Një katalog i printuar është mënyra e përsosur për të ekspozuar fotografitë tuaja, pavarësisht nëse po regjistroheni në një konkurs fotografik, nëse po angazhoheni me një mësues ose mentor, ose thjesht dëshironi të prezantoni veten dhe punën tuaj tek të tjerët. Nga mund t'ia filloni kur dëshironi të krijoni një katalog punimesh fotografike?
Fotografja e natyrës dhe përfaqësuesja e nderit e Canon,Marina Cano, udhëton rregullisht në Afrikë, në Amerikën e Jugut dhe në atë Qendrore për sesione fotografike, por ka filluar të fotografojë kafshët në parkun natyror Cabárceno, më i madhi në Evropë, i cili ndodhet afër shtëpisë së saj në Santander, në Spanjën Veriore. Gjatë një periudhe prej rreth tre vjetësh, ajo ndërtoi një katalog imazhesh, të cilin më pas e botoi si libër.
Bazuar në këtë formim dhe në përvojën e saj si një fotografe profesionale e kërkuar, po ju paraqesim këtu këshillat e Marinës për të krijuar një katalog të suksesshëm fotografik.
Krijoni katalogun tuaj të parë fotografik
Printimi i një katalogu të shkëlqyer mund t'ju hapë rrugën shumë arritjeve të mëtejshme. Në rastin e fotografes së faunës së egër, Marina Cano, katalogu i saj i fotografive të kafshëve u botua duke u bërë kështu libri i saj i parë, të cilin po ia tregon këtu natyralistes së njohur Jane Goodall. © Marina Cano
Marina Cano me librin e saj “Cabárceno Cantabria” të fotografive që ajo ka shkrepur në parkun natyror Cabárceno. © Marina Cano
1. Bëhuni përzgjedhës kur prezantoni punën tuaj
Gabimi më i zakonshëm që bëjnë njerëzit është të mos qenit mjaftueshëm përzgjedhës, - thotë Marina. “Duhet t'i analizoni fotografitë tuaja dhe të jeni shumë kërkues nga vetja. Përfshini vetëm më të mirat. Mos vendosni krahas njëra-tjetrës dy fotografi të ngjashme, për shembull vetëm sepse ju pëlqejnë të dyja. Duhet të zgjidhni”. Synoni të përfshini jo më shumë se rreth 15 deri në 20 fotografi si fillim, por cilësia është më e rëndësishme se sasia.
2. Ndërtoni një rrëfenjë me imazhet tuaja
Katalogët më efektivë fotografikë nuk janë thjesht koleksione, por sekuenca imazhesh, - thotë Marina. “Mendoj se një nga elementet më të rëndësishme është narracioni, paraqitja e diçkaje që i mbërthen shikuesit dhe i shoqëron ata përmes një historie me elemente të ndryshme.” Në rastin e Marinës, kjo zakonisht përfshin disa pamje të peizazhit në formë parapërgatitjeje dhe për t'u dhënë kontekst fotografive të saj të natyrës.
3. Krijoni një lidhje me audiencën tuaj
Fotografitë e faunës së egër të Marinës njihen për aftësinë e pasqyrimit të dinamikës dhe emocionit në botën e kafshëve.
“Krijimi i një lidhjeje emocionale - ky është elementi më i rëndësishëm për mua”. Ky është gjithashtu faktori kyç që ajo kërkon kur përgatit një katalog. “Është mënyra e duhur për t’i bërë shikuesit ta kujtojnë punën tuaj”, - thotë ajo, qofshin ata fotoeditorë ose panel jurie.
Marina thotë se elementi më i rëndësishëm në fotografitë e saj është krijimi i një lidhjeje emocionale, dhe se kjo është gjithashtu ajo çka duhet të synojë të arrijë një katalog. Një imazh nga katalogu i parë i Marinës i shkrepur me Canon EOS 30D (pasuar tani nga Canon EOS 90D) me objektiv Canon EF 100-400mm f4.5-5.6L IS USM, me 300mm, 1/125 sek, f/6.7 dhe ISO 250. © Marina Cano
4. Përditësoni vazhdimisht qasjen tuaj
Sa shpesh duhet tëa përditësoni katalogun tuaj fotografik? “Sa herë që përgatisni punë të reja”, - thotë Marina. “Unë personalisht e bëj sa herë që kthehem nga një udhëtim. Unë zgjedh ndoshta një ose dy fotografi nga ato mijëra që kam shkrepur. Ju po zhvilloheni dhe po mësoni vazhdimisht, kështu që mund të krijoni një punë më të mirë”. Një katalog i mirë është ai që pasqyron fotografinë tuaj më të mirë deri në atë moment.
5. Qëndrojini besnik stilit tuaj
Nëse po bëni fotografi për klientë, do të përpiqeni të kuptoni se çfarë ata kërkojnë në të vërtet dhe të afroheni më shumë me pritshmëritë e tyre. “Por edhe në këtë rast, - thekson Marina, - duhet t’i mbeteni besnikë stilit tuaj”.
“Ky është çelësi”, - thotë ajo. “Mos u përpiqni t’i kënaqni të gjithë”.
