Canon RF 24-105mm F2.8L IS USM Z

Një objektiv zmadhues profesional 24-105 mm për filmime dhe foto, i cili kombinon projektimin perfekt, një aperturë të shpejtë dhe të shndritshme f/2.8, si dhe mprehtësi të jashtëzakonshme, ideal për flukset e punës hibride.

BRING YOUR WORLDS TOGETHER

RF 24-105 mm F2.8L IS USM Z bashkon botën e transmetimit, kinemasë dhe fotografisë. Një objektiv avangardë për epokën hibride që u ofron krijuesve të filmave dhe fotografëve cilësi imazhi dhe performancë maksimale. Falë aperturës konstante f/2.8 për një efekt “bokeh” mahnitës, si dhe falë uljes së luhatjes së fokusit dhe performancës elektronike parfokale, ai vendos një standard të ri për krijuesit e të gjitha përmbajtjeve.

NJË VËSHTRIM MË NGA AFËR I RF 24-105mm F2.8L IS USM Z

Zbuloni RF 24-105mm F2.8L IS USM Z

NJË ZMADHIM PROFESIONAL GATI PËR GJITHÇKA

Pavarësisht nëse bëhet fjalë për foto apo video, ky objektiv do të ketë performancë brilante në çdo situatë falë aperturës së shpejtë f/2.8 për kontroll të jashtëzakonshëm të thellësisë së fushës dhe një sfere të gjithanshme zmadhimi për të mbuluar të gjitha situatat dhe funksionet e filmimit për realizimin e filmave cilësorë kinematografikë.

Filma dhe dokumentarë të shkurtër

I shpejtë dhe i qetë, ideal për filmimet nga një operator i vetëm në rastet kur nuk ka kohë për të ndryshuar objektivat. Zmadhimi i fuqishëm opsional përmirëson teknikën e zmadhimit praktik.

Dasma dhe ngjarje

Prodhoni foto dhe video me cilësi të lartë me një objektiv dhe jini të përgatitur për të gjitha ngjarjet e ditës, edhe në kushtet e ndriçimit të ulët.

Portrete

Aperturë me 11 fletë për ndriçime mahnitëse jashtë fokusit, si dhe mprehtësi dhe saktësi ngjyrash të jashtëzakonshme.

FLEKSIBËL. PRAKTIK. BRILANT

Nuk do jeni më kurrë të detyruar të zgjidhni ndërmjet diapazonit dhe aperturës. Me një f/2.8 konstante nga 24 mm deri në 105 mm në një objektiv të vetëm, ky zmadhim plotëson çdo nevojë tuajën.

24 mm

105 mm

Tregohuni më kreativë me një aperturë konstante f/2.8

Arrini rezultate të pabesueshme me kontrollin e jashtëzakonshëm të thellësisë së fushës, edhe kur bien nivelet e ndriçimit. Një gjatësi fokale 24-105 mm dhe fotostabilizuesi optik me 5,5 nivele (8 nivele të koordinuara IBIS dhe OIS) përcakton standarde të reja për regjistrimin e videove dhe shkrepjen e fotove.

Kapni imazhe të mprehta e me kontrast të lartë

Katër elementë UD korrigjojnë devijimin kromatik ndërsa tri objektiva asferikë eliminojnë devijimet sferike. Veshja Super Spectra dhe ASC mundëson uljen e hijezimit dhe njollave të dritës ndërsa mbrojtja me fluor në elementin e përparmë ndihmon në uljen e papastërtive në sipërfaqen e objektivit.

Rregulloni aperturën më shpejt dhe në mënyrë më intuitive

Përdorni unazën iride gjatë filmimit të videove për të kontrolluar manualisht aperturën e kamerës dhe shijoni një përdorim të lehtë dhe të qetë. Çelësi i kyçjes dhe shkyçjes mundëson kyçjen e unazës iride në pozicionin automatik për shkrepjen e fotografive, si dhe shkyçjen e saj për të rregulluar lehtësisht aperturën, çka është perfekte për filmimet.

