UDHËZUESI I BLERJEVE

Udhëzuesi i dhuratave Canon për festa

Gjeni dhuratat ideale për familjen dhe shoqërinë këtë sezon dhuratash!
Një Canon SELPHY CP1500 i paketuar me fjongo të kuqe dhe i rrethuar me drita të turbullta dekorative.

Ju duhen ide për dhurata Krishtlindjeje për njerëz me dell krijues? Canon ka zgjidhjen që ju duhet. Nëse po kërkoni për dhurata unike për një fotograf, nëse dëshironi të befasoni një videobloger që njihni me një kamerë të re apo nëse doni t'i modernizoni setin një studenti fotografie, do të gjeni me siguri dhuratën ideale me udhëzuesin tonë gjithëpërfshirës për dhuratat e Krishtlindjeve.

Disa njerëzve është e vështirë t'u blesh gjëra, por një aksesor i ri teknologjik mund të jetë pikërisht ajo çfarë po kërkon njeriu juaj. Ne kemi mbledhur disa sugjerime për dhuratat më të mira të Canon për këdo që i pëlqen të jetë krijues, pavarësisht buxhetit. Nga seti i videoblogimit dhe kamerat e teknologjisë së fundit pa pasqyrë, deri tek objektivat Canon që ju mundësojnë të fiksoni botën në një foto në mënyra të reja emocionuese, do të gjeni disa nga dhuratat më të mira për familjen dhe miqtë. Kini kujdes: ka gjasa të frymëzoheni edhe për listën tuaj të dëshirave.

Dhurata për videoblogues, blogues dhe krijues përmbajtjesh

Dy gra filmojnë veten me një kamerë videoblogimi Canon PowerShot V10 përballë një peme Krishtlindjeje të zbukuruar me drita dekorative.

Komandat e thjeshta të Canon PowerShot V10, modeli kompakt dhe modalitetet plotësisht të automatizuara e bëjnë të lehtë nisjen e videoblogimit. Nëse njihni dikë që e ka një PowerShot V10, mikrofoni Canon DM-E100 dhe doreza e stativit trekëmbësh HG-100TBR janë aksesorë idealë.

Një grua me një kostum rozë duke filmuar një kompozim me lule me një kamera Canon EOS R50.

EOS R50 ka shumë funksione kreative që po presin të eksplorohen. Ai vjen me grupim fokusimi dhe kompozim në thellësi për shkrepjen e fotografive nga afër me detaje të shkëlqyera, për shembull, dhe një funksion kreativ grupimi që ofron modifikime të shumta për imazhet që ju të mund të përzgjidhni të parapëlqyerat tuaja.

Nëse keni lexuar udhëzuesin tonë për kamerat e Canon për videoblogim, atëherë jeni në dijeni tanimë se Canon PowerShot V10 është dhurata ideale për ata që duan të krijojnë video të cilësisë së lartë për t'i ndarë në internet.

Kamera është mjaftueshëm kompakte për ta marrë me vete në xhep kudo që shkoni, por vjen me sensor të madh të tipit 1.0 dhe ofron video të mprehtë 4K UHD. Ajo është e pajisur me mikrofona stereo, por ka edhe një hyrje për mikrofonin prej 3,5 mm, duke ju mundësuar të lidhni një mikrofon të jashtëm stereo, si p.sh. modeli i lehtë Canon DM-E100 për audio të qartë si kristali.

Me objektivin e saj ultra të gjerë - i barasvlershëm me 19 mm në një kamerë me kuadër të plotë - ju mund të kapni më shumë imazh brenda kuadrit, ndërsa stabilizimi i përmirësuar i imazhit bën të mundur të regjistroni një filmim të qëndrueshëm edhe kur jeni duke ecur. Ofrohet edhe me një kapacitet të integruar transmetimi të drejtpërdrejtë dhe mund të kontrollohet nga distanca përmes aplikacionit Canon Camera Connect.

Përdorimi i PowerShot V10 është i lehtë falë ekranit intuitiv me prekje prej 5 cm, i cili anohet 180° në drejtim për sipër për videoblogim. Mbajtësja e saj e integruar mund të rregullohet për kënde filmimi të ulëta dhe të larta, dhe është gjithashtu e pajisur me një mbërthyese standarde stativi trekëmbësh. Për kontroll edhe më të lehtë me një dorë keni Canon Tripod Grip HG-100TBR, që vjen me një telekomandë me valë plus një kllapë praktike mikrofoni dhe që vepron dhe si stativ i fortë kur ju duhet stabilitet i mëtejshëm.

