Canon Aplikacion për përputhjen e ngjyrave të kamerave

Një aplikacion falas 1 zhvilluar për kamerën CR-N700, CR-N400, CR-N350 Remote PTZ, që përputh automatikisht ngjyrat me çdo kamerë, duke shkurtuar ndjeshëm procesin e përputhjes së ngjyrës së imazhit.

APLIKACION I DEDIKUAR PËR FLUKSIN E PUNËS SË PARAREGJISTRIMIT

Kurseni kohë të vlefshme dhe përmirësoni përputhjen e ngjyrave me aplikacionin për përputhjen e ngjyrave të kamerave.

Lajme dhe argëtim

Përputhni ngjyrën e imazhit me çdo kamerë aktuale transmetimi.

Koncerte dhe evente në transmetim të drejtpërdrejtë

Përputhje e shpejtë dhe e thjeshtë e ngjyrave; ideale për eventet në transmetim të drejtpërdrejtë.

Drama dhe "reality show"

Përdorni aplikacionin për të përputhur ngjyrat me çdo kamerë të palëve të treta.

Kurseni kohë të vlefshme

Kur kërkesat e prodhimit ju lënë pak ose aspak kohë, aplikacioni i dedikuar i zhvilluar nga Canon do të punojë automatikisht për ju, duke rregulluar shpejt ngjyrën e imazhit për të përshtatur me çfarëdolloj modeli kamerën CR-N700, CR-N400 dhe CR-N350 me telekomandim PTZ.

I thjeshtë për t’u përdorur pa nevojë për ekspertizë

Aplikacioni për përputhjen e ngjyrave të kamerave është projektuar për t’u përdorur pa pasur ekspertizë mbi menaxhimin e ngjyrave. Inkuadroni një grafik ngjyrash me kamerën Remote PTZ dhe njësinë tuaj referencë dhe lejoni aplikacionin të gjenerojë një LUT 3D për korrigjimin e ngjyrave. Aplikacioni e shton këtë LUT 3D në kamerën CR-N700, CR-N400 dhe CR-N350 me telekomandim PTZ, duke lejuar ekipin tuaj të prodhimit të fokusohet në detyra të tjera.

Përputhje ngjyrash me çdo kamerë transmetimi dhe kinematografike

Ky aplikacion vetëm për kompjuter mund të përdoret për të përputhur ngjyrat nga kamera CR-N700, CR-N400, CR-N350 me telekomandim PTZ me njësitë e palëve të treta, çka do të thotë se mund të përshtatet me çdo ambient transmetimi që po përdorni aktualisht.

Specifikimet

  • Zbulim i grafikut të ngjyrave

    Konfigurohet automatikisht sipas grafikëve të ngjyrave konform standardit të industrisë, me kontroll shtesë manual

  • Përputhshmëri me grafikun e ngjyrave

    Mbështet grafikët katrorë të ngjyrave nga 2 deri në 15 ngjyra për secilën anë (p.sh. grafik ngjyrash me 140 ngjyra), plus ChromaMatch2 Vista Std 709/2022, CamAlign2 – ChromaDuMonde 24 + 4R dhe grafikun video ColorChecker3.

  • Rregullim i imët për çdo kamerë

    Këto zona të kuadrit mund të përzgjidhen manualisht për rregullim të imët

  • Kontroll i efektit të gjeneruar të LUT 3D

    Graduesit e ngjyrave LUT 3D mund të kontrollohen (simulohen) me monitorin e imazhit, monitorin e formës së valës dhe vektorskopin përpara importimit

  • Importim i LUT përmes lidhjes IP

    Dërgoni graduesit e ngjyrave LUT 3D në kamerë përmes IP

  • Eksportim i LUT si skedar

    Ruani graduesit e ngjyrave LUT të gjeneruar si skedarë në kompjuterin tuaj dhe rivendosini në çdo kohë

  • Formate të mbështetura të imazheve

    BMP, TIF, PNG, JPG

  • Sistemet e mbështetura operative

    Windows 11, Windows 10 64 bit

Produkte të ngjashme

    CR-N700

    Një kamerë e jashtëzakonshme profesionale PTZ 4K60P me lidhje 12G-SDI dhe vetëfokusim lider në kategorinë e vet me gjurmim automatik inteligjent të integruar.

    CR-N400

    Një kamerë PTZ e nivelit profesional në 4K me 60 P e me imazhe HDR, me zmadhim optik 20x dhe me zmadhim të avancuar 40x, si dhe me lidhshmëri gjithëpërfshirëse me gjurmim automatik inteligjent të integruar.

    CR-N350

    Një kamerë PTZ e avancuar në 4K60P me pamje HDR, zmadhim optik 20x në 4K dhe zmadhim të avancuar 40x në Full HD së bashku me vetëgjurmimin e integruar inteligjent.
  • RC-IP1000

    Pult profesional PTZ me ekran me prekje 7 inç, i cili ofron kontroll preciz dhe monitorim të videos në rrjet IP për deri në 200 pamje
  • Aplikacioni Canon Remote Camera Control

    Program me shkarkim falas nga Canon për të komanduar e rregulluar cilësimet e deri në 20 kamerave PTZ nga kompjuteri apo tableta.
  • Aplikacioni i menaxhimit të disa kamerave

    Një aplikacion për PC që mundëson konfigurimin, monitorimin dhe menaxhimin e disa kamerave dhe kontrolluesve nga një aplikacion i vetëm softuerik.

Përditësimet e firmuerit të PTZ

Firmueri më i fundit i Canon PTZ ofron veçori shtesë dhe përmirësime për kamerat PTZ, pultet dhe më shumë.
  1. Vetëm për PC
  2. ChromaMatch dhe CamAlign janë marka tregtare ose marka tregtare të regjistruara të DSC Labs (D and S Corley Limited).
  3. ColorChecker është një markë tregtare ose markë tregtare e regjistruar e X-Rite, Incorporated.