Aksesor objektivi
Ndizni RF 24-105mm F2.8L IS USM Z me këtë adaptor opsional të zmadhimit të fuqishëm, i cili siguron kontroll pa probleme dhe të saktë të zmadhimit me fleksibilitetin e operimit nga distanca.
Lidhni adaptorin e zmadhimit të fuqishpëm POWER ZOOM ADAPTER PZ-E2 ose POWER ZOOM ADAPTER PZ-E2B me RF 24-105mm F2.8L IS USM Z dhe zmadhoni më lehtë, madje dhe në distancë, për një rezultat më profesional. Zmadhimi i fuqishëm opsional i Canon ofron më shumë kontroll për producentët e filmave dhe me një ndërfaqe me 20 kunja1 mund të lidhet edhe me një kontrollor të pajtueshëm zmadhimi/fokusimi ose me një servo-dorezë zmadhimi Grip ZSG-C10.
Shikoni specifikimet e plotaAdaptori i zmadhimit të fuqishëm POWER ZOOM ADAPTER PZ-E2/POWER ZOOM ADAPTER PZ-E2B është i lehtë dhe ka model ergonomik, çka e bën të lehtë për t'u mbajtur në dorë kur montohet tek objektivi dhe po njësoj fleksibël kur objektivi është i montuar në një suport, në një stativ trekëmbësh ose në një stabilizues. Rrotulla e shpejtësisë së zmadhimit shton një nivel kontrolli shtesë.
Shkarkoni aplikacionet Camera Connect ose EOS Utility ose përdorni Browser Remote me kamerat e përputhshme për të kontrolluar dhe përdorur në distancë kamerën dhe funksionin e zmadhimit. Kontrolli në distancë nëpërmjet një rrjeti IP është i mundur në kamerat e mbështetura duke përdorur protokollin IP të Canon për cikle pune me disa kamera.
Adaptori i zmadhimit të fuqishëm POWER ZOOM ADAPTER PZ-E2B ka një konektor në distancë me 20 kunja që mundëson montimin e kontrollorëve të pajtueshëm të zmadhimit/fokusimit në studio ose mjedise produksioni të mëdha. Ai gjithashtu përputhet me servo-dorezën e zmadhimit ZSG-C10 të Canon për përdorim të stilit ENG. Mbështetja për VFX dhe produksionet virtuale mundësohet nëpërmjet rezultatit në kohë reale të metadatave të objektivit nga terminali me 20 kunja.
Caktoni funksione zmadhimi në butonat e personalizuar në kamerat e përputhshme. Montoni një ushqyes të jashtëm energjie USB-C për shkrepjet për periudha të gjata, si dhe për më shumë shpejtësi zmadhimi për objektet që lëvizin më me shpejtësi.
Përdorim praktik kur fiksohet tek objektivi
Për zmadhim pa probleme
Për kontroll mbi performancën e zmadhimit
Për shkrepje për periudha të gjata/zmadhim më të shpejtë
Për kontrollorë të pajtueshëm të zmadhimit/fokusimit
Furnizoni me energji adaptorin për shpejtësi zmadhimi maksimale/kohë pune më të gjatë
Ofrojnë përdorim intuitiv të funksionit të zmadhimit
Mundëson lidhjen e dorezës së zmadhimit servo dhe të kontrollorëve të zmadhimit/fokusit të Canon
Rregullon dhe cakton shpejtësinë e funksionit të zmadhimit
Zgjidhni ndërmjet zmadhimit servo ose manual
Mundëson pozicionim të rehatshëm të gishtit të madh të dorës kur përdorni objektivin (Përfshihet me adaptorët e zmadhimit të fuqishëm POWER ZOOM ADAPTER PZ-E2 dhe POWER ZOOM ADAPTER PZ-E2B)
Adaptori i zmadhimit të fuqishëm
Mbështetësja e gishtit të madh
Çelës fiso gjashtëkëdor
Kasë e butë
Manuali i përdorimit
Objektivi RF hibrid
Aksesorët
Aksesorët
Aksesorët
Aksesorët