në zemër të EOS C70 që mundëson ekuilibrin ideal të teknikës optike, mekanike dhe elektronike, filmografët mund të përfitojnë tanimë nga dizajnet e parivalizuara optike, vetëfokusimi më i shpejtë dhe komunikimi mes kamerës dhe objektivit iu mundësuar nga teknologjia RF. Me sistemin e vet revolucionar të komunikimit të të dhënave RF, teknologjia ekzistuese DPAF shtyhet drejt një tjetër niveli.


Për ta përmirësuar edhe më tej performancën e vetëfokusimit, EOS C70 ofron mundësinë e caktimit të shpejtësisë së gjurmimit dhe të reagimit të vetëfokusimit.


Një ndërfaqe përdorimi Direct Touch e dizajnuar rishtas ofron komandim të shpejtë të cilësimeve në ekran, rregullimin e parametrave të ndryshme, si dhe nisjen/ndalimin e regjistrimit. Të gjitha me prekjen e një gishti.

Udhëzuesi i fokusit me pikselë të dyfishtë

Teknologjia me diferencë faze Dual Pixel CMOS AF ofron një udhëzues novator grafik që paraqet devijimin e fokusit para-mbrapa. Kuadrati bëhet i gjelbër kur ka subjektin në fokus, duke përmirësuar prakticitetin dhe saktësinë gjatë tërheqjeve manuale të fokusit. Kjo është veçanërisht e dobishme për fokusimin kritik në 4K.
EOS C70, vetëfokusim dypikselësh
Vetëfokusim me gjurmim inteligjent

EOS iTR AF X (gjurmim dhe njohje inteligjente

EOS C70 përdor një sistem gjurmimi dhe njohjeje inteligjente, sipas një algoritmi me trajnim të thelluar për gjurmim tejet të saktë të fytyrave, edhe kur subjekti qëndron me fytyrën jo nga kamera.

Face Priority AF / Face Limited AF

Duke punuar së bashku me teknologjinë e pikasjes së fytyrave të "Canon", "Dual Pixel CMOS AF" është i jashtëzakonshëm në njohjen e vetvetishme të fytyrave dhe ndjekjen e tyre kur janë në lëvizje.
Gjurmim i fytyrës, EOS C70
EOS c70, filmime me AF

Artikujt e lidhur

  • Film making, EOS C70

    ARTIKULLI

    Fermat në filmografi: hyrja në biznes

    Regjisoret më në zë tregojnë si si kanë hyrë në biznesin e filmave dhe ofrojnë këshilla për femrat që shpresojnë të ndjekin hapat e tyre.

  • Një çiklist me mountain-bike hidhet në ajër përkundër diellit. Fotoja është shkrepur nga poshtë dhe është inkuadruar nga lulëkuqet dhe bari në faqen e kodrës

    ARTIKULLI

    Filmimi në 8K dhe 4K të mbimoduluar në "Canon EOS R5"

    Në filmimet e para me "Canon EOS R5", Martin Bissig dhe Ivan D’Antonio eksploruan se si aftësitë e modelit në 8K ulin kohën e shkrepjes dhe shtojnë zgjerojnë mundësitë krijuese.