Grizzly bear waiting for fish at waterfall

Precizioni si standard

Sa hap e mbyll sytë

Qëndroni të fokusuar tek aksioni, me një sistem të zgjeruar AF me 61 pika që mund të gjurmojë edhe subjektet më të paparashikuara. Në kamerën EOS 5D Mark IV, 61 pikave të AF1 u është dhënë një zonë më e gjerë për veprim - një zgjerim vertikal me 8 për qind më shumë në zonën qendrore dhe një zgjerim vertikal 24 për qind më shumë në zonën periferike - duke ju dhënë më shumë liri në vendosjen e subjekteve gjatë kompozimit.

Viewfinder focus area of Canon EOS 5D Mark IV

Fokusimi i shpejtë,
i vazhdueshëm edhe
në ndriçim të dobët

Me një sensor mjaft të ndjeshëm të fokusit automatik, rendimenti i fokusit në kamerën EOS 5D Mark IV është i garantuar, edhe në nivelet e ulëta, deri në EV-32. Kjo përmirësohet edhe më shumë, në EV-43, kur regjistroni me Pamjen e drejtpërdrejtë me Dual Pixel CMOS AF.

Saktësi superiore e fokusit automatik,
edhe me lente të gjata

Nëse jeni një fotograf i sporteve ose faunës së egër, shpesh do të duhet të përdorni lente supertelefoto me zgjatues për t'u afruar te subjektet tuaja. Me një maksimum me 61 pika me 21 pika AF të tipit të kryqëzuar në f/81, fokusimi me precizion të lartë është shumë më i lehtë.

Bear in viewfinder captured with EOS 5D Mark IV

Sensori i matjes 150 000 pikselë

Kamera EOS 5D Mark IV përdor një sensor matje të posaçëm 150 000 pikselë RGB+IR për kryerjen e matjeve mjaft të sakta të ekspozimit. Ky sensor vepron po ashtu në ndërthurje me sistemin e fokusit automatik të kamerës për të ndihmuar në zbulimin dhe gjurmimin e objekteve me ngjyra dhe kryerjen e zbulimit të fytyrës.

150k pixel metering sensor in EOS 5D Mark IV

Gjurmoni subjektet me
një saktësi edhe më të madhe

Kamera EOS 5D Mark IV përfshin një sistem të fokusit automatik EOS iTR AF, i cili përmirëson ndjeshëm rendimentin në gjurmimin e subjekteve. Përshtateni gjurmimin sipas nevojave tuaja me modalitetet e ndryshme kur fokusoni dhe gjurmoni një fytyrë ose një objekt tjetër.

Zgjidhni rendimentin
e fokusit që
i përshtatet subjektit tuaj

AI servo AF III i Canon përfshin një algoritëm të fokusit automatik (AF) që përmirëson ndjeshmërinë e gjurmimit në skenat ku lëvizjet e subjektit mund të jenë të papritura.

Gjashtë parametra të personalizueshëm të rasteve të AF-së ju ndihmojnë të zgjidhni opsionin më të përshtatshëm për subjektin tuaj, si Ndjeshmëria e gjurmimit, Gjurmimi me përshpejtim/ngadalësim dhe Ndërrimi automatik i pikës AF.

AF case study settings on the Canon EOS 5D Mark IV

Kapni momentin nën çdo burim të dritës artificiale

Kamera EOS 5D Mark IV zbulon frekuencën e dridhjeve të burimeve të dritës dhe e përshtat kohën e regjistrimit për ta fotografuar imazhin me ndriçimin sa më maksimal për të zvogëluar efektet e flakërimave. Ky funksion punon me një frekuencë flakërimi prej 100Hz dhe 120Hz dhe ka një algoritëm të përmirësuar për të parandaluar zbulimin e gabuar të dritës flakëruese.

Zgjedhja e pikës AF

Një buton i ri i zgjedhjes së zonës së fokusit automatik (AF) pjesën e pasme të kamerës EOS 5D Mark IV e bën të lehtë ndërrimin e pikave të fokusit automatik me kamerën përsëri pranë syve.

EOS 5D Mark IV AF selection

Shënimet në fund të faqes

Eksploroni përfitimet e tjera