Mos humbisni asnjë histori.
Një kamerë EOS që mund t'ju shoqërojë kudo, kështu që do të jeni gjithmonë gati për historitë spontane në rrugë.
Tregojeni historinë në mënyrën tuaj. Regjistroni me lehtësi ato që shikoni me kamerën EOS M6.
Duke ndërthurur rendimentin e një kamere DSLR me lëvizshmërinë për të shkuar kudo
24,2
megapikselë
Dual Pixel
CMOS AF
Regjistrimi me 7
kuadro/sek
60p
Full HD
Stabilizimi i imazhit (IS)
me 5 boshte
Wi-Fi
dhe Bluetooth
Regjistroni bukurinë e botës që ju rrethon, duke realizuar imazhe që kapin atmosferën e momenteve të paplanifikuara. Brenda trupit kompakt të kamerës EOS M6 do të gjeni një sensor të madh CMOS 24,2 megapikselë që siguron rezultate të mrekullueshme, edhe në kushte me ndriçim të dobët ose kontrast të lartë.
Mjaft portative për ta mbajtur në xhep ose çantë, kamera EOS M6 ju lejon të tregoheni spontan me fotografinë - duke kapur momentet e papritura me qartësi dhe krijimtari, me një kamerë që mund ta merrni kudo.
Dual Pixel CMOS AF fokuson po aq shpejt dhe saktë sa një kamerë DSLR, duke i gjurmuar automatikisht objektet kur lëvizin në kuadër. Kamera EOS M6 është një pajisje e shpejtë, po ashtu, duke regjistruar imazhe 24,2 megapikselë me deri në 9 kuadro/sek (7 kuadro/sek me fokusin automatik SERVO).
Përdorni të njëjtat kontrolle për video siç veproni për fotografitë, për video Full HD jashtëzakonisht të lehta, që duken të shkëlqyera në linjë si dhe në televizorin tuaj të shtëpisë. Subjektet qëndrojnë në fokus të qartë kur lëvizin (ose kur lëvizni ju) dhe filmimet janë të qëndrueshme me anë të një Stabilizuesi të imazhit me 5 boshte në kamerë.
Zgjidhni nga një gamë e pabesueshme me më shumë se 80 lente EF-M, EF-S ose EF.*
Mësoni më shumëVeçoritë gjithmonë aktive Bluetooth® dhe NFC e bëjnë të lehtë të lidhni kamerën tuaj EOS M6 me një smartfon ose tablet me anë të Wi-Fi. Pasi të lidheni, mund të shfletoni imazhet dhe t'i ndani ato me shokët tuaj nëpërmjet resë kompjuterike. Mund ta kontrolloni kamerën tuaj po ashtu në largësi, duke parë atë që shikon ajo në ekranin e pajisjes tuaj.
Partneri i përsosur për çdo rrëfimtar të historive vizuale, aplikacioni ynë Photo Companion app ju ofron akses në përmbajtje dhe njohuri profesionale e të personalizuara, atëherë kur ju duhen më shumë - që t'u jepni vërtet jetë historive tuaja.
24,2 megapikselë
Për një cilësi imazhi DSLR
Video në Full HD
Filma të shkëlqyer, në linjë dhe në shtëpi
DIGIC 7
Rendiment i shpejtë dhe reagues
Stabilizimi dixhital i imazhit me 5 boshte
Ekuilibron dridhjet e kamerës
Dual Pixel CMOS AF
I shpejtë për fotografitë; i qetë për videot
Wi-Fi dhe NFC
Regjistroni dhe ndani pa tela
Regjistrimi me 7 kuadro/sek
me fokusin automatik SERVO
Bluetooth
Për një kontroll pa tela me lehtësi
Trupi i kamerës Canon EOS M6
Kapak kamere R-F-4
Rrip EM-300DB
Karikuesi i baterisë LC-E17E
Njësia e baterisë LP-E17
Kabllo elektrike
Paketa e manualit të përdoruesit
Kamera EOS M6 është thjesht pjesë e një sistemi të larmishëm kamerash, lentesh dhe aksesorësh.
Mësoni më shumë*Kur përdorni Adaptorin e montimit EF-EOS M.
® Fjala dhe logot Bluetooth® janë marka tregtare të regjistruara në pronësi të Bluetooth SIG, Inc. dhe çdo përdorim i këtyre markave nga Canon Inc. është nën licencë. Markat tregtare dhe emrat tregtarë të tjerë janë të pronarëve të tyre përkatës. Kërkon Bluetooth® versioni 4 ose i mëvonshëm dhe iOS 8.4, Android 5.0 ose më i lartë.