Mënyra inteligjente për të përdorur printerin tuaj me valë

Me një printer me valë dhe programet e Canon, mund të printoni çdo gjë që dëshironi nga kudo me një lidhje Wi-Fi dhe të ruani ritmin e punës, studimit dhe të administrimit të shtëpisë, të gjitha nga smartfoni. Zbuloni mundësitë e shumta.
Një person përdor programin Easy-PhotoPrint Editor në një tabletë për të printuar me valë një imazh të një familjeje në një printer Canon PIXMA në një tryezë.

Çdo shtëpi ka nevojë për një printer. Pavarësisht nëse jeni duke punuar në distancë, duke drejtuar një biznes të vogël apo duke studiuar në shtëpi, një printer i besueshëm me valë e bën jetën më të thjeshtë.

Printerët më të mirë për zyrat në shtëpi janë gjithashtu fleksibël. Printimi, skanimi dhe fotokopjimi janë pjesë e përditshmërisë për një pajisje të fuqishme në një ambient pune hibrid, së cilës padyshim që do t'i duhet të përmbushë edhe një sërë detyrash të tjera të përditshme. Ka shumë mundësi që të përdoret për gjithçka që nga printimi i fotografive familjare dhe i etiketave të postës nga smartfoni, deri te skanimi i certifikatave të pemës familjare dhe krijimi i kartolinave të urimit.

Kjo nuk do të thotë që printerët duhet të jenë kuti të mëdha dhe thjesht funksionale. Merrni për shembull printerin Canon PIXMA TS7550i. Ky printer me valë ka dizajn elegant dhe kompakt, që e bën praktike vendosjen në rafte të ngushtë ose tavolina të vogla. Të gjithë sirtarët e letrës janë të aksesueshëm nga pjesa e përparme, prandaj mund ta vendosni në një hapësirë të ngushtë pa pasur nevojë të lini hapësirë shtesë për manovrimin e letrës. Por, nuk është vetëm pamja që ka rëndësi. Ky printer ofron gjithashtu shpejtësi të lartë printimi me ngjyra dhe bardhezi, si dhe tekst me cilësi tejet të qartë falë shtimit të bojës me pigment të zi.

Një përdorues mban një smartfon që tregon një ekran që lidhet me një printer të Canon PIXMA G3570 Series nëpërmjet Wi-Fi.

Printerët me valë të Canon janë të lehtë për t'u konfiguruar dhe përdorur. Me lidhjen Wi-Fi dhe programet si Canon PRINT, mund të kontrolloni funksionet e printerit nga smartfoni ose tableta - më shumë për këtë as pak. Konfigurimi është i thjeshtë, duke përdorur programin e smartfonit ose udhëzuesin e mbështetjes nga Canon në internet - thjesht gjeni numrin e modelit të printerit dhe ndiqni udhëzuesin hap pas hapi.

Printim me valë për shtëpinë inteligjente

Një burrë që mban një smartfon është ulur në një tavolinë në një shtëpi moderne, ndërsa një printer Canon me valë printon një fotografi që shfaqet edhe në ekranin e një laptopi pranë tij.

Kompakt, por shumë fleksibël, Canon PIXMA TS6550i është një zgjedhje e shkëlqyer për printim, skanim dhe fotokopjim me valë në shtëpi. Dizajni i tij elegant përshtatet mirë me ambientet e brendshme moderne dhe e bën të lehtë printimin e fotografive dhe dokumenteve nga smartfoni duke përdorur aplikacionin Canon PRINT.

Një printer Canon MegaTank qëndron mbi një tavolinë druri në një studio moderne dhe me hapësirë të gjerë me vetrata në sfond.

Po aq i përshtatshëm si për zyrat e vogla ashtu edhe për zyrat në shtëpi, MAXIFY GX6140 është një printer MegaTank me depozita boje me kapacitet të lartë, që ofron kosto totale pronësie jashtëzakonisht të ulët krahasuar me printerët standardë me laser dhe bojë. Shishet e bojës zëvendësuese pa shtrydhje dhe me konfigurim individual e bëjnë rimbushjen një proces të shpejtë, të drejtpërdrejtë dhe krejtësisht praktik.

