Përditësimi i firmuerit dhe aplikacionet shtesë të sistemit nga distanca të Canon PTZ
Përditësimet e firmuerit të kamerës PTZ
-
Përjetoni kontroll më të shpejtë dhe më inteligjent të ngjyrave falë veçorive të reja që thjeshtojnë konfigurimin, përmirësojnë pajtueshmërinë dhe ofrojnë cilësi të njëtrajtshme të imazhit Canon.
Pajtueshmëri më e gjerë, por cilësi e njëjtë e Canon-it.
Tanimë pajtueshmëria përfshin modelet CR-N400 dhe CR-N350, krahas modelit CR-N700, duke zgjeruar aksesin në përputhjen e përparuar të ngjyrave dhe veçoritë e kontrollit. Kjo ju lejon të shijoni një përvojë të unifikuar në të gjithë gamën e video-regjistruesve profesionalë të Canon-it.
Shkrepje fotosh nëpërmjet RC-IP1000
Shkrepni foto drejtpërdrejt duke përdorur telekomandën RC-IP1000 nëpërmjet SDI-së dhe transferojini ato në kompjuterin tuaj përmes Ethernet-it pa patur nevojë për pajisje të jashtme për regjistrimin e videove. Kjo gjë redukton kostot e pajisjeve dhe njëson operacionet.
Transferimi i njëkohshëm i LUT-së në shumë kamera
Aplikoni të njëjtin skedar LUT në shumë kamera njëherazi, duke siguruar cilësime identike të ngjyrave në çdo pajisje në konfigurimin me shumë kamera. Kjo gjë kursen kohë dhe eliminon hapat e përsëritur, duke optimizuar efikasitetin për transmetim profesional ose konfigurime në studio.
Përputhshmëri me grafikun e zgjeruar të ngjyrave
Aplikacioni për përputhjen e ngjyrave të kamerave tanimë mbështet grafikët shtesë të ngjyrave, duke përfshirë llojet CMV dhe CDM, së bashku me grafikun standard rrjetë, duke u dhënë përdoruesve më shumë opsione për kalibrim të saktë dhe duke lehtësuar përshtatjen me çdo mjedis prodhimi. -
Në firmuerin e ri është i disponueshëm aplikacioni i përditësuar i gjurmimit automatik RA-AT001: versioni i plotë është i disponueshëm përmes një licence me pagesë. Përditësimet funksionale janë të renditura më poshtë.
Ky përditësim i firmuerit prezanton veçoritë e reja të mëposhtme:
- Inkuadrim shumëvetësh
Inkuadroni bukur për më shumë se një folës me veçorinë e dobishme që siguron kompozim natyral për emisione, panele intervistash ose podkaste vizuale, për shembull.
- Inkuadrim në drejtimin e fytyrës
Kamera ofron hapësirë të lirë përballë folësve bazuar në drejtimin ku ata shikojnë, duke përmirësuar kompozimin.
- Inkuadrim ulur/ngritur
Kur një folës ulet, kamera zmadhon për të inkuadruar më afër dhe zvogëlon për një pamje mesatare kur folësi ngrihet në këmbë.
- Inkuadrim shumëvetësh
-
Rilidhje automatike RTMP/SRT
Kur rilidhni një kamerë PTZ gjatë transmetimit, transmetimi fillon automatikisht pa shtypur butonin "Fillo". -
Kontrolli i multi-kamerës PTZ
Kontrolloni deri në 4 video regjistrues profesionalë njëkohësisht me një pajisje iOS të përputhshme (iPhone ose iPad) përmes Wi-Fi duke shfrytëzuar protokollin XC nga Canon të integruar në disa kamera Cinema EOS, PTZ dhe XF.
Aksesoni monitorimin me pamje direkte, si dhe menaxhoni cilësime të ndryshme të kamerës, si p.sh. ekspozimi, fokusi, zmadhimi, aktivizimi i regjistrimit, monitorimi i formave të valës dhe më shumë.
I përputhshëm me EOS C70, C80, C300 Mark III, C400, C500 Mark II, XF605, CR-N100, CR-N300, CR-N500, CR-N700 dhe CR-X300. -
- Regjistrimi i paracaktimeve
Regjistroni një paracaktim në ekranin me prekje të RC-IP1000 duke e shtypur gjatë, sikur po përdorni një buton fizik.
- Miniaturat e paracaktimeve
Shikoni pozicionet e paracaktimeve me miniatura më të mëdha për qartësi shtesë me një grilë të re 3x3 që i shtohet strukturave ekzistuese.
Përditësim tjetër i planifikuar në të ardhmen:
- Mbështetje për lidhjen Standard Communication (Serial)
Lidhni dhe kontrolloni kamerat PTZ për ambiente të brendshme me pultin RC-IP1000 duke përdorur një ndërfaqe serie (RS-422), e cila i shtohet fleksibilitetit të kamerave PTZ.
- Regjistrimi i paracaktimeve