A woman with her back to the camera uses a tablet. A Canon printer is on a desk in the background.

PRINTIMI

Jini më të lirë me një printer me valë dhe me mundësi lidhjeje në renë kompjuterike

Çdo zyrë e klasë ka nevojë për printer – dhe me ndryshimin e kohëve, dhe me shumë prej nesh që punojmë e studiojmë në distancë, kjo duhet edhe në shtëpi. Një nga të mirat e punës nga shtëpia është se mund të punoni në çfarëdo dhome që i përshtatet humorit tuaj. Pasja në shtëpi e një printeri me valë që mbështet retë kompjuterike ju krijon mundësinë të mos uleni ngjitur me printerin - pasi mund të printoni nga kudo që dëshironi. Kështu nëse doni të jeni pranë ibrikut të kafes në mëngjes e të kaloni nga oborri për pak diell pasdite, mund ta bëni lirshëm. Dërgojini dokumentet për printim kurdo të jeni gati dhe i merrni kur të dëshironi.

A Canon printer on a table in a living room.
Printimi me valë do të thotë që nuk keni pse uleni ngjitur me printerin, nuk keni pse mbani hapësirë të posaçme në studio dhe mund të punoni kudo që të dëshironi.

Keni frikë mos printeri me valë është i vështirë për t'u konfiguruar? Mos kini fare – është shumë i thjeshtë. Dhe pasi ta konfiguroni, keni një sërë përfitimesh të dobishme për t'u siguruar që të mos e ndërprisni aspak rutinën tuaj të punës/studimit. Për shembull, "PIXMA G4411" ka depozita boje me rimbushje që realizojnë volum të lartë në faqe, duke ju mundësuar të printoni me mijëra dokumente pa qenë nevoja për rimbushje. Plus, falë PIXMA Cloud Link mund të shihni, printoni e skanoni dokumente e foto nga ekrani i printerit apo celulari a tableta me anë të aplikacionit "Canon PRINT". "PIXMA Cloud Link" ju mundëson gjithashtu printimin nga, e skanimin drejt, shërbimet e ruajtjes në internet si p.sh. "Dropbox" e "Google Drive", si dhe t'i ndani me lehtësi dokumentet. Për më shumë informacion mbi mënyrën si ta konfiguroni printerin me valë, shihni udhëzuesin e mbështetjes.

Të mirat e përdorimit të një printeri me valë për punë në shtëpi

A man sits in front of a PIXMA G6040 Canon printer making notes on a printout.
Mund të jetë më e lehtë t'i kuptoni informacionet e ndërlikuara apo të detajuara nga printimet sesa nga ekrani.

Përveç që është i dobishëm për prodhimin e letrave dhe etiketave për biznesin e përditshëm, printeri mund t'ju ndihmojë dhe të jeni më produktiv e efikas. Leximi i printimeve bën që të jeni më pak i shpërqendruar nga njoftimet në ekran apo mbërritja e emaileve. Ia vlen gjithashtu të kujtoni që sytë duhet të bëjnë një pushim nga ekrani.

Rosie, kontabiliste, ka vënë re se printeri me valë është një mjet i vyer kur punon nga shtëpia. Ajo shpjegon: "Unë shikoj rregullisht raporte financiare e pasqyra, dhe vërej se e kam më të lehtë për ta shqyrtuar informacionin në formë të printuar sesa në ekran. Ndonëse kam studio në shtëpi, ne jemi dy vetë, kështu që njëri prej nesh gjithnjë duhet të punojë në tryezën e ngrënies. Është tepër praktike kur mund të printoj me valë nga kudo ku jam ulur."

A woman stands in an office holding a sheet of paper.
Ndonjëherë printime janë të dobishme për t'ju ndihmuar të vlerësoni përmasat apo shkallën e një projekti.

Estelle, menaxhere marketingu, organizon shpesh seminare nga interneti dhe e printon gjithnjë tekstin e prezantimit. "Kur jam në zyrë kam dy ekrane, por në shtëpi kam vetëm një, kështu që e printoj në letër tekstin që duhet të lexoj në fillim të çdo seminari. Me katër vetë që jemi në shtëpi, është vërtet praktike të kesh një printer me valë për të printuar nga çdo ambient. Më pëlqen gjithashtu që mund të printoj drejtpërdrejt nga celulari nëse më duhet."