STABILIZUESI I FUQISHËM OPTIK I IMAZHIT

Fotostabilizuesi optik me 5,5 nivele (8 nivele të koordinuara IBIS dhe OIS) vendos standarde të reja për foto dhe video të shumëllojshme.

Vetëfokusim i shpejtë për video dhe foto

Motorët “Dual Nano USM” kanë të njëjtën performancë brilante si për fotot po ashtu dhe për videot, duke mundësuar një fokus profesional elektronik parfokal gjatë zmadhimit2, si dhe eliminim të luhatjes së fokusit për të ruajtur një fushëpamje konsistente gjatë filmimit.

Fotografoni me besim dhe fleksibilitet

Afrohuni pranë subjektit dhe fokusoheni deri në 0,45 m për të kapur një pozë nga afër që zë të gjithë kuadrin. Dy butonat e personalizueshëm për funksionet e objektivit dhe një unazë komandimi e dobishme ofrojnë opsione të tjera komandimi, si ndërprerja e fokusit automatik (AF) kur jeni në modalitetin AF Servo.

Zmadhoni më me lehtësi dhe nga distanca

Përdorni adaptorët e zmadhimit të fuqishëm Power Zoom Adapters PZ-E2 ose PZ-E2B, manualisht ose nga distanca, përmes aplikacioneve Camera Connect / EOS Utility të Canon, përmes funksionit Browser Remote ose përmes IP duke përdorur protokollin XC të Canon me kamerat e përputhshme. Ndërfaqja me 20 kunja (vetëm PZ-E2B) ofron mbështetje shtesë për kontrollorët e zmadhimit / fokusit të Canon dhe dorezën e zmadhimit servo.

Specifikimet

  • Zmadhim standard 24-105 mm F2.8

    Zmadhimi profesional standard për video dhe foto

  • Unazë iride me veprim praktik

    Me kyçje të iridës në pozicionin e modalitetit automatik

  • Aperturë rrethore 11-fletëshe

    Për kontrollin krijues të efektit “Bokeh” dhe ndriçimeve

  • Stabilizim Imazhi

    5,5 nivele me stabilizuesin optik dhe 8 nivele me stabilizues të kombinuar1

  • Elemente asferike dhe UD

    Për cilësi të lartë të imazhit me mprehtësi maksimale

  • Motor "Dual Nano USM"

    Për fokusim të shtruar, të shpejtë dhe të heshtur

  • Butonat e personalizuar dhe unaza e komandimit

    Për personalizim të lehtë dhe kontroll të cilësimeve të kamerës

  • Adaptorët opsionalë të zmadhimit të fuqishëm

    Për përdorim praktik dhe kontroll të zmadhimit

KRAHASIMI I RF 24-105 mm F2.8L IS USM Z

Një udhëzues i shpejtë për të krahasuar objektivin RF 24-105 mm F2.8L IS USM Z me objektivat e tjerë RF

RF 24-105mm F2.8L IS USM Z

RF 24-105mm F2.8L IS USM Z

RF 24-70mm F2.8L IS USM

RF 24-70mm F2.8L IS USM

RF 24-105mm F4L IS USM

RF 24-105mm F4L IS USM

Gama e gjatësisë fokale

Gama e zmadhimit
24-70mm
Gama e zmadhimit

Aperturë konstante maksimale

f/2.8
f/2.8
Hapja maksimale e diafragmës

Pjesë speciale optike

2 x GMo asferike,
1 x riprodhim asferik, 4 x UD
3 x GMo asferike, 3 x UD
3 x GMo asferike, 1 x UD

Unaza iride

Po (për video, me përdorim praktik)
Jo
Jo

Nr. i teheve të diafragmës

11
9
9

Karakteristikat e veçanta

Performancë elektronike parfokale
Eliminim i luhatjes së fokusit
Butona për funksione objektivi
-
-