Qëllimi i një katalogu nuk është të demonstrohet se mund të bëni fotografi komerciale sipas specifikimeve të ndryshme të klientëve. Qëllimi është më tepër prezantimi i vetes suaj.
6. Kushtojuni vëmendje komenteve
Ndonëse Marina rekomandon të zgjidhni fotografitë që mendoni se janë më mbresëlënëset, ajo thotë se është e dobishme edhe marrja e opinioneve të të tjerëve.
“Ne si fotografë, ndonjëherë kridhemi më shumë se ç’duhet në brendësi të punës sonë”, - thotë ajo. “Është interesante kur dikush e shikon punën tuaj nga një këndvështrim i ri”.
Prandaj, kërkoni komente nga miqtë, kolegët dhe nga çdokush që sheh katalogun tuaj dhe merrini ato parasysh gjatë shqyrtimit dhe rifreskimit të përmbajtjes së katalogut.
Marina e adhuron printimin bardhezi, por shpesh fotografon me ngjyra. Pavarësisht preferencave tuaja, një cikël pune me menaxhim të ngjyrave dhenjë monitor i kalibruar do t’ju ndihmojnë të siguroheni se ajo që përftohet në letër përafrohet shumë me atë që shihni në ekran. Shkrepur në Canon EOS 30D (pasuar tani nga Canon EOS 90D) me objektiv CanonEF 100-400mm f4.5-5.6L IS USM, me 400mm, 1/800 sek, f/5.6 dhe ISO 400. © Marina Cano
Canon imagePROGRAF PRO-300 është printeri i përkryer për të krijuar katalogun tuaj, në sajë të printimeve me cilësi të ekspozimeve të galerive dhe me saktësi mahnitëse të ngjyrave dhe të detajeve të toneve.
Printimi i katalogut tuaj
Mund të keni një printer “inkjet” që e përdorni për printime të përgjithshme në shtëpi ose zyrë ose për projekte, si fletore-albume, kartolina urimesh dhe kalendarë. Me siguri ky printer do të prodhojë printime fotografish cilësore, por për të rënë në sy, ia vlen të konsideroni një nga printerët më të mirë të Canonpër printimin e fotografive.
Printeri Canon imagePROGRAF PRO-300 është një printer ekonomik A3+ që inkorporon veçori të avancuara profesionale, duke përfshirë të njëjtën teknologji të bojës me pigment që përdoret në printerët të formatit të madh të Canon. Kjo do të thotë se ai ofron cilësi spektakolare printimi për imazhet me ngjyra dhe ato bardhezi në letra fotografike me shkëlqim, me lustër, pa shkëlqim, si dhe në materiale artistike.
Përzgjedhja e letrës për katalogun tuaj është sipas dëshirës, por letra normale e zyrës nuk është optimalja për fotografitë tuaja. Hidhini një sy udhëzuesit tonë përletrat me të mira për printimin e fotografive, si dhe zgjidhni materiale që u përshtaten subjekteve dhe stilit tuaj të fotografisë. Mendoni gjithashtu për mënyrën më efektive për paraqitjen e katalogut tuaj – do të lini një përshtypje më profesionale duke i mbledhur printimet tuaja në një dosje prezantimi, të cilën mund ta gjeni me pak kosto në dyqanet e kancelarisë dhe në ato të materialeve artistike.
Fotografitë e Marinës janë shpesh bardhezi. “Është dramatike dhe përcjell një ndjesi të pakufizuar në kohë, pavarësisht nëse është shkrepur dje apo 40-50 vite më parë, - shpjegon Marina. “Ngjyra bardhezi është e përsosur për gjendjen emocionale dhe atmosferën që dua të krijoj në punën time”.Prodhimi i printimeve të shkëlqyera monokrom është një art më vete, por pavarësisht nëse po bëni printime monokrom apo me ngjyra, do t’ju duhet të jeni të sigurt se ajo që përftohet në printim përputhet siç duhet me atë që shihni në ekran. Për ta bërë këtë, është mirë të përdorni një cikël pune me menaxhim të ngjyrave dhe të kalibroni monitorin tuaj.
Një imazh tjetër nga katalogu i hershëm i Marinës i shkrepur në parkun natyror Cabárceno dhe i përfshirë në librin e saj të parë. Shkrepur në Canon EOS 30D (pasuar tani nga Canon EOS 90D) me objektiv CanonEF 100-400mm f4.5-5.6L IS USM, me 400mm, 1/320 sek, f/5.6 dhe ISO 320. © Marina Cano
Ndoshta nuk do arrini të siguroni një kontratë publikimi vetëm në sajë të cilësisë së katalogut tuaj të parë, por sigurohuni gjithmonë që ai të reflektojë punën tuaj më të mirë dhe të printohet në cilësinë optimale në mënyrë që të përfaqësohet sa më denjësisht. Shkrepur në Canon EOS 30D (pasuar tani nga Canon EOS 90D) me objektiv CanonEF 100-400mm f4.5-5.6L IS USM, me 400mm, 1/320 sek, f/5.6 dhe ISO 400. © Marina Cano
Ekziston një gamë e gjerë softuerësh që mund t’i përdorni për printim. Për katalogët, rekomandohet të mos i ndërlikoni gjërat dhe t'ua lini gjithë shkëlqimin fotografive tuaja. Mos e teproni me struktura të ndërlikuara – mos printoni më shumë se një foto për faqe, përveç nëse ka një arsye shumë të vlefshme për ta bërë këtë – dhe shmangni filtrat dhe efektet speciale (vetëm nëse, natyrisht, po synoni të shfaqni aftësitë tuaja me to).