Në konfigurimin e shtëpive inteligjente në ditët e sotme, të gjitha pajisjet janë të lidhura - smartfonët, tabletët, laptopët, televizorët inteligjentë e të tjera. Printeri juaj duhet të jetë pjesë e këtyre pajisjeve. Lidhni një printer Canon me Wi-Fi me rrjetin e shtëpisë dhe mund të printoni gjithçka që ju duhet nga çdo dhomë. Printimi nga smartfoni nuk është më risi. Ai është kthyer në standardin e ri dhe me aplikacionet e Canon për printerët, mund të printoni ose skanoni direkt nga telefoni apo tableti dhe jo vetëm. Me Cloud Link të Canon mund të dërgoni skanime ose të printoni nga shërbime të njohura të resë kompjuterike, duke përfshirë Dropbox, Google Drive dhe Microsoft OneDrive.1 Gjithashtu mund të printoni fotografitë tuaja të preferuara direkt nga llogaritë e rrjeteve sociale si Facebook dhe Instagram.

Nëse puna nga shtëpia është pjesë e rutinës suaj, një printer me Wi-Fi do t'i përmbushë nevojat e printimit në zyrën e shtëpisë po me aq lehtësi. Përveç që është i dobishëm për prodhimin e letrave dhe etiketave për biznesin e përditshëm, printeri mund t'ju ndihmojë dhe të jeni më produktiv e efikas. Leximi i printimeve bën që të jeni më pak i shpërqendruar nga njoftimet në ekran apo mbërritja e emaileve. Ia vlen gjithashtu të kujtoni që sytë duhet të bëjnë pushime periodike nga ekrani. Me shpejtësi më të larta dhe cilësi superiore printimi, printerët Canon PIXMA TS7550i, TS6550i dhe TS4150i do t'ju ndihmojnë të menaxhoni si dokumente të rëndësishme pune, ashtu edhe projekte familjare.

Printeri me Wi-Fi PIXMA G3470 Series (shihni videon më lart) është ideal për shtëpitë dinamike dhe inteligjente, duke kombinuar printimin, skanimin dhe fotokopjimin me depozita boje me kapacitet të lartë me rendiment deri në 6000 dokumente bardhezi dhe 7700 dokumente me ngjyra.2 Sistemi MegaTank i Canon e bën edhe rimbushjen të lehtë, me shishe boje të thjeshta, praktike dhe tejet ekonomike. PIXMA G4470 shton një vetëmbushëse dokumentesh për skanim dhe fotokopjim pa probleme me shumë faqe.

Printim inteligjent për nxënësit dhe studentët

Një adoleshent qëndron ulur këmbëkryq në një shtrat, duke studiuar tekstet shkollore. Një printer Canon PIXMA ndodhet në tryezën pranë shtratit.

Printeri me valë është i vyer për nxënësit dhe studentët, që mund ta përdorin për të printuar detyrat apo për kontrollin e fundit të punës së tyre. Shërbimi i integrimit në renë kompjuterike i Canon, Cloud Link mbështet edhe Google Classroom, që e bën më të lehtë për studentët të ruajnë kontaktin me mësuesit kur studiojnë nga shtëpia.

Nuk janë vetëm profesionistët që përfitojnë nga pasja e një printeri me valë në shtëpi. Shërbimi Cloud Link i Canon mbështet edhe Google Classroom,1 çka e bën të dobishëm për nxënësit dhe studentët. "Google Classroom" është ideuar për të ndihmuar në komunikimin mes mësuesve dhe nxënësve. Përdorimi i Cloud Link me Google Classroom do të thotë që studentët mund të printojnë listat e lëndëve që ndjekin, si dhe detyrat drejtpërdrejt nga ekrani i printerit apo nga pajisja e tyre inteligjente përmes aplikacionit Canon PRINT. Një e mirë e mëtejshme për mësuesit është fakti që mund të printojnë me lehtësi regjistrin e klasës për të parë pjesëmarrjen në lëndë.

Nëse jeni student që është mësuar të përdorë altoparlantë inteligjentë, si Alexa3 ose Google Home1 për të kontrolluar ndriçimin, televizorin dhe temperaturën e dhomës me komandim zanor, atëherë do ta adhuroni gamën e printerëve Canon me valë që janë të pajtueshëm me kontrollin zanor. Mund t'u kërkoni të printojnë përmbajtje, si fletë me vija, fletë me pentagrame, faqe për ngjyrose e të tjera. Thjesht duhet të thoni: “Alexa, kërkoji printerit Canon printer të printojë një listë kontrolli”,4 dhe printimi realizohet. Nuk është e nevojshme as të jeni në të njëjtën dhomë ku është printeri. Ju mund të jeni në kuzhinë duke përgatitur mëngjesin, duke larë dhëmbët në tualet ose shtrirë në krevat...