Nëse personi për të cilin po e blini kërkon kamerë me objektiv të ndërrueshëm, atëherë Canon EOS RP është një mjet fantastik krijues. Edhe ky ofron videorezolucione deri në 4K dhe vjen me vetëfokusim të shtruar dhe të saktë Dual Pixel CMOS kur shkrepni në video Full HD.

Canon RF 16mm F2.8 STM është një zgjedhje e mirë objektivi për videoblogime me EOS RP. Pamja ultra e gjerë e tij përmbledh plot detaje, ndërsa apertura e madhe prej f/2.8 mundëson krijimin e asaj pamjes tipike kinematografike. Vjen gjithashtu i pajisur me një motor super të qetë fokusimi, që ka më pak gjasa të regjistrohet nga mikrofoni gjatë filmimit.

Me shumë gjasa kamera e përsosur pa pasqyrë për krijues profesionistë përmbajtjesh, Canon EOS R50 është e pajisur me veçori që gjenden në kamera më të avancuara Canon EOS R System. Por ajo është kompakte, e lehtë dhe e praktike në përdorim për ata që janë më të mësuar të filmojnë me një smartfon.

Filmat e xhiruar me EOS R50 duken fantastikë. Xhirimi i saj 4K UHD është i mbimoduluar nga 6K për të ofruar cilësi më të mirë se një video e zakonshme 4K, teksa Dual Pixel CMOS AF është përgjegjës për realizimin e mprehtësisë së çdo detaji. Kamera mund të përdoret gjithashtu si kamerë interneti për videotelefonata dhe transmetime me cilësi sa më të përngjashme me realitetin, me ekranin e saj me prekje me kënd të ndryshueshëm që e bën të lehtë xhirimin nga kënde kreative.

Dhurata për adhuruesit e fotografisë që dëshirojnë të kalojnë te kamerat me kuadër të plotë

Një grua qëndron në një urë, mban në dorë një kamerë Canon EOS R8 dhe sheh ekranin në pjesën e pasme.

Përveç filmimit të videove kinematografike 4K, Canon EOS R8 regjistron filmime me lëvizje të ngadalësuar Full HD me cilësi të lartë deri në 180p.

Dy duar mbajnë një kamera Canon EOS RP me ekranin me prekje me kënde të ndryshueshme të palosur nga jashtë dhe sipër, ku shihet një person që qëndron përballë një dritareje dhe një muri me tulla.

Canon EOS RP 26.2MP është një kamerë e vogël, e lehtë e me kuadër të plotë EOS, por ka një pafundësi opsionesh kreative, duke përfshirë shkrepjen në HDR dhe shkrepjen me ekspozim të shumëfishtë, modalitetin e heshtur dhe grupimin e fokusit për pamje të mprehta nga afër.

Një opsion i shkëlqyer për ata që kalojnë te kamerat me kuadër të plotë është Canon EOS R8. Kjo kamera e lehtë pa pasqyrë 24.2MP mbështetet nga gama e gjerë e objektivave RF të Canon dhe ka shumë teknologji të dobishme, duke përfshirë fokusin novator Dual Pixel CMOS AF II me zbulim dhe gjurmim inteligjent të subjektit. Kjo veçori mund të gjegjë dhe gjurmojë automatikisht një larmi subjektesh, duke përfshirë njerëz, qen, zogj, makina dhe avionë, deri në skajet e kuadrit.

EOS R8 ofron gjithashtu shumë funksione të përparuara videosh, si paralajmërimi i ekspozimit (Zebra), kulminimi i fokusit dhe një tregues ngjyrash artificiale për t’ju ndihmuar të arrini rezultate më profesionale.

Praktik për fillestarët, por përplot me funksione krijuese Canon EOS RP është një kamerë pa pasqyra që ju mundëson ta shpini fotografinë tuaj në nivel tjetër. Sensori kuadërplotë i kamerës e bën të lehtë të arrini efekte fokusi të cekët stili profesional për portrete dhe plane të afërta, si dhe mbërthyesja revolucionare RF çliron një nivel të ri cilësie imazhi kuadërplotë.

Si kamera më ekonomike me kuadër të plotë në familjen e Canon EOS R System të kamerave pa pasqyra, EOS RP është një pikënisje fantastike në botën e objektivave të performancës së lartë Canon RF. Objektivat më të mira të të gjitha kohërave të Canon ofrojnë cilësi të pabesueshme imazhi dhe funksione që nuk kanë qenë kurrë më parë të mundura – hidhini një sy kamerës së lehtë Canon RF 800mm F11 IS STM super telefoto, e cila është ideale për fotografët premtues të natyrës, ose kamerës fleksibël Canon RF 50mm F1.8 STM për poza mahnitëse me aperturë të gjerë.

