RF 5.2mm F2.8L DUAL FISHEYE

Objektivat RF VR

Canon RF 5.2mm F2.8L DUAL FISHEYE

Shkrepeni botën në realitet mahnitës virtual me këtë objektiv revolucionar të serisë L, të krijuar për t'jua bërë udhëtimin tuaj VR sa më të të thjeshtë dhe të shtruar të jetë e mundur.

Zbuloni

Objektiv SYPESHK DYSH Canon RF 5.2mm F2.8L

Një objektiv realiteti virtual që thjeshton regjistrimin dhe pasproduksionin e përmbajtjeve profesionale 180° VR. Përjetoni videon e mëposhtme duke përdorur një kokore VR (për përjetim gjithëpërfshirës dhe stereoskopik), pajisje portative apo kompjuter. Një histori frymëzuese e shkrepur nga regjisorja për VR, Mary Matheson, dhe përgjegjësi për fotografinë, Richard Stegmann.

EKSPLORONI

Prapaskena me objektivin Canon RF 5.2mm F2.8L DUAL FISHEYE

Kaloni në prapaskenë me këtë histori frymëzuese e shkrepur nga regjisorja për VR, Mary Matheson, dhe përgjegjësi për fotografinë, Richard Stegmann.
Canon_RF_Dual_Fisheye_Lens_BTS_MaryMatheson_H264_Final_MP4_6mins_EM.mp4

PËR T'I PARË GJËRAT NDRYSHE

Eksploroni përfitimet e objektivit sypeshk dysh

VR LENS

Shkrepje mahnitëse praktike në (3D) 180° VR

Dizajni kompakt me një mbërthyese thjeshton konfigurimet e shpejta të kamerave për shkrepje profesionale stereoskopike 180° VR, kur përdorni kamera të pajtueshme rezolucioni të lartë, kuadërplota, me mbërthyese RF, si EOS R51 dhe R5 C.

Cikël efikas dhe i thjeshtuar pune

Me anë të fushëpamjes stereoskopike 190°, dy imazhe ofseti sypeshku rrethore sinkronizohen dhe regjistrohen në perfeksion krah për krah në një sensor të vetëm kuadërplotë, gati për procesim nga programi i fuqishëm Canon EOS VR Utility2/moduli2 për të redaktim final, pa kërkuar bashkime të mëtejshme.

EOS VR Utility
EOS VR Utility - RAW controls crop

Proces pune me video RAW (8K / 60P)

Skedarët video të pajtueshëm RAW të nxjerrë me kamerat e mbështetura (duke përfshirë skedarët RAW LT 8K / 60P nga EOS R5 C) përpunohen automatikisht brenda EOS VR Utility, duke thjeshtuar më tej procesin e punës me RAW me shpejtësi më të larta kuadrosh.

Regjistrim imazhi me cilësi të lartë

Me anë të objektivit dysh sypeshk me bashkëdrejtim perfekt, dhe shikim përpara, RF 5.2mm F2.8L DUAL FISHEYE shfrytëzon dy elemente UD për objektiv për të korrigjuar aberracionet plus veshjet speciale SWC nga Canon për të reduktuar hijezimin dhe njollat e dritës, edhe në kushte me ndriçim të nga mbrapa.

recording in vr
RF 5.2mm F2.8L DUAL FISHEYE

Aperturë e shpejtë f/2.8 për shkrepje në ndriçim të ulët

RF 5.2mm F2.8L DUAL FISHEYE punon më së miri në ndriçim të ulët falë një aperture të shpejtë f/2.8 me ekspozim të sinkronizuar saktë dhe kontroll preciz përmes dizajnit dysh Electro Magnetic Diaphragm (EMD).

Konstruksion i serisë L dhe rezistencë ndaj kushteve të motit

Duke qenë se është objektiv i serisë L, RF 5.2mm F2.8L DUAL FISHEYE është ndërtuar për përdorim profesional. Është rezistent ndaj pluhurit dhe stërkalave dhe vjen me veshje fluori për të larguar ujin dhe papastërtitë nga sipërfaqja e objektivit.

EOS R5 and RF 5.2mm lens
EOS VR System

Mbajtëse filtri prej xheli për kontroll preciz të ekspozimit

RF 5.2mm F2.8L DUAL FISHEYE ka një mbajtëse filtri prej xhelatine për xhele ND me prerje paraprake që mund të përdoren për të kontrolluar me precizion nivelet e dritës kur përdoret në videoproduksione 180° VR.