Gjeni më shumë detaje lidhur me mënyrat se si mund të printoni përmes komandave zanore duke përdorur Alexa dhe Google Home.

Printim portativ me aplikacionet Canon

Një person kap një printim që del nga një printer Canon PIXMA. Në tryezën pranë printerit janë disa printime të tjera.

Programi Canon PRINT është shoqëruesi i përsosur i printimit si për familjet ashtu edhe për punonjësit e zyrës. Mund të skanoni, printoni, fotokopjoni dhe madje dhe të lidheni me renë kompjuterike.

Një person mban një tabletë me një fotografi të një grupi shokësh në ekran. Në sfond, një printer Canon PIXMA po printon të njëjtin imazh.

Gama e programeve të Canon, duke përfshirë Easy-PhotoPrint Editor dhe programin me bazë interneti PosterArtist, e bëjnë printimin të thjeshtë dhe ju mundëson të shpalosni edhe anën tuaj krijuese.

Për thjeshtësi, fleksibilitet, efikasitet dhe krijimtari maksimale, Canon ofron një gamë të gjerë aplikacionesh dhe softuerësh pa pagesë për të përmirësuar përvojën e printimit me valë. Me aplikacionin Canon PRINT, mund të printoni, fotokopjoni dhe skanoni me valë nga pajisjet inteligjente, të ndryshoni cilësimet e printimit, të kryeni rutina mirëmbajtjeje, të kontrolloni nivelet e bojës dhe të porosisni lehtësisht bojë të re. Mund të regjistroheni gjithashtu edhe për PIXMA Print Plan (i disponueshëm për disa modele të caktuara printerësh në rajone të caktuara). Paguani një abonim fiks mujor në bazë të numrit të faqeve që printoni në muaj, dhe printeri monitoron vetë nivelin e bojës dhe porosit automatikisht bojërat e duhura kur janë drejt përfundimit, të cilat ju dërgohen në adresë.

Siç e kemi parë, aplikacionet e printimit portativ të Canon e bëjnë të lehtë printimin direkt nga telefoni në një printer me valë. Kur jeni duke punuar nga shtëpia ose jashtë zyre, përdorimi i aplikacionit Canon PRINT me shërbimin Cloud Link të Canon ju mundëson të lidheni me valë me një printer zyre, në mënyrë që të mund të ndani dokumente me anëtarët e tjerë të stafit. Ju gjithashtu mund të skanoni dokumente nga distanca duke përdorur kamerën e smartfonit dhe t'i printoni në zyrë, ose të skanoni dokumente duke përdorur printerin dhe t'i dërgoni në një smartfon. Kjo funksionon në të dyja drejtimet.

Me shtimin e një note krijuese, programi Easy-PhotoPrint Editor ju jep mundësinë t'i ktheni fotot digjitale në printime elegante dhe dhurata unike, me shabllone për kalendarët, kartolinat, posterët dhe më shumë.

Ekziston edhe shërbimi PosterArtist në internet për krijimin e posterëve, pankartave dhe fletushkave tuaja. Printerët MAXIFY GX3040 dhe MAXIFY GX4040 MegaTank janë veçanërisht të mirë për këtë, me një sirtar hyrës të sheshtë nga mbrapa që lehtëson krijimin e banderolave ​​me gjatësi deri në 1.2m në gjatësi dhe në material kartoni me trashësi deri në 0.7mm.

Për kompjuterët me Windows, Easy-Layout Editor është një modul i dobishëm zgjerimi për programet drejtuese të printerit që ju jep një pamje paraprake në ekran për paraqitjen dhe printimin e imazheve të ndryshme. Ose edhe pa shkarkuar ndonjë program, printerët Canon që janë të përputhshëm me Chromebook, Apple AirPrint dhe Mopria® për Android ju mundësojnë thjesht lidhjen dhe printimin me valë nëpërmjet protokollit të printimit të integruar të smartfonit ose tabletës suaj.

Printim me Wi-Fi që është thjesht praktik

Një printer Canon PIXMA në një tryezë printon një shabllon të një luledielli, ndërsa në sfond një baba me vajzën po bëjnë të njëjtën luledielli.