Objektivi Canon RF 24-105mm F4-7.1 IS STM përbën një objektiv fantastik plotësues për EOS RP, duke mbuluar gjithçka, nga peizazhet te portretet në bust, pa qenë nevoja të ndërroni objektivat.

Për një nivel më të lartë performance, Canon RF 24-105mm F4L IS USM vjen me cilësinë profesionale të konstruksionit të L-series dhe një aperturë konstante maksimale f/4, që ofron ekspozim konsistent edhe kur objektivi zmadhon.

Dhuratat Canon për shkrepjen e momenteve me familjen – brenda ose jashtë!

Një grua e lumtur ngre një Canon EOS R100 në lartësinë e fytyrës së saj për të shkrepur një foto familjare në oborr.

Menytë praktike orientuese dhe Creative Assist e bëjnë Canon EOS R100 një kamerë të lehtë për t’u mbajtur dhe shkrepur. Nëse e lidhni telefonin tuaj me kamerën, mund të zgjidhni që fotot dhe videot tuaja të dërgohen automatikisht në galerinë e telefonit tuaj teksa ju shkrepni.

Dy Canon PowerShot PX, një i zi, një i bardhë, në një syprinë tryeze dekoruar për festa.

Falë objektivit të tij zmadhues 19-57mm, që mund të panoramojë në 340° dhe të anohet në 110°, Canon PowerShot PX mund t'i kompozojë automatikisht në çast fotot dhe videot. Për komoditet të mëtejshëm vjen me aktivizim zanor dhe njohje të subjektit, si dhe me Wi-Fi të integruar dhe karikim të lehtë përmes USB-C.

Canon EOS R100 është një kamerë e shkëlqyer e gjithanshme për shkrepjen e momenteve të papërsëritshme me familjen, si foto të mirëdetajuara 24.1MP ose video mahnitëse 4K UHD. Një sistem i sofistikuar vetëfokusimi Dual Pixel CMOS siguron mbajtjen në fokus të subjekteve me lëvizje të shpejtë, ndërsa lidhja e kamerës me një objektiv me imazh të stabilizuar, si Canon RF-S 18-45mm F4.5-6.3 IS STM, e bën më të lehtë shkrepjen e pozave të mprehta në një aventurë familjare në natyrë.

Është gjithashtu e lehtë t’i ndani këto kujtime. Kamera ka lidhshmëri Wi-Fi, çka e bën të lehtë të shtoni imazhet në mesazhe ose t’i ndani në mediat sociale, si dhe të kontrolloni kamerën në distancë për autoportrete fantastike familiare me aplikacionin Canon Camera Connect në smartfonin tuaj.

Një tjetër opsion i përshtatshëm për familjet është Canon PowerShot PX. Ky model i zgjuar kompakt mund të ndjekë automatikisht aksionin dhe të kompozojë foto e video duke përdorur objektivin e tij special me panoramim-anim. Kamera mund t'u japë gjithashtu përparësi fytyrave të caktuara brenda një skene, si dhe vjen me aktivizim zanor, duke e bërë tejet të lehtë në përdorim.

Për videoentuziastin në jetën tuaj ka një model në madhësi pëllëmbe Canon PowerShot ZOOM. Ky monokël i veçantë vjen me zmadhim që ndërron shpejt mes 100mm dhe 400mm, dhe përmban edhe një opsion 800mm me përforcim digjital për poza kuadërmbushëse të subjekteve të largëta. Ai është zgjedhja ideale për videot dhe fotot në natyrë, sidomos kur vjen puna për pikasjen e kafshëve të egra.

Një printer kompakt si Canon SELPHY CP1500 plotëson paketën fotografike kreative të Krishtlindjes. Modeli me valë gjeneron printime “të gjalla” në madhësi kartoline në vetëm 41 sekonda, duke e bërë atë të përsosur për t'ju shpërndarë kujtime të mbledhjeve familjare në momentin që janë duke ndodhur. Printimet zgjasin deri në 100 vite1 kur ruhen në albume, kështu që gjeneratat e ardhshme do të munden gjithashtu të rijetojnë këto momente.

Jepuni njerëzve të jetës suaj diçka që u përmirëson aspektet krijuese këtë sezon festash.

Marcus Hawkins
  1. Kur ruhet në album. Në bazë të analizave të përshpejtuara, duke prezumuar një temperaturë prej 23°C / 73.4°F dhe lagështirë 50%.

Produkte të ngjashme

Artikuj të ngjashëm