CANON EOS C70

Funksione profesionale dhe praktike

EOS C70 vjen me funksione si Auto ISO, shkrepja vertikale, komandimi i drejtpërdrejtë me prekje dhe fotostabilizuesi elektronik. Kalojeni krijimtarinë dhe filmografinë tuaj në epokën e re.
EOS C70, filmime me ekranin LCD, komandat me prekje

Komandim i drejtpërdrejtë me prekje

EOS C70 vjen me një ndërfaqe të re e intuitive komandimi të drejtpërdrejtë që ofron hapje e komandim të shpejtë të cilësimeve në ekran. Thjesht prekni artikujt që dëshironi të ndryshoni dhe rrëshqitini për t'i rregulluar.

EOS C70, komanda me prekje të drejtpërdrejtë, auto ISO, vetëpërforcim

Auto ISO dhe Auto Gain

EOS C70 vjen me Auto ISO/Gain, për tranzicione të shtruara, duke rregulluar automatikisht ndjeshmërinë kur lëvizni nga zonat e errëta në të shndritshme dhe anasjelltas. Caktojeni tolerancën duke zgjedhur kufirin e ISO dhe kamera merret me pjesën tjetër: një gjë më pak për t'u shqetësuar kur filmoni, duke ju mundësuar të fokusoheni tek shkrepja e çastit.

Shkrepja vertikale

Përveç vrimave të montimit të stativit poshtë kamerës, një tjetër vrimë montimi në dorezë e bën të lehtë shkrepjen e zgjatur të përmbajtjeve vertikale - qoftë nëse montohet në stativ apo krah.

Ky opsion i shkrepjes vertikale ofron fleksibilitet kur shkrepni për pajisje portative inteligjente apo për tabela sinjalistike. Thjesht zgjidhni orientimin me të cilin dëshironi të shkrepni brenda menysë - ose caktoni një buton funksioni të personalizuar për hapje edhe më të shpejtë (medatadat e rrotullimit mbështeten vetëm në regjistrimin MP4).

Shkrepje vertikale, EOS C70
shkrepje vertikale, EOS C70

Mbështetje për stabilizuesin e integruar elektronik

EOS C70 është kamera e parë "Cinema EOS System" që mbështet sistemin e fotostabilizimit bashkëpunues me objektivat me mbërthyese RF. Ky sistem u mundëson kamerës dhe objektivave të punojnë së bashku për rezultate optimale. Kur kombinohet një objektiv RF me fotostabilizuesin IS që ka EOS C70, arrihet fotostabilizim optimal. Performanca kundër dridhjes është përmirësuar gjithashtu në krahasim me objektivat e zakonshëm EF + fotostabilizimin IS+.

Lente RF

Kur montoni një objektiv RF drejtpërdrejt në kamerë, objektivi dhe trupi punojnë së bashku për performancë optimale.

IS elektronik i integruar në trup me objektiv RF

Lente EF

Kur montoni një objektiv EF përmes "EF-EOS R Adapter", objektivi dhe trupi stabilizohen veçmas.

Stabilizim i pavarur i trupit dhe i objektivit

Mbështetje për objektiva anamorfë

EOS C70 mbështet objektivat anamorfë duke e çngjeshur foton edhe në ekranin LCD, edhe në daljen HDMI. Kamera mbështet përdorimin e objektivave anamorfë me ngjeshje 1.3x dhe 2x.

Kapacitet për shkrepje vertikale, EOS C70

FLISNI ME EKIPIN TONË

Dëshironi të kontaktoheni nga një përfaqësues i Canon?

Plotësoni formularin e shkurtër më poshtë për të kërkuar që një specialist i produkteve nga Canon të kontaktojë me ju.

Artikujt e lidhur

  • ARTIKULLI

    Filmimi në 8K dhe 4K të mbimoduluar në "Canon EOS R5"

    Në filmimet e para me "Canon EOS R5", Martin Bissig dhe Ivan D’Antonio eksploruan se si aftësitë e modelit në 8K ulin kohën e shkrepjes dhe shtojnë zgjerojnë mundësitë krijuese.

  • ARTIKULLI

    Fermat në filmografi: hyrja në biznes

    Regjisoret më në zë tregojnë si si kanë hyrë në biznesin e filmave dhe ofrojnë këshilla për femrat që shpresojnë të ndjekin hapat e tyre.

  • ARTIKULLI

    Shkrepja e parë me Canon EOS C70

    Jolade Olusanya flet për realizimin e një filmimi të bukur të poetes Sophia Thakur me kamerën Cinema EOS me mbërthyese RF nga Canon.

  • ARTIKULLI

    EOS C70: njihuni me kamerën e re Cinema EOS me mbërthyese RF

    Mbërthyese e re, dizajn i ri, mundësi të reja… Zbuloni se si aparati i fuqishëm e kompakt Super 35mm nga Canon mund t'jua zgjerojë opsionet krijuese.