Distanca më e afërt e fokusimit (m)

Fokusi minimal
0,21
0,45

Zmadhimi maksimal (x)

0,29x
0,30x
0,24x

Stabilizues imazhi: Jo. Vetëm për objektivat me nivele OIS1

5,5
5
5

Stabilizues imazhi: Jo. Nivele IBIS x OIS1

8
8
8

Aktualizuesi AF

Dual Nano USM
Nano USM
Nano USM

Diametri i filtrit (mm)

82
82
77

Diametri x gjatësia maks. (mm)

88,5 x 199
88,5 x 125,72
83,5 x 107,32

Pesha (g)

1430
900
700

Mbërthyese stativi

Bazament i heqshëm me kapëse rrotulluese me siguresë
Jo
Jo

Zmadhim servo/i fuqishëm (aksesor opsional)

Adaptor i zmadhimit të fuqishëm Power Zoom Adapter PZ-E2
Adaptor i zmadhimit të fuqishëm Power Zoom Adapter PZ-E2B
Jo
Jo

  1. Kur përdorni një kamerë me fotostabilizim të integruar (IBIS), sipas standardeve CIPA.
  2. Përmasat e objektivit kur është i mbledhur

Çfarë ka në kuti?

Gjithçka që ju nevojitet në një objektiv për video dhe foto hibride perfekte

  • Objektivi RF 24-105 mm F2.8L IS USM Z

  • Qaforja e objektivit EW-88E

  • Çanta e objektivit LZ1326(B)

  • Kapaku i lentes E-82 II

  • Kapak pluhuri RF

  • Manuali i përdorimit

AKSESORË TË NGJASHËM

Shtojini objektivit këta aksesorë Canon për edhe më shuë kapacitet dhe prakticitet.

  • Adaptor i zmadhimit të fuqishëm Power Zoom Adapter PZ-E2 / PZ-E2B

    Fuqizoni objektivin tuaj të përputhshëm të zmadhimit RF me këtë adaptor opsional të zmadhimit të fuqishëm, i cili siguron kontroll pa probleme dhe të saktë të zmadhimit me fleksibilitetin e operimit nga distanca.
  • Mbajtëse objektivi LH-E1

    Ky aksesor mundëson mbështetje të qëndrueshme të objektivave të përputhshëm kur montohen në një suport.

PRODUKTE TË NGJASHME

Zbuloni gamën e kamerave pa pasqyrë EOS R, si dhe të objektivëve dhe aksesorëve shoqërues të Canon.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

Objektivat më të mirë Canon RF për video

Me motorë të fuqishëm AF, stabilizim superior dhe korrigjim të luhatjes së fokusit, objektivat Canon RF kanë shumë për t’u ofruar krijuesve të filmave në ditët e sotme.

Objektivat optimalë për fotografimin e portreteve

Guia Besana, Félicia Sisco, Helen Bartlett, James Musselwhite dhe Ilvy Njiokiktjien tregojnë objektivat e tyre të preferuar profesionalë për fotografimin e portreteve.

Objektivat e Canon L-series RF dhe çfarë mund të bëni me to

Mësoni se çfarë i bën objektivat e L-series RF tejet luksozë dhe kundroni galerinë tonë frymëzuese për disa nga fotot më të mira të shkrepura me to.

Çfarë e bën një kamerë të përshtatshme për transmetim të drejtpërdrejtë?

Zbuloni teknologjinë e transmetimit të drejtpërdrejtë të kamerave Canon, e cila mund t’ju ndihmojë t’i bëni të suksesshme transmetimet tuaja të drejtpërdrejta.

  1. Kur përdorni një kamerë me fotostabilizim të integruar (IBIS), sipas standardeve CIPA.
  2. Mund të ketë kufizime për kamerat e përputhshme.
  3. Për EOS C70, EOS R5 C, EOS R5.