Canon Zoemini 2

Printerë për shtëpi

Canon Zoemini 2

Në madhësi xhepi, pa bojë dhe gati për të printuar fotot tuaja kudo dhe kurdo – është partneri ideal për smartfonin tuaj.

PRINTER XHEPI

Tregoni stilin tuaj me Canon Zoemini 2

Në shtëpi, të dalë apo diku midis – kudo që të ndodheni, ky printer xhepi jua kthen pozat e smartfonit në foto të bukura.
Canon Zoemini 2

Printime ideale, gati për shpërndarje në çast

Përfitoni dhe shpërndani fotot tuaja të preferuara kudo që të ndodheni me printimet e Zoemini 2 rezistente ndaj ujit dhe grisjes. Shpina me shqitje-ngjitje e bën më se të lehtë vendosjen dhe mbajtjen nëpër albume.

Canon Zoemini 2
Canon Zoemini 2

Printoni kudo dhe kurdo

Bëjini printimet në lëvizje falë dizajnit peshëlehtë dhe madhësisë optimale për xhep, plus një bateri të integruar për karikim të shpejtë me USB-C.

Personalizoni me aplikacionin Canon Mini Print

Me akses ekskluziv në opsione të këndshme e krijuese dhe lidhje direkte me të gjitha pozat tuaja të rrjeteve sociale, aplikacioni Mini Print është partneri ideal për printime unike, të shpërndashme dhe të personalizuara nga Canon Zoemini 2.

  • Shkrepni e krijoni

    Qeshni, inkuadroni e shkrepni momentet ideale me aplikacionin "Mini Print" ose hapni skedarët e fotove dhe llogaritë tuaja në "Facebook", "Instagram", "Google Photo", "Dropbox" apo "iCloud" për t'i transformuar pozat në foto të këndshme çasti.

  • Mënyra të ndryshme printimi

    Bëhuni krijues duke përdorur funksionin e kuadrateve për të krijuar një poster që tërheq vështrime me 4 ose 9 printime, ose bëjini bashkë momentet tuaja të preferuara duke krijuar një kolazh.

  • Modaliteti i ngjitëseve të gatshme

    Krijoni printime çasti për shpërndarje nga fotot e preferuara të pajisjes suaj portative me fotoletër të gatshme 1.3-inçëshe rrethore ZINK™.

  • Redaktim i shpejtë dhe i thjeshtë nga smartfoni

    Përpara se të printoni, personalizojini me të shpejtë fotot me tekste, konture, filtra etj.

Pa tela, pa telashe

Printoni përmes lidhjes me valë nga pajisja juaj inteligjente falë lidhjes së shpejtë, të thjeshtë dhe të qëndrueshme Bluetooth 5.0 - nuk ka nevojë për kabllo.

Një printer çasti Canon printon një imazh në një tryezë prej druri të mbuluar me tekstil të gjelbër. Pranë printerit, një person mund të shihet duke mbajtur një smartfon.
Canon Zoemini 2

Zero bojë, më pak mbeturina

Përfitoni printim të thjeshtë pa bojë mbi letrat e riciklueshme me teknologjinë ZINK. Nuk ka telashe apo ndërrime të ngatërruara, dhe nuk ka nevojë të hidhni fishekët e vjetër.

#FreeYourStory

Jini të guximshëm. Jini ekspresivë. Jini origjinalë. Na e tregoni jetën përmes objektivit tuaj. Qoftë përmes fotove, printimeve apo filmimeve, ne duam të shikojmë perspektivën tuaj unike mbi botën ashtu siç e shkrepni ju.

Free Your Story Canon PowerShot G7 X Mark III

Specifikimet

  • ZINK™

    Teknologji printimi pa bojë në rezolucion printimi 314 x 500 dpi, ideale për poza nga smartfoni

  • Aplikacioni Canon Mini Print

    iOS dhe Android

  • Karikim me USB Type-C

    Karikoni nga bosh në plot brenda vetëm 50 minutave

  • Madhësi letre 2 x 3

    Përdor Canon ZINK™ Photo Paper dhe punon me letër zbavitëse dhe të gatshme rrethore

  • Bluetooth 5,0

    Lidhje e thjeshtë pa kabllo mes printerit dhe pajisjes inteligjente

  • Llambë treguese me disa ngjyra

    U lejon përdoruesve të shikojnë me lehtësi statusin dhe sinjalizimet e printerit

Metoda e printimit

ZINK™
ZINK™

Rezolucioni (dpi)

314 x 500
314 x 400

Shpejtësia e printimit (për fletë)

Afro 50 sek
Afro 50 sek

Madhësia e letrës (W x L mm)

50 x 76
50 x 76

Përmasa (L x W x H mm)

120 x 84 x 21.5
118,31 x 82,36 x 18.7

Pesha

177g
160 g

Paneli i kontrollit

1 buton ndezjeje
1 llambë treguese me disa ngjyra
1 buton ndezjeje

Lidhshmëria

Bluetooth 5,0
Bluetooth 4.0

Foleja e karikimit

USB-C
Mikro USB

Koha e karikimit

~50 min
~90 min

Kapaciteti i printimit (fletë për mbushje)

~20 fletë
~20 fletë

Disponueshmëria e ngjyrës së trupit

3 – Rose Gold, Navy dhe Pearl White
3 – Black, White dhe Rose Gold

Canon Zoemini 2

Çfarë ka në kuti

  • Canon Zoemini 2

  • Udhëzuesi i shpejtë i nisjes

  • Kabllo USB

  • Fleta e sigurisë

  • Fleta EWS

  • Canon ZINK™ Photo Paper (10 fletë) dhe 1 SMART SHEET

Aksesorët përkatës

  • Zink Paper_20_sheets (EXP) HB Square

    ZINK™ 2”x3” Photo Paper - 20 fletë

    Krijoni në çast printime të shpërndarshme të pozave për rrjete sociale me këtë fotoletër ngjitëse 2x3 in ZINK™.
  • Zink Paper_50 sheets (EXP) HB Square

    ZINK™ 2”x3” Photo Paper - 50 fletë

    Krijoni në çast printime të shpërndarshme të pozave për rrjete sociale me këtë fotoletër ngjitëse 2x3 in ZINK™.
  • Canon ZINK™ 1.3” Pre-Cut Circle Sticker Pack x20 sheets

    ZINK™ 1.3” Pre-Cut Circle Sticker - 20 sheets

    Krijoni printime çasti për shpërndarje nga fotot e preferuara të pajisjes suaj portative me fotoletër të gatshme 1.3-inçëshe rrethore ZINK™.
  • Canon Zoemini S2

    Zoemini Photo Stand

    Tregoni pozat tuaja më të mira dhe autoportretet me poza të përkryera në një fotostendë interesante stili prezantues për "Canon Zoemini".
  • Canon Zoemini S2

    Zoemini Ditari

    Ngjitni pozat, shkruani diçka dhe mbajini kujtimet më pranë me një ditar të stilizuar vetjak.
  • Canon Zoemini S2

    Zoemini Soft Case

    Zgjidhni aksesorin ideal për aparatin tuaj të pajtueshëm "Canon Zoemini" me këtë çantë-qeskë fotoprinteri çasti.
  • Canon Zoemini S2

    Zoemini Photo Album

    Shkrepni e printoni pozat me aparatin tuaj të përshtatshëm "Canon Zoemini" dhe ruajini në këtë minialbum për suvenire të këndshme.

Produktet e lidhura