Kamerat Canon PTZ dhe kamerat e rrjetit në distancë
Ngushtoni distancën me qartësi të parivalizuar
*Aplikacioni i gjurmimit automatik Lite RA-AT001 instalohet në kamerë me anë të firmuerit të instaluar paraprakisht duke filluar nga korriku 2024. Aplikacioni i gjurmimit automatik RA-AT001 me funksionalitete shtesë është i disponueshëm nëpërmjet një licence me pagesë.
Zbuloni trashëgiminë optike të Canon duke kapur imazhe me cilësi të lartë në një larmi situatash.
Përditësimet e firmuerit të PTZ
Një zgjidhje për të gjitha rastet e mundshme
Mësoni se si zgjidhjet e Canon PTZ mund të përdoren në një gamë të gjerë zbatimesh duke përdorur teknologjinë tonë të realizuar të imazheve.
Aksesorët themelorë
Komandojeni kamerën Canon PTZ në distancë ose në vend duke përdorur pultin tonë fizik dhe atë softuerik pa pagesë për përdorim pa probleme nga distanca.
-
RC-IP1000
Pult profesional PTZ me ekran me prekje 7 inç, i cili ofron kontroll preciz dhe monitorim të videos në rrjet IP për deri në 200 pamje -
SKAARHOJ RC-SK5
Një pult i fuqishëm dhe fleksibël me levë profesionale dhe mekanizëm ekuilibrues zmadhimi, si dhe protokoll XC Canon për kontrollin e IP-së së PTZ-së dhe videokamerave. -
RC-IP100
Një pult i cilësisë së lartë me levë shumëfunksionale dhe ekran intuitiv me prekje për komandim të lehtë të deri në 100 kamerave të lidhura.
Pajtueshmëria e kamerave PTZ në distancë
Aplikacione PTZ
Aplikacion për përputhjen e ngjyrave të kamerave
Aplikacioni falas i Canon për përputhjen e ngjyrave të kamerave përputh shpejt ngjyrat mes kamerës CR-N700 me telekomandim PTZ dhe kamerave të transmetimit të palëve të treta.
Aplikacioni Remote Camera Control
Program me shkarkim falas nga Canon për të komanduar e rregulluar cilësimet e deri në 20 kamerave PTZ nga kompjuteri apo tableta.
Aplikacioni i menaxhimit të disa kamerave
Një aplikacion për PC që mundëson konfigurimin, monitorimin dhe menaxhimin e disa kamerave dhe kontrolluesve nga një aplikacion i vetëm softuerik.
Gjurmuesi i zërit i kamerave PTZ
Krijoni videokonferenca angazhuese me një sistem gjurmimi të kamerave të automatizuara dhe me zë për kamerat Canon PTZ, që e mban folësin aktual gjithmonë të inkuadruar.
Gjeni një parter afër jush
Partnerët tanë të besueshëm mbështesin nevojat tuaja, nga një sistem plotësisht i integruar te një aksesor specifik për produktet Canon PTZ. Rishitësit e autorizuar të Canon-it ofrojnë mbështetje të specializuar për gamën e kamerave 4K PTZ.
Zbuloni videon profesionale nga Canon dhe rimendoni ato që mund të bëni përmes videos
Qoftë nëse shkrepni dokumentarë të arrirë nga regjisorë të pavarur, seriale tërheqëse dramatike për koleksion, apo filma kinematografikë të nderuar me çmime, ka një produkt videoje profesionale nga Canon që do ta katapultonte krijimtarinë tuaj drejt lartësive të reja.