Simon është grafist që nuk do të donte të ishte pa printerin e tij me valë. Ai shpjegon: "Si rregull unë printoj një përmbledhje të projektit për ta lexuar, sidomos nëse është i ndërlikuar dhe normalisht që mbaj një lapëstil për shënime. Dhe kur projektoj disenjon e printimit, e printoj gjithnjë projektin për ta shqyrtuar dhe për ta parë në shkallën e vet - ky është një hap i rëndësishëm, pasi është shumë e lehtë të humbasësh konceptin e shkallës, sidomos kur punon në ekran të madh."

Një mjet jetik për nxënësit dhe studentët

A teenage girl sits cross-legged on a bed, studying her textbooks. A Canon PIXMA TS5150 printer is on the table beside her.
PIXMA Cloud Link mbështet dhe "Google Classroom", që e bën më të lehtë për studentët të ruajnë kontaktin me mësuesit kur studiojnë nga shtëpia.

Nuk janë vetëm profesionistët që përfitojnë nga pasja e një printeri me valë në shtëpi. PIXMA Cloud Link mbështet dhe "Google Classroom", çka e bën të dobishëm edhe për nxënësit dhe studentët. "Google Classroom" është ideuar për të ndihmuar në komunikimin mes mësuesve dhe nxënësve. Duke e përdorur PIXMA Cloud Link me "Google Classroom" ndihmon që nxënësit të mund të printojnë lista të lëndëve që ndjekin dhe t'i printojnë detyrat drejtpërdrejt nga ekrani i printeri apo nga pajisja e tyre portative përmes aplikacionit "Canon PRINT". Një e mirë e mëtejshme për mësuesit është fakti që mund të printojnë me lehtësi regjistrin e klasës për të parë pjesëmarrjen në lëndë.

A teenage boy sits at his desk in his bedroom. A Canon G4400 printer is on the desk beside him.
Printeri me valë është një mjet i çmuar për nxënësit dhe studentët, që mund ta përdorni për të printuar detyrat apo për kontrollin e fundit të punës së tyre.

Nxënësi pesëmbëdhjetëvjeçar, Jamie, thotë: "Unë zakonisht i printoj detyrat sepse kjo më ndihmon të kujtoj pikat kyçe që duhet të kem parasysh, si dhe i printoj gjithmonë hartimet pasi i mbaroj së shkruari. Pastaj bëj një pushim, mbase luaj pak me top ose bëj ndonjë gjë tjetër për pak kohë, përpara se të ulem për ta lexuar siç duhet hartimin. Unë përdor lapëstil të kuq për të shënuar gabimet që t'i korrigjoj përpara se të ngarkoj gjithçka që ta shohë mësuesi. Leximi i printimit është hap i rëndësishëm për mua – Aty dalloj lloj-lloj gjërash që nuk i vë re në ekran, kështu që më ndihmon të marr nota më të mira dhe m'i mban kështu punët në rregull edhe me mamin e babin!"

Shkruar nga Angela Nicholson

Artikujt e lidhur
Meet the PIXMA G640 and PIXMA G540

PRINTIMI

Njihuni me PIXMA G640 dhe PIXMA G540

Zbuloni funksionet e reja të gjeneratës së re të printerëve Canon MegaTank.

In a room filled with flowers, a man holds a print he has made using a Canon PIXMA G6040 that can be seen on the table in front of him.

PRINTIMI

Seria "Canon PIXMA G": një lojtar i provuar skuadre

Tri studime rasti tregojnë se si seria "Canon PIXMA G" mund t'ju përmirësojë biznesin.

A printout on a printer tray of an iron-on transfer of a polar bear, different print applications, smartphone, cloth bag, T-shirt, party glasses.

PRINTIME KRIJUESE

Çlironi krijimtarinë me printime

Mësoni si të përdorni letrën, aplikacionet dhe një printer të "Canon" për ta transformuar shtëpinë dhe për të personalizuar gjithçka nga telefoni deri te frigoriferi.

Produktet e lidhura

Produktet e lidhura

Produktet e lidhura

Produktet e lidhura

Artikujt e lidhur

"Get Inspired" është burimi juaj kryesor i këshillave të dobishme të fotografisë, udhëzuesve të blerësit dhe intervistave inteligjente - gjithçka që ju nevojitet për të gjetur kamerën më të mirë ose printerin më të mirë dhe të krijoni ide të ardhshme krijuese.

Kthehu tek të gjitha këshillat e teknikat