CANON EOS C70

Teknologji vetëfokusimi avangardë

EOS C70 prezanton stadin tjetër të evoluimit të teknologjisë sonë të mirënjohur Dual Pixel CMOS AF (DPAF), e cila ofron performancë edhe më të lartë.
EOS C70, vetëfokusim dypikselësh

Dual Pixel CMOS Auto Focus

Me mbërthyesen RF në zemër të EOS C70 që mundëson ekuilibrin ideal të teknikës optike, mekanike dhe elektronike, filmografët mund të përfitojnë tanimë nga dizajnet e parivalizuara optike, vetëfokusimi më i shpejtë dhe komunikimi mes kamerës dhe objektivit iu mundësuar nga teknologjia RF. Me sistemin e vet revolucionar të komunikimit të të dhënave RF, teknologjia ekzistuese DPAF shtyhet drejt një tjetër niveli.


Për ta përmirësuar edhe më tej performancën e vetëfokusimit, EOS C70 ofron mundësinë e caktimit të shpejtësisë së gjurmimit dhe të reagimit të vetëfokusimit.


Një ndërfaqe përdorimi Direct Touch e dizajnuar rishtas ofron komandim të shpejtë të cilësimeve në ekran, rregullimin e parametrave të ndryshme, si dhe nisjen/ndalimin e regjistrimit. Të gjitha me prekjen e një gishti.

Udhëzuesi i fokusit me pikselë të dyfishtë

Teknologjia me diferencë faze Dual Pixel CMOS AF ofron një udhëzues novator grafik që paraqet devijimin e fokusit para-mbrapa. Kuadrati bëhet i gjelbër kur ka subjektin në fokus, duke përmirësuar prakticitetin dhe saktësinë gjatë tërheqjeve manuale të fokusit. Kjo është veçanërisht e dobishme për fokusimin kritik në 4K.

EOS C70, vetëfokusim dypikselësh
Vetëfokusim me gjurmim inteligjent

EOS iTR AF X (gjurmim dhe njohje inteligjente

EOS C70 përdor një sistem gjurmimi dhe njohjeje inteligjente, sipas një algoritmi me trajnim të thelluar për gjurmim tejet të saktë të fytyrave, edhe kur subjekti qëndron me fytyrën jo nga kamera.

Face Priority AF / Face Limited AF

Duke punuar së bashku me teknologjinë e pikasjes së fytyrave të "Canon", "Dual Pixel CMOS AF" është i jashtëzakonshëm në njohjen e vetvetishme të fytyrave dhe ndjekjen e tyre kur janë në lëvizje.

Gjurmim i fytyrës, EOS C70

Detection AF

Falë teknologjisë Dual Pixel CMOS AF të Canon, çdo piksel në sensor mund të përdoret si për imazhe ashtu edhe për AF, që do të thotë se AF mund të pikasë dhe gjurmojë subjektet – si p.sh. sytë e subjektit – duke siguruar fokus të mprehtë kritik, edhe me një rreze të ulët qartësie.

Face and Eye Detection AF gjatë modaliteteve Slow and Fast (S&F) Shooting

Vetëfokusimi AF me zbulimin e fytyrës mund të gjurmojë fytyrën e një personi në kuadër dhe të ruajë fokusin mbi të. Falë programit të ri të integruar, AF me zbulimin e fytyrës dhe AF me zbulimin e syve janë tani të mundshme në modalitetet e shkrepjes së ngadaltë dhe të shpejtë në 24-120P.

FLISNI ME EKIPIN TONË

Dëshironi të kontaktoheni nga një përfaqësues i Canon?

Plotësoni formularin e shkurtër më poshtë për të kërkuar që një specialist i produkteve nga Canon të kontaktojë me ju.

Artikujt e lidhur

  • ARTIKULLI

    Fermat në filmografi: hyrja në biznes

    Regjisoret më në zë tregojnë si si kanë hyrë në biznesin e filmave dhe ofrojnë këshilla për femrat që shpresojnë të ndjekin hapat e tyre.

  • ARTIKULLI

    Filmimi në 8K dhe 4K të mbimoduluar në "Canon EOS R5"

    Në filmimet e para me "Canon EOS R5", Martin Bissig dhe Ivan D’Antonio eksploruan se si aftësitë e modelit në 8K ulin kohën e shkrepjes dhe shtojnë zgjerojnë mundësitë krijuese.