SOFTUER DHE MODUL
Softuer dhe modul për EOS VR SYSTEM
Për ta provuar siç duhet filmimin ose fotografinë e 180° VR përmes një kokoreje VR, duhet këmbyer radha e figurave të syrit të majtë dhe të djathtë dhe duhet kryer një projektim barasdrejtkëndor i dy figurave rrethore sypeshku. Ky projektim barasdrejtkëndor kërkon përdorimin e EOS VR Utility nga Canon dhe në thelb "riparaqet" dy figura sypeshku rrethore në dy figura katrore krah për krah (një format standard për skedarët e figurës 180° VR), gati për shikim në një kokore VR ose për redaktim në një aplikacion të pajtueshëm softuerik ose sistem NLE. Një kuti përzgjedhëse në EOS VR Utility u mundëson përdoruesve të ndërrojnë mes pamjeve të konvertuara dhe të pakonvertuara.
Skedarët video të pajtueshëm RAW të nxjerrë me kamerat e mbështetura (duke përfshirë skedarët RAW LT 8K / 60P nga EOS R5 C) përpunohen automatikisht brenda EOS VR Utility, duke thjeshtuar më tej procesin e punës me RAW. Aksesi në rregullimet bazë, duke përfshirë White Balance, ISO, Brightness, Colour Space dhe Gamma, mundëson një rezultat profesionale me diapazon të lartë dinamik
Shqyrtojini dhe luajini filmimet teksa shënoni pikat e dëshiruara të hyrjes dhe të daljes për eksportim.
Skedarët e filmimeve mund të eksportohen në rezolucione dhe kodekë të ndryshëm profesionalë, duke përfshirë skedarët DPX dhe ProRes (Mac), gati për redaktim dhe procesim në një aplikacion të pajtueshëm NLE si Adobe Premiere Pro. Fotot eksportohen si JPEG.
Adobe Premiere Pro është aplikacioni kryesues i tregut në krijimin e përmbajtjeve të pasura përfshirëse VR. EOS VR Plug-in for Adobe Premiere Pro nga Canon ju mundëson kryerjen automatike të konvertimit barasdrejtkëndor ndërsa importon më së miri skedarët tuaj Canon VR në një hap të thjeshtë. Skedarët e konvertuar në vijim mund thjesht të shtohen në vijën tuaj kohore dhe të redaktohen e procesohen në mënyrat e zakonshme, gati për eksportimin dhe shpërndarjen përfundimtare.
Të gjithë përdoruesit mund të përfitojnë një periudhë prove falas dhe të kryejnë konvertime të imazheve dhe të videove më të shkurtra se dy minuta. Por, kur eksportoni video prej dy a më shumë minutash me EOS VR Plug-in for Adobe Premiere Pro, nevojitet një abonim me pagesë.
Cinema EOS System
Kamerat pa pasqyra
Objektivat RF VR
Mund të nevojitet përditësimi i firmuerit të fundit për pajtueshmëri me VR
VINI RE: KY SOFTUER SISTEMI VR MUND TË NDRYSHOJË NGA PRODUKTI TREGTAR.