Canon EOS R6

Çfarëdo që shkrepni, sido që ta shkrepni, "EOS R6" ju mundëson të jeni krijues në mënyra që nuk i mendonit kurrë të mundshme.

Specifikimet

  • Shkrepje e heshtur 20 fps1

    Plus një shkrehës mekanik 12 fps atëherë kur ju duhet

  • Fotostabilizim me deri në 8 nivele*

    Për ekspozime të gjata ultra të mprehta pa qenë nevoja për stativ.

  • ISO 102.400

    Për performancë të shkëlqyer në ndriçim të ulët

  • 4K deri në 60p

    Riprodhon lëvizjen me realizëm e qartësi

  • Rezolucion 20-megapikselësh

    Sensor kuadërplotë me performancë mahnitëse në ndriçim të ulët dhe diapazon dinamik

  • Dual Pixel CMOS AF II

    Mund të njohë e gjurmojë sytë, fytyrat dhe kafshët.

Çfarë ka në kuti

  • Trup EOS R6

  • Kapaku i kamerës R-F-5

  • Rrip ER-EOS R6

  • Karikuesi i baterisë LC-E6E

  • Bateria LP-E6NH

  • Kapaku i baterisë

  • Kabllo AC

Canon EOS R6
Vlerësimet dhe opinionet

Objektivat e rekomanduar

Shpjereni fotografinë tuaj më tej me gamën tonë të objektivave RF të krijuar për kamera kuadërplota pa pasqyra të "Canon". Këtu keni një përzgjedhje të objektivave idealë për përdorim me EOS R6.

  • RF 16mm F2.8 STM

    Një objektiv kompakt dhe ekonomik, ultra i gjerë, kuadërplotë, 16mm për serinë EOS R, krijuar për videoblogerë dhe krijues përmbajtjesh.
  • RF 24mm F1.8 MACRO IS STM

    Një objektiv kompakt, peshëlehtë, fiks, 24mm që është ideal për fotografinë e peizazheve, videoblogime dhe hapësira të brendshme – plus pamje fantastike makro.
  • RF 50mm F1.8 STM

    Një objektiv kompakt, i qetë dhe peshëlehtë 50mm RF fiks, me aperturë të gjerë f/1.8, ideal për shfrytëzimin e vizionit tuaj krijues.
  • RF 85mm F2 MACRO IS STM

    RF 85mm F2 MACRO IS STM ofron fleksibilitet në plane të afërta me kompresion të lehtë telefoto dhe fotostabilizim 5-nivelësh në një trup kompakt e peshëlehtë.
  • RF 100mm F2.8L Macro IS USM

    Si makroobjektiv profesional RF, RF 100mm F2.8L MACRO IS USM është ideal për imazhe fotoreale dore 1.4x dhe portrete mahnitëse, me cilësinë e serisë L.
  • RF 15-30mm F4.5-6.3 IS STM

    Një zmadhues RF 15-30mm kompakt dhe peshëlehtë, ideal për udhëtime që përfshijnë peizazhe urbane, peizazhe natyrore, arkitekturë dhe videoblogim në ecje e sipër.
  • RF 24-70mm F2.8L IS USM

    Jepini fotografisë suaj kuadërplotë e pa pasqyra një dorë profesionale me zmadhuesin 24-70 mm që vjen me aperturë të shpejtë dhe 5 nivele stabilizimi figure.
  • RF 24-105mm F4L IS USM

    Lente zmadhimi 24-105mm f/4 e serisë L, e lehtë dhe e gjithanshme, me fokusin automatik të shpejtë, në heshtje dhe 5 ndalesa të stabilizimit të imazhit.
  • RF 24-105mm F4-7.1 IS STM

    Objektivi ideal i përditshëm për amatorët e kuadërplotave pa pasqyrë. Me përdorimin praktik, "RF 24-105mm F4-7.1 IS STM" është peshëlehtë, kompakt dhe gati për t'jua ngjitur fotografinë një shkallë më tej.
  • RF 70-200mm F2.8L IS USM

    Një objektiv thelbësor në treshen profesionale të zmadhuesve, "RF 70-200mm F2.8L IS USM" është shoqëruesi ideal për lajme, sporte dhe udhëtime.
  • RF 100-400mm F5.6-8 IS USM

    Një objektiv fleksibël, kompakt dhe peshëlehtë RF 100-400mm me fotostabilizim 5.5-nivelësh për shkrepjen e natyrës dhe të aksionit pa u rënduar nga pesha.

Produktet e lidhura

  1. Deri në afro 12 fps me gjurmim vetëfokusimi/vetekspozimi* 

    Kur përdorni objektiva RF dhe disa objektiva EF. Shihni faqen e shërbimit të klientit të "Canon" për një listë të objektivave të mbështetur. Shpejtësia e shkrepjes ndryshon me deri në 3 nivele, në varësi të llojit të baterisë, ngarkesës së mbetur në baterisë, numrit të baterive, objektivit të përdorur, temperaturës, cilësimit të Wi-Fi të integruar (aktiv/joaktiv) dhe nëse përdorni apo jo mbajtëse baterie dhe njësi WFT (vetëm "EOS R5"), adaptor DC apo ushqyes USB. Përveç faktorëve të mësipërm, shpejtësia maksimale e shkrepjes në seri mund të ulet për shkak të shpejtësisë së shkrehësit, aperturës, përdorimit të blicit, procesimit për reduktimin e dridhjeve, kushteve të subjektit, ndriçimit (sidomos në vende të errëta). 

    Shkrehësi elektronik: 

    Deri në afro 20 fps me gjurmim vetëfokusimi/vetekspozimi Vlen për disa objektiva RF/EF, kur apertura është në hapje të plotë. Shihni faqen zyrtare të "Canon" për një listë të objektivave përkatës. Shpejtësia e shkrepjes në seri ndryshon në varësi të shpejtësisë së shkrehësit, cilësimit të aperturës, kushteve të aperturës gjatë shkrepjes së vazhduar, kushteve të subjektit, ndriçimit (sidomos në kushte të zbehta) dhe llojit të objektivit.

  2. * 8 nivele sipas standardit CIPA me "RF 24-105mm F4 L IS USM" në gjatësi fokale prej 105 mm
  3. Fotostabilizimi më i mirë në botë me afro 8,0 nivele* 

    Mes të gjitha kamerave elektronike me objektiv të ndërsjellë. Nga 9 korriku 2020 (sipas kërkimeve të "Canon"). Sipas standardit CIPA, 8,0 nivele me "RF 24-105mm F4 L IS USM" në gjatësi fokale prej 105 mm. Në varësi të kohës së blerjes, firmueri i objektivit duhet përditësuar. Performanca e fotostabilizimit të "EOS R6" është e njëjtë me të "EOS R5"