Deer close up wildlife in focus

Teknologjitë e fokusimit

Kur shikojmë një fotografi ose një video, një nga gjërat e para që vëmë re është nëse është apo jo në fokus.

Që nga viti 1987, kur Canon u bë kompania e parë që integroi një motor të fokusimit brenda një lenteje, janë prezantuar shumë motorë të projektuar për të realizuar dhe gjurmuar fokusin për subjektet në lëvizje të shpejtë. Të gjitha këto ndërkohë