Women in pink dresses taken with EOS 5D Mark IV

Detajet e bëjnë diferencën

Kapni detajet.
Kapni gjithçka

Një sensor CMOS 30,4 megapikselë siguron imazhe të mbushura me detaje dhe me nivel të ulët të zhurmës, edhe në zona me theksime të ndritshme dhe hije të errëta. Një rezolucion më i përsosur bën që të mos humbisni asgjë, duke ju lejuar lirinë të pritni anët për një fotografi të përsosur dhe të ruani përsëri cilësinë.

Black and white child in light with EOS 5D Mark IV

Shikoni përsëri dhe përsoseni

Secili nga 30 milionë pikselët e kamerës EOS 5D Mark IV është i përbërës nga dy fotodioda, të cilat mund të përdoren së bashku ose individualisht. Kjo teknologji bën të mundur krijimin e skedarëve Dual Pixel RAW (DPRAW), të cilët përfshijnë një çift imazhesh të realizuara nga dy këndvështrime pak të ndryshme. Kur përpunohen me softuerin Digital Photo Professional, skedarët DPRAW i lejojnë fotografët të kryejnë rregullime të imazhit për të ruajtur qartësinë në zonën e dëshiruar.

Mësoni më shumë

Regjistrimi në
ndriçim jashtëzakonisht të ulët

Rendimenti në ndriçim të ulët është përmirësuar në çdo parametër të ISO-s, me një ulje të konsiderueshme të zhurmës dixhitale dhe një ndjeshmëri maksimale me ISO 32 000 (e zgjerueshme deri në ISO 102 400). Kini besim për një cilësi të mrekullueshme të imazheve, edhe kur regjistroni në dritë të dobët.

Pigeons in low light with Canon EOS 5D Mark IV
Nxjerrë me EOS 5D Mark IV
  • f/5.6
  • 1/640
  • 51200

Përpunimi i imazhit
i një niveli tjetër

Korrigjimi i integruar i shmangieve të lentes përmirëson rendimentin e lentes duke kompensuar faktorët si shpërhapja, shformimi dhe shmangiet kromatike për të siguruar një imazh që është vërtet më superior.

Menu options for lens corrections on EOS 5D Mark IV

Optimizuesi dixhital i lentes

Optimizuesi dixhital i lentes shton edhe një nivel tjetër korrigjimi, duke menaxhuar edhe më shumë fenomene optike, përfshirë efektin e filtrit optik me kalim të ulët të kamerës. Rezultati: një rendiment i optimizuar dhe një cilësi e pabesuehme e imazhit.

Qartësi, kontrast dhe ngjyra

Kamera 5D Mark IV përfshin disa mundësi zgjedhje të parametrave të Ekuilibrit automatik të bardhësisë (AWB) që paraqesin një metodë të ndryshme ndaj dritës artificiale. "Prioriteti i ambientit" synon të ruajë disa prej toneve të ngrohta të ngjyrave nga burimet e dritës artificiale që të ruajë atmosferën e një skene, ndërsa "Prioriteti i bardhësisë" eliminon shumicën e ngrohtësisë nga ndriçimi tungsten dhe përpiqet të japë imazhe me ngjyra neutrale kur është e mundur.

Çdo detaj,
i kapur me kujdes

Stili i fotografisë "Detaji i përsosur" është përfshirë në kamerën 5D Mark IV për maksimizimin e sasisë së detajeve të kapura nga sensori 30,4 megapikselë i kamerës. Ky konfigurim i jep prioritet gradimit të toneve dhe thekson detajet e imëta. 

Stili i fotografisë "Detaji i përsosur" përfshin tre parametra të rregullueshme të qartësisë, ngjashme me ato në filtrin Unsharp Mask në Adobe Photoshop dhe në softuerin DPP të Canon.

Fine Detail picture style with EOS 5D Mark IV

Eksploroni përfitimet e tjera