Printimi me valë do të thotë që nuk keni pse uleni ngjitur me printerin, nuk keni pse mbani hapësirë të posaçme në studio dhe mund të punoni – dhe të luani – kudo që të dëshironi.

Në përmbyllje printerët e Canon me Wi-Fi dhe gama e programeve janë krijuar për të punuar më së miri me njëri-tjetrin. Nga panelet e kontrollit fizik të printerëve deri te veçoritë dhe ndërfaqet e programeve, gjithçka është projektuar që të jetë e lehtë dhe intuitive për t'u përdorur, ndërkohë që ju jep lirinë për të përfunduar të gjitha llojet e detyrave të skanimit dhe printimit sa më shpejt dhe pa mundim. Me Canon në këndin tuaj, printimi me valë është i lehtë sa s'ka.

Angela Nicholson, Matthew Richards & Marcus Hawkins
  1. Skanimi në renë kompjuterike dhe skanimi në email ofrohen vetëm për përdoruesit e bojërave origjinale nga Canon. Dropbox është një markë tregtare e Dropbox, Inc. Kjo faqe nuk është e sponsorizuar apo e lidhur në asnjë mënyrë me Dropbox, Inc. Google, Google Classroom, Google Drive, Google Home, Google Home Mini dhe Google Home Max janë marka tregtare të Google LLC. OneDrive është një markë tregtare e Microsoft, Inc.
  2. Rendimenti i faqeve është vlerë e llogaritur bazuar në metodën individuale të Canon për testimin duke përdorur grafikun ISO/IEC 24712 dhe simulimin e printimit të vazhdueshëm me fishekëve zëvendësues boje pas konfigurimit fillestar.
  3. Amazon, Echo, Echo Plus, Echo Dot, Echo Spot, Echo Show, Amazon Tap, Alexa dhe të gjitha stemat dhe shenjat përkatëse me lëvizje janë marka tregtare të "Amazon.com, Inc." ose të partnerëve të saj.
  4. Komandat zanore konkrete mund të ndryshojnë.

Produkte të ngjashme

  • PIXMA TS7550i

    Printoni shpejt dhe me detaje të imëta falë këtij modeli shumëfunksional për shtëpi me furnizuesin automatik të dokumenteve 35-fletësh.
  • PIXMA TS6550i

    Për shtëpitë që kanë nevojë për një printer pa tela me shpejtësi e cilësi të lartë, me dizajn që kursen hapësirën dhe me lidhje praktike me smartfonin.
  • PIXMA TS4150i

    Zgjidhje kompakte dhe ekonomike pa tela për të gjithë familjen, që shmang bezdinë e printimit, skanimit dhe fotokopjimit.
  • MAXIFY GX6140

    Përfitoni shpejt dokumente cilësore pune me këtë printer MegaTank me rimbushje dhe me kosto të ulët.
  • MAXIFY GX7140

    Merrni me shpejtësi dokumente pune cilësore me këtë printer MegaTank, me rimbushje me kosto të ulët.
  • PIXMA TS5150 (Black)

    Një pajisje familjare të-gjitha-në-një, e vogël, me kosto të arsyeshme dhe plot lidhje, për printimin dhe skanimin me lehtësi në shtëpi.
  • MAXIFY GX4040

    Printeri 4-në-1 për biznesin e vogël që arrin kursime të mëdha
  • PIXMA G3470 (Black)

    Printoni, fotokopjoni dhe skanoni në shtëpi me këtë printer të shpejtë, me Wi-Fi, me bojë me rimbushje

Artikuj të ngjashëm

Cili është printeri që ju duhet?

Gjeni printerin më të mirë Canon për nevojat tuaja, nga familjet dhe studentët deri te punonjësit e zyrës në shtëpi.

Pyetje të shpeshta për printerin, bojën dhe letrën

Eksperti i Canon, Suhaib Hussain, u përgjigjet pyetjeve të zakonshme për teknologjinë, bojën dhe letrën e printerëve.

Printerët më të mirë për studentë

Çdo student ka nevojë për një printer – zbuloni opsionet më të mira ekonomike për t'iu përshtatur nevojave tuaja.

Aplikacioni i duhur i printimit Canon për ju

Bëhuni krijues dhe organizohuni me programet e printimit të Canon – ka një që i përshtatet çdo projekti.