Çlironi potencialin e krijimtarisë tuaj
Zbuloni mënyrën se si një objektiv i ri mund të shkyçë mundësi kreative dhe të hapë një derë drejt stileve origjinale, subjekteve të ndryshme dhe historive të reja.
Zbuloni mënyrën se si një objektiv i ri mund të shkyçë mundësi kreative dhe të hapë një derë drejt stileve origjinale, subjekteve të ndryshme dhe historive të reja.
Një objektiv portreti ju ndihmon të izoloni subjektin tuaj dhe të krijoni thellësi mahnitëse. Pavarësisht nëse është një person i dashur ose një kafshë shtëpiake, do të kapni emocionet me qartësi dhe stil.
Një objektiv këndgjerë ju lejon të fotografoni peizazhe, arkitekturë dhe fotografi në grup me lehtësi. Është i përsosur për udhëtime dhe narracion.
Një objektiv telefoto ose objektiv makro shfaq bukurinë në gjërat e vogla - që nga natyra deri te sportet. Do të shikoni detaje që nuk i keni vënë re më parë.
Jepuni jetë subjekteve tuaja me një turbullim të bukur sfondi dhe detaje të mprehta. Të përsosur për portrete, kafshë shtëpiake dhe momente të përditshme.
Objektivat e portretit kanë aftësi të prodhojnë imazhe që ndajnë subjektin nga sfondi dhe të bëjnë shkrepje argëtuese në grup të familjeve dhe miqve. Objektivi i duhur i kamerës për portrete duhet të shfaqë emocionin dhe historinë e subjektit tuaj.
Përfshini më shumë elemente në kuadër që nga peizazhet mahnitëse deri te skenat e ambienteve të brendshme komode. Idealë për udhëtime, arkitekturë dhe shkrepje në grup.
Shkelni në arenën mbresëlënëse të fotografisë dhe filmografisë me gamën tonë të objektivave këndgjerë të Canon. Filmoni dhe shkrepni skena të llojeve të ndryshme. Deformoni përshtypjen e thellësisë duke i nxjerrë subjektet e planit të parë më në pah e duke i bërë më tërheqëse.
Zmadhoni aksionin ose eksploroni detajet e vogla që nuk i keni vënë re më parë. Të shkëlqyer për kapjen e kafshëve të egra, sporteve dhe natyrës.
Komprimoni perceptimin e distancës dhe sillini sendet më pranë se ç’janë në realitet me gamën tonë të objektivave telefoto nga Canon. Këta objektiva janë idealë për optimizim të portreteve dhe për të afruar skenat në sporte, natyrë e aktivitete.
Gjeni objektivin ideal për buxhetin dhe përdorimet tuaja në katër hapa të thjeshtë.
Shikoni se çfarë po krijojnë të tjerët me objektivat e tyre të dyta.
Gjithçka që duhet të dini rreth objektivave, nga llojet e objektivave deri te veçoritë që duhet të keni parasysh.
Shkrepni fotografi mahnitëse të kafshëve dhe shpendëve të egra me këta objektivë ekonomikë zmadhues Canon RF dhe RF-S, me gjatësi fokale fikse.
I gjithë informacioni që ju nevojitet për t'ju ndihmuar të zgjidhni objektiva ekonomikë fiksë dhe zmadhues.
Zbuloni përfitimet e përdorimit të një blici Speedlite në fotografinë tuaj të aksionit.