Specifikimet

  • Objektiv sypeshk dysh

    Shkrepje imazhi stereoskopik me bashkëdrejtim perfekt në një sensor të vetëm kuadërplotë

  • Fushëpamje 190°

    Shkrepje këndi shikimi ultra të gjerë për një eksperiencë më përfshirëse

  • 60mm gjatësi bazë

    Ofron eksperiencë shikimi stereoskopik natyral

  • Aperturë F2.8

    Performancë e jashtëzakonshme në ndriçim të ulët

  • Elemente UD dhe veshje SWC

    Cilësi profesionale imazhi për imazhe të mprehta, kontrasti të lartë, me hijezim dhe njolla të reduktuara drite

  • Njësi dyshe EMD

    Kontrolli dhe sinkronizimi preciz i aperturës siguron ekspozime të njëjta mes dy imazheve majtas dhe djathtas

  • Cilësia e serisë L

    Krijuar dhe ndërtuar për performancë në kushte të vështira

  • Mbajtëse filtri prej xhelatine e integruar mbrapa

    Për fleksibilitet të mëtejshëm kur shkrepni në kushte ndriçimi të fortë

Dëgjoni transmetimin

Mësoni si të eksploroni dhe shkrepni VR në detaje intense nga regjisorët profesionistë.

Galeria

EOS VR Lens

Çfarë ka në kuti

RF 5.2mm F2.8L DUAL FISHEYE vjen me gjithçka që ju duhet për të përgatitur dhe përdorur në kamerën tuaj të pajtueshme.

  • RF 5.2mm F2.8L DUAL FISHEYE

  • Kapak objektivi 5.2

  • Çantë e butë objektivi LS1014

  • Çelës fiso

  • Kapak pluhuri për objektiv RF

Paketat dhe programet përkatëse

  • PROGRAME

    EOS VR Utility

    Një aplikacion i fuqishëm dhe efikas, por i thjeshtë në përdorim që nevojitet për të konvertuar imazhet rrethore sypeshk VR të Canon nga kamerat e pajtueshme në imazhe standarde barasdrejtkëndore për shikim dhe pasproduksion në VR.

  • PROGRAME

    EOS VR Plug-in for Adobe Premiere Pro

    Përdorni këtë modul në vend të EOS VR Utility për të konvertuar automatikisht skedarët e imazhit rrethor sypeshk VR të Canon dhe për t'i importuar në aplikacionin e mirënjohur të Adobe.

  • SOFTUER

    EOS Utility

    Komandojeni kamerën në distancë nga një kompjuter përmes USB, me shqyrtim të drejtpërdrejtë.

  • SOFTUER

    Camera Connect

    Lidheni kamerën me pajisjen tuaj Apple ose Android për të regjistruar në largësi dhe për të shkarkuar me lehtësi fotografitë tuaja, gati për t'i ndarë ato.

  • Produktet e lidhura

    PËRDITËSIMI I FIRMUERIT

    Përditësimi i firmuerit për Canon EOS R5

    Firmueri është një program i përhershëm që instalohet në produktin tuaj dhe i mundëson të punojë me saktësi. Canon qarkullon përditësime për këtë firmuer dhe nëse ka përditësime në dispozicion, mund të shkarkohen duke klikuar këtu.
    1. Mund të kërkojë një përditësim të firmuerit.
    2. Nevojiten EOS VR Utility dhe EOS VR Plug-in for Adobe Premiere Pro për kryerjen e projektimit barasdrejtkëndor të figurave të regjistruara të 180° VR nga një kamerë e pajtueshme Canon. Versioni 1.2 e lart i EOS VR Utility do të mundësojë konvertimin e skedarëve të mbështetur Canon RAW, duke përfshirë 8K RAW LT/60P nga EOS R5 C (formatet e pajtueshme RAW mund të ndryshojnë sipas kamerës), plus mbështetje Apple Silicon dhe përshpejtimin me procesorin grafik. Mund të kërkohet një shërbim abonimi me pagesë për të konvertuar videot më të gjata se 2 minuta, çka kërkon Canon ID. Do të kërkohet gjithashtu instalimi i "HEVC Activator" specifik për kamerën e përdorur.
    3. VINI RE: KY SOFTUER SISTEMI VR MUND TË NDRYSHOJË NGA PRODUKTI TREGTAR.