Për një rezultat profesional dhe për më shumë kontroll mbi procesin, rekomandohet të përdorni softuerin dhe ciklin e punës që përdorin profesionistët. Modifikoni dheoptimizoni fotografitë tuaja për printim duke përdorur softuerin tuaj të preferuar të modifikimit, qoftë ky Adobe Photoshop*1 apo Digital Photo Professional (DPP) të Canon. Për rezultate optimale nga printeri, letrat dhe bojërat e Canon, përdorni softuerin Professional Print and Layout (PPL) të Canon për të menaxhuar procesin e printimit – ky funksionon si një aplikacion më vete dhe si një modul për Photoshop ose DPP.
Për një saktësi të qëndrueshme të ngjyrave, PPL-ja dhe softuerët e tjerë mund të printojnë duke përdorurprofilet ICC, të cilat rregullojnë cilësimet e printerit në printerët e pajtueshëm për t'u përputhur me letrën e caktuar që keni zgjedhur. Për të minimizuar shpërdorimin e letrave dhe bojërave, PPL-ja ju lejon që tëshfaqni një pamje paraprake në ekran – me një monitor të kalibruar mund të parashikohet saktësisht se si do të duket printimi juaj. Gjithashtu mund të përdorni veçorinë inteligjente të printimit me motive të PPL-së, e cila prodhon një printim provë në letrën që keni zgjedhur që përmban një grup miniaturash të imazhit tuaj, secila me cilësime të ndryshme të ndriçimit, balancës së ngjyrave dhe kontrastit. Ju mbetet thjesht të zgjidhni versionin më të mirë për ta printuar në madhësinë e plotë.
Printimi nuk është një art misterioz apo diçka krejt tjetër nga fotografia. “Rrugëtimi i fotografisë është një rrugëtim krijues, nga vajtja në një vend dhe shkrepja e fotografisë e deri te printimi”, - thotë Marina. “Këshilla ime është që të mësoni modifikimin, printimin – të mësoni të gjithë procesin krijues”.
Më e rëndësishmja, Marina këshillon:
"Mos u nxitoni. Fillimisht krijoni një portofol të mirë pune dhe nga aty krijoni një katalog që reflekton stilin tuaj. Tregohuni shumë kërkues dhe fokusohuni te arritja e rezultateve mbresëlënëse dhe emocionuese”.
- Adobe dhe Photoshop janë marka të regjistruara ose marka tregtare të Adobe në Shtetet e Bashkuara dhe/ose në vende të tjera.
Shkruar nga Alex Summersby
Produktet e lidhura
-
Printera të fotografive profesionale
imagePROGRAF PRO-300
Një printer profesional tryeze "imagePROGRAF" me printime A3+ cilësie fotogalerie, me një cikël të lehtë pune për printime të cilave mund t'u besoni. -
Printera të fotografive profesionale
PIXMA PRO-200
Fokusuar në printimin e fotove me ngjyra vibrante, fleksibilitet dhe prakticitet "PIXMA PRO-200" është zgjedhja ideale për entuziastët e fotografisë dhe fotografët aspirantë. -
Printerë për shtëpi
PIXMA G640
Printeri i parë shumëfunksional në gamën PIXMA G me gjashtë depozita boje me bazë ngjyruesi, me rimbushje, PIXMA G640 ndërthur printimin në cilësi fotografike të parivalizuar me kapacitetin për të nxjerrë volume të larta në kosto tejet të ulëta. -
Printerë për shtëpi | PIXMA TS7450a Series
PIXMA TS7450a (e zezë)
Një printer shumëfunksional me stil për të mësuarit me teknologjinë, me një larmi trajtimesh printimi krijues, plus teknologjinë ADF për thjeshtimin e procesit të kopjimit dhe të skanimit të fletëve të ndryshme.
Artikuj të ngjashëm
Pro Tips for Professional Prints
From colour accuracy to choosing the right settings, in this piece we present the tips and techniques needed for successfully printing high quality photos, with advice from Canon’s Suhaib Hussain.
Krijimi i një katalogu fitues të punimeve fotografike
Katër profesionistë të sektorit ndajnë këshillat e tyre për përgatitjen e katalogut ideal të punimeve fotografike, nga krijimi i historisë te prezantimi i punës suaj.
Printerët më të mirë të Canon për foto
Pavarësisht nëse dëshironi t'i shfaqni fotot në kornizë, libër shënimesh apo si ngjitëse, gjeni printerin më të mirë që u përshtatet nevojave tuaja krijuese.
7 ways to make money from wildlife photography
Wildlife photographers Marina Cano, Vladimir Medvedev and Radomir Jakubowski share how they earn money photographing nature.