Mund të jetë e vështirë të thyeni rutinën, por nëse doni të këndellni anën tuaj krijuese dhe të provoni diçka të re, sfida shtatëditëshe është rasti më i mirë për ta provuar. Zotohuni të shkrepni një foto të re të një subjekti të ndryshëm çdo ditë për shtatë ditë dhe mund të rizbuloni të gjitha arsyet përse i keni hyrë fotografisë në krye të herës.
I nxitur nga dëshira e tij për të shkrepur momente të bukura fotografi, Ellis Reed, nisi punën me Canon EOS 550D (tani i tejkaluar nga Canon EOS 850D) tetë vjet më parë në moshën 18 vjeç. Tani, me ndihmën e Canon EOS R, ai ka për specialitet fotografinë e udhëtimit, mënyrës së jetesës dhe peizazhit, duke sfiduar vazhdimisht krijimtarinë e tij.
Pasioni i Ellis-it për rajonin e tij dhe aftësia për t’i parë mjediset e njohura me një sy të ri e bëri fotografin optimal për të provuar sfidën tonë shtatëditëshe të fotografisë. Ai krijoi shtatë foto të ndryshme në harkun e shtatë ditëve, duke zgjedhur një temë përqendrimi për t’i lidhur bashkë momentet e bukura të udhëtimit të tij - një temë që atij iu duk se shkoi krah për krah me rizbulimin që përjetoi.
Këtu ai tregon se si mori pjesë dhe jep këshilla për mënyrën se si mund të nisni sfidën tuaj të fotografisë shtatëditëshe.
PARIMET BAZË TË FOTOGRAFISË
Jepini shtysë vetes dhe shikoni se çfarë mund të nxirrni me shtatë ditë shkrepje të vazhdueshme
Dita e parë: shkrepja e lindjes së diellit
Shkrepja në agim është mënyra ideale për t’u përqendruar mbi krijimtarinë, thotë Ellis.
"Ecja vetëm përpara çdokujt tjetër është një mënyrë vërtet e mirë për të pastruar mendimet dhe është fantastike për t’u përgatitur dhe vetë për pjesën tjetër të ditës, si edhe për pjesën tjetër të sfidës. Kjo nisje e mbarë është e dobishme kur përpiqesh të mos u lësh shteg presioneve të përditshme nga puna apo rrjetet sociale që të të ndikojnë për sa i përket stresit", - thotë ai.
Ellis-i doli nga shtëpia për të shkrepur lindjen e diellit me vetëm Canon EOS R dhe objektivin Canon RF 24-70mm F2.8L IS USM, një dyshe që i duket tepër fleksibël. "Do të thosha lëre telefonin në shtëpi, merr thjesht kamerën dhe gëzoju ecjes gjatë lindjes së diellit.”
"Objektivi im i zakonshëm është RF 24-70mm F2.8L IS USM, që është dhe pajisja ime e punës dhe me të cilin shkrep 90% të kohës, si dhe madhësia e EOS R është shumë më komode se një DSLR standarde."
Dita e dytë: çojeni kompletin tuaj në limit
Përjetimi i mundësive të reja me vetëm një objektiv mund të jetë një mënyrë e mirë për ta parë botën përreth nën një këndvështrim të ri, thotë Ellis-i, që ka përdorur ekskluzivisht objektivin e tij Canon RF 24-70mm F2.8L IS USM për çdo ditë të sfidës.
"Ideja është të detyroj veten të dal për të shkrepur gjithçka me një objektiv, dhe jo të marr objektiva të ndryshëm për subjekte të caktuara", - thotë ai. “Qoftë nëse fotografoj poza të gjera të qytetit apo plane nga afër, gjithçka ka të bëjë me si ta bësh objektivin të të bëjë punë".
Dita e tretë: shkrepni diçka që ju pëlqen shumë
"Objektivi im Canon EF 85mm f/1.8 USM ka qenë i tim gjyshi dhe ndonëse është ca i konsumuar, ma ka dhënë para se të ndahej nga jeta."
Fotografimi i diçkaje që do të thotë shumë për ju mund të jetë një mënyrë e mirë për t’i ruajtur më tej kujtimet.
"Është një objektiv i vjetër, por më pëlqen ta përdor,” - thotë ai. "S’kam për ta hequr kurrë nga dora, pasi është diçka për të cilën kam shumë pasion. Çdo herë që e marr në dorë sikur më rikujton gjyshin tim dhe se si fotografia ka qëndruar brenda familjes mes brezash".
Ndonëse ai nuk e përdori këtë objektiv për sfidën shtatëditëshe, Ellis-i shkrep shpesh me të në EOS R me EF-EOS R Canon Mount Adapter.
Përveç shkrepjes së këtij objektivi të çmuar, Ellis-i përdori Canon Zoemini S për të krijuar disa printime personale për t’i ekspozuar dhe për t’i mbajtur në një album.
Dita e katërt: bëni dikë të buzëqeshë
Duke përdorur këtë koncept si fokus për ditën e katërt, Ellis-i fotografoi dy nga shokët e tij të ngushtë gjatë një shkrepjeve në çifte dhe krijoi miniprintime për ta duke përdorur Canon Zoemini S. Si fotografë profesionistë që janë e kanë rrallë shansin t’u shkrepë dikush foto së bashku, çka dhe i jep rëndësi të veçantë këtyre fotove.
"Funksionon nga të dyja anët: kur bën dikë të buzëqeshë, gëzohesh dhe vetë", - thotë Ellis-i. "Them se kur i kthen diçka mbrapsht komunitetit, dikujt që do apo edhe ndokujt që as nuk e njeh, ndihmon në krijimin e një mendësie më pozitive".
"Të jesh në gjendje t’i ofrosh çiftit printime çasti nga shkrepjet, të cilat mund t’i vendosin në kornizë apo t’i ngjisin në albume, ishte një mënyrë e bukur për t'i dhënë fund shkrepjeve".
Dita e pestë: dilni jashtë
Natyra na jep mundësinë të lidhemi me mjedisin tonë larg ekraneve, diçka që ndihmon dhe drejt një shëndeti pozitiv mendor. Ellis-i udhëtoi për në Beacons Brecon për të fotografuar ponit e egra, një sfidë që i solli ndjesinë e përmbushjes.
"Kjo lidhet me motivin e mendësisë pozitive, sepse natyra është mësuese e durimit. Pasi të përfundoni me shkrepjet, do të ndiheni shumë më mirë që keni pritur,” - shton ai. "Ka një ndjesi të vërtetë realizimi dhe përmbushjeje".
Dita e gjashtë: dilni nga zona juaj e rehatisë
"Kur bëni diçka që ju frikëson apo për të cilën nuk jeni të sigurt, ajo d.m.th. të dilni jashtë zonës suaj të rehatisë. Mendoj se kufizimet e lëvizjes gjatë epidemisë e theksuan mbështetjen e njerëzve në zonën e tyre të rehatisë, për të cilën jam dhe vetë fajtor. Duke bërë diçka ndryshe, i mban dhe gjërat më të freskëta dhe ke mundësinë të mësosh më tej".
"Nata dhe astrofotografia janë zhanre me të cilat nuk jam mësuar por që kam dashur t’i punoj prej kohësh," - thotë Ellis. Ai vizitoi Durdle Door në Dorset për t’u dhënë një frymë të re fotove të tij.
Canon EOS R ia doli me sukses ndriçimit të ulët në pjesën e pozave natën të Ellis-it, falë sensorit të madh kuadërplotë 30.3MP, që i bëri të mundur të krijonte ekspozime mahnitëse afatgjata. Ekrani i shndritshëm LCD, ndërkaq e bëri të thjeshtë kompozimin e pozave të tij në errësirë .
Dita e shtatë: shkrepni me shoqërinë
Fotografia nuk ka pse të jetë e lidhur vetëm me aventura solo. Sipas Ellis-it, eksplorimi me një shok mund të jetë optimal për të nxitur pozitivitetin, si dhe jetën tuaj shoqërore.
"Ajo që më ka shtyrë aq shumë është komuniteti; mundësia të takosh shokë të një mendjeje dhe krijimi i miqësive përmes komuniteteve në Instagram dhe të fotografisë. Pas disa muajsh që nuk u takuam dot, mundësia për t’i dërguar mesazh një fotografi tjetër për t’i thënë “Si thua, takohemi për ca shkrepje?”, dhe krijimi i këtyre rrëfenjave dhe kujtimeve është vërtet diçka e rëndësishme".
Ellis-i vetë është dëshmia se kryerja e një sfide fotografie shtatëditëshe mund ta ndihmojë fotografin të zhvillohet në një rrëfimtar edhe më efikas se më parë. Dhe ndërsa motivi i tij i vëmendjes është e lidhur me synimin e tij për të ndryshuar mendësinë e tij fotografike, motivi juaj mund të jetë çfarëdo që të dëshironi ju vetë.
"Një sfidë si kjo ju bën të mendoni ndryshe,” - thotë ai, "sepse zakonisht shumë prej nesh i hyjnë një stili të caktuar dhe përsërisin po të njëjtin proces. Kur sfidon veten kjo të ndihmon dhe të shohësh se si t’u qasesh vendeve të ndryshme dhe aspektin narrativ të tyre.
Shkruar nga Lorna Dockerill
Produktet e lidhura
-
Kamerat pa pasqyra
EOS R
Kamerë me pasqyrë pa tela që hap mundësi të reja krijuese për fotografët dhe krijuesit e filmave. -
Objektivat RF
RF 24-70mm F2.8L IS USM
Jepini fotografisë suaj kuadërplotë e pa pasqyra një dorë profesionale me zmadhuesin 24-70 mm që vjen me aperturë të shpejtë dhe 5 nivele stabilizimi figure. -
Kamera-printerë çasti dhe xhepi
Canon Zoemini S2
Çoni autoportretet një shkallë më tej me printerin-kamerë në madhësi xhepi, të kompletuar me pasqyrë, unazë drite, shkrehës distance dhe pamje direkte.
Artikujt e lidhur
-
FOTOGRAFIA E NATYRËS
Dokumentimi i një projekti ripërtëritjeje të natyrës
Një fotografe dhe eksperte e ripërtëritjes së natyrës tregon se si ndihmoi që të kthente në jetë peizazhin e saj lokal.
-
PARIMET BAZË TË FOTOGRAFISË
Si të fotografoni ujin
Qoftë nëse rrjedh, bie, lëshon stërkala apo rri pezull, zbuloni se si të shkrepni ujin me këto 5 këshilla të ekspertëve.
-
FOTOGRAFI RRUGE
Portrete për printime
Fotografi dhe anëtar i TikTok, Kym Moseley, ndan këshillat e tij për kapjen dhe shpërndarjen e fotove mahnitëse të njerëzve të rastit.
-
FOTOGRAFIA KRIJUESE
Eksperimentoni me shtatë stile të ndryshme
Shpjereni fotografinë tuaj në drejtime të reja dhe krijoni imazhe të jashtëzakonshme duke provuar nga një stil të ri çdo ditë.