Canon EF-M 55-200mm f/4.5-6.3 IS STM

Një lente me zmadhim telefoto me Stabilizuesin e imazhit dhe STM, e përsosur për t'u afruar me subjektet në distancë.

Sistemi EOS R

Montimi i lentes së sistemit EOS R ofron mundësi më të mëdha krijuese për të kapur çdo moment.

Përfitimet

  • Afrohuni më shumë në aksionin me kamerën tuaja EOS-M

  • Stabilizuesi i Imazhit i mban imazhet të mprehta

  • Kompakt mjaftueshëm për të shkuar kudo

  • Fokusim STM i qartë, thuajse i heshtur

  • Bëni rregullime të shpejta me një unazë fokusimi manual

  • Shkrepni imazhe me cilësi të shkëlqyer - plot me detaje të mprehta dhe ngjyra të pasura

Veçoritë e detajuara

  • Lenta zmadhimi kompakte që ju afron më shumë

    Duke ju afruar më shumë në aksion, EF-M 55-200mm f/4.5-6.3 IS STM është ndërtuar ekskluzivisht për kamerat EOS-M. Është kombinimi perfekt për Canon EF-M 18-55mm f/3.5-5.6 IS STM, duke ju lejuar t'i sillni më afër subjektet e largëta - ideale për fotografinë e botës së egër, sportet dhe udhëtimet.

  • Stabilizuesi i Imazhit Optik

    Për të ndihmuar në ruajtjen e mprehtësisë, EF-M 55-200mm f/4.5-6.3 IS STM është e pajisur me një Stabilizues Imazhi që mbron kundër turbullimit të shkaktuar prej lëvizjeve aksidentale gjatë shkrepjes - të njohura si dridhje të kamerës. Mund të përdoren shpejtësi shkrehësi deri në 3.5 ndalesa më të ngadalta se zakonisht, duke mundësuar fotografimin në dorë edhe në kushte me ndriçim të ulët.

  • Teknologjia e fokusimit STM

    Teknologjia me motor lëvizës (STM) sjell fokusim që është i shpejtë dhe i saktë kur shkrepni fotografin dhe videon të qartë dhe thuajse të heshtura. Për shkak se lëvizjet STM janë kaq të qarta dhe të qeta, videot janë pa zhurma të padëshiruara fokusimi dhe ndryshime shpërqendruese të fokusit.

  • Imazhe me cilësi mahnitëse për të cilat do të ndiheni krenarë

    Materialet optike të sofistikuara sjellin fotografi që janë të mbushura me detaje, kontrast dinamik dhe ngjyra të pasura. Tërhiqni vëmendjen drejt subjektit tuaj duke e izoluar kundrejt një sfond të qartë jashtë fokusit.

  • Ndërtuar për ta bërë fotografinë mahnitëse të thjeshtë

    Një unazë fokusimi manual mundëson rregullime të sakta të fokusit të cilat mund të bëhet shpejt dhe lehtë në çdo kohë. Një distancë më e afërt fokusimi prej 1 metrash është ideale për portretet e shkëlqyera dhe detajet e afërta.

Objektivat telefoto

Pajisur me gjatësi më të mëdha fokale, ju mundësojnë t’i afroheni më shumë subjektit pa u dashur ta trazoni skenën.