Influencer Joel Thorpe taking a selfie on the Canon Zoemini S on Brighton beach front.

KAMERAT E ÇASTIT

Zhvilloni stilin tuaj me kamera çasti: kryekëshillat e një ndikuesi social

Ndikuesi social i "Instagram", Joel Thorpe, nisi ta zhvillojë stilin e tij të veçantë të fotografisë pasi mori kamerën në ditëlindjen e tij të 15-të dhe publikoi disa foto në internet. "As nuk ia kisha idenë se çfarë po bëja, po sa më shumë fotografoja, aq më shumë dhe zhvillohesha," - pohon ai. "Skena e 'Instagram' ishte pak a shumë diçka e re asokohe, ndaj dhe ndjekësit e mi shtuan shpejt."
Me qëndrim në Brajton të Anglisë, Joel-i ka siguruar tanimë një vend në universitet për të studiuar për kinematografi, por pasioni i tij për fotografinë u rrit së tepërmi gjatë një viti ndërprerjeje që nuk mbaroi kurrë, pasi ai tani shkrep materiale për tabela turistike, hotele dhe markat botërore.
22-vjeçari ka nisur së fundi të eksperimentojë me printimet në fotografinë e tij të rrugës – duke përfshirë foto dore të një skene brenda fotove të skenës, për të krijuar pika unike fokale. "Lidhet me tërë atë konceptin e arsyes pse nisa të merresha me fotografinë," - zbulon ai. "Përveç aspektit të karrierës, fotografia për mua është në thelb një mënyrë për të ruajtur përjetimet dhe kujtimet e mira. Pasja e printimeve fizike ka atë elementin e nostalgjisë brenda dhe më duket sikur kujtimet zgjasin disi më shumë. Kështu nisa të luaj disi me këtë kohë më parë dhe duke shtuar printime dore brenda pozave. Gjithçka sillet rreth ruajtjes së këtyre kujtimeve."

Duke shkrepur në qytetin e tij të lindjes, Brajton, Joel ka fotografuar atraksionet lokale si dhe u kashtuar një plan të mëtejshëm fotove të tij me anë të printimeve të realizuara me Canon Zoemini S për ta pasqyruar skenën në sfond.

Joel përdor kamerën e çastit 8-megapikselëshe Canon Zoemini S në përmasa xhepi, pasi është portative e peshëlehtë. "Është vërtet e lehtë në përdorim dhe më pëlqen që është kompakte," - pohon ai. "Për pajisje të tilla të vogla, e elegante, ka vërtet plot funksione."

Këtu ai zbulon këshillat për krijimin e markës personale në rrjetet sociale dhe përse ai shpreson se pozat e tij do të frymëzojnë fotografë të tjerë që të eksperimentojnë me printimin.

Zhvilloni stilin tuaj

Artikujt e lidhur
Giuseppe Esposito-Rodrigues taking a photo of a shop window, showing passers by in the reflection.

FOTOGRAFIA E RRUGËS

Dilni në rrugë: këshilla të fotografisë së rrugës

Shkrepni magjinë e përditshmërisë me këto këshilla e teknika nga fotografi i rrugës, Giuseppe Esposito-Rodrigues.

A person writing in a scrapbook, the pages filled with photos and stickers.

PRINTIM KRIJUES

Shprehni vetveten me ditarët krijues

Shënimi në ditar mund të jetë një mënyrë për të shprehur krijimtarinë tuaj, si dhe për të përmirësuar gjendjen mendore.

Vlogging how-to: winning vlogging tips

FOTOGRAFIA E RRUGËS

Zbuloni fotografinë urbane abstrakte

Krijoni art mahnitës nga e zakonshmja me këto teknika të thjeshta për imazhe urbane surreale.

Jo çdo skenë e pranon këtë lloj figure. "Rëndom të duhet diçka e fortë dhe që bie në sy," - sqaron Joel. "Afrimi te subjekti dhe sigurimi që të jetë në qendër të vëmendjes është dhe teknika që jep rezultate më të mirë. Duhet të kesh mundësinë ta identifikosh qartë foton në sfond, që shikuesit të kuptojnë se çfarë po shikojnë."

"Gjithçka qëndron te krijimi i një pamjeje koherente që shpresa është që njerëzit do t'jua njohin si tuajën," - pohon Joel. Koherencë nuk do të thotë të kesh frikë të përqafosh teknika të reja sakaq. "Unë ende përpiqem të vë në zbatim koncepte origjinale në punën time që të përpiqem të dalloj nga norma," - thotë ai. Fleksibiliteti i Canon Zoemini S i ka lejuar Joel të provojë një larmi teknikash të reja krijuese. "Botën e keni si guaskën tuaj me këtë aparat," - thotë ai.

"Më duket sikur kujtimet zgjasin pak më shumë në formë fizike, ndaj dhe fillova të luaj ca dhe të përfshij foto dore nëpër poza për të sjellë një element nostalgjie. Është bukur kur përpiqesh ta përfshish njëfarë krijimtarie më shumë dhe i jep audiencës edhe diçka ku të fokusohet."

Është e rëndësishme të ndiqni vizionin tuaj, shton Joel, jo thjesht të shkrepni çfarë mendoni se i pëlqen audiencës. "Gjithnjë është e këndshme të merrni komente pozitive në rrjetet sociale dhe të shikoni se çfarë pozash u pëlqejnë ndjekësve," - thotë ai. "Por mendoj se duhet të marrësh parasysh dhe se çfarë dëshiron të krijosh. Është shumë e lehtë të bëhesh si të tjerët duke ndjekur atë që bëjnë fotografët e tjerë. Për sa kohë që ruan origjinalitetin dhe vijon të bësh atë që të pëlqen, pjesa tjetër vjen vetë."

Kompozimi është kyç

Joel i mban printimet në foto, çka shton një notë personale dhe një thellësi të mëtejshme, duke dhënë foto përfundimtare më mbresëlënëse se sa një foto e thjeshtë e subjektit.

Joel i kompozon këto poza duke pasur printimet në mendje dhe rëndom shkrep me fushëpamje të cekët (zonë të vogël fokusimi), ndaj printimi në mes të figurës është në fokus, por sfondi është i turbullt. "Unë krijoj një printim fizik, e qendërzoj dhe pastaj shkrep sërish me "Canon EOS-1D X Mark II" [tani i tejkaluar nga Canon EOS-1D X Mark III]. Shikuesi e njeh vendndodhjen për shkak të ngjashmërisë mes printimit dhe sfondit," pohon Joel.

"Thelbi është të sigurohesh që pamja të jetë mjaftueshëm e bukur. Me kamerat elektronike mund të vazhdosh së shkrepuri, por forma fizike të bën të kujdesesh shumë për fotot që të sigurohesh të kesh pamje mjaftueshëm të mirë për të punuar.

"Kam mbetur i kënaqur nga Canon Zoemini S," - shton Joel. "Ngjyra është e vërtetë për syrin, qoftë në "orën e artë" apo dhe në mes të ditës, që është gjithnjë e vështirë në shkrepje dhe në ekspozimin e duhur. Është shumë e lehtë të përdorësh inkuadruesin për kompozimin e fotove – dhe kompozimi është gjëja kryesore që më duhet ta bëj saktë për të arritur konceptin përfundimtar dhe për të garantuar që pamja e printimit të përkojë me sfondin."

Eksperimentoni me personalizimin

An infographic showing how the Canon Zoemini S can be used with the Canon Mini Print App.
Joel e përdori aplikacionin "Canon Mini Print" për ta lidhur "Canon Zoemini S" me celularin përmes "Bluetooth". "Është shumë i thjeshtë në përdorim. Mund ta ngarkon albumin e kamerës në aplikacion, të shtyp 'Print' dhe më nxjerr rezultate vërtet të mira," he says. Printimet mund të përdoren dhe si ngjitëse. "Mund të jesh vërtet krijues," - thotë Joel. "Mund të kesh një mur të tërë të mbushur me ngjitëse ose t'i ngjitësh në laptop apo në telefon," - thotë ai.

Joel përdor aplikacionin "Canon Mini Print" në celular, të lidhur me Canon Zoemini S përmes "Bluetooth", për të krijuar pamje edhe më unike, duke shtuar korniza, filtra, tekst dhe vizatime. Nëse i duhet të nxjerrë ndonjë pozë me kënd të çuditshëm, ai mund ta vendosë Canon Zoemini S në pozicion dhe të përdorë kronometrin e vetë aplikacionit si dhe opsionet e shkrehjes në distancë, për shkrepjen e pozës.

Joel rekomandon të eksperimentoni me Canon Zoemini S derisa të merrni një rezultat që ju pëlqen. "Mund të bëni një prerje katrore mbi printim, çka ofron një element të ndryshëm të të gjithë përjetimit. Mund dhe të vini në punë blicin, që është fantastik për përdorim në ambiente të mbyllura," - thotë ai. "Ka shumë fleksibilitet kur vjen puna te ky lloj stili krijues. Ka shumë gjëra që mund të bëni nëse ju duhet të mendoni jashtë kornizave. Thjesht dilni rrotull, eksploroni, shkrepni foto e shihni çfarë del." 

Shkruar nga Tamzin Wilks

Produktet e lidhura

Artikujt e lidhur

"Get Inspired" është burimi juaj kryesor i këshillave të dobishme të fotografisë, udhëzuesve të blerësit dhe intervistave inteligjente - gjithçka që ju nevojitet për të gjetur kamerën më të mirë ose printerin më të mirë dhe të krijoni ide të ardhshme krijuese.

Kthehu tek të gjitha këshillat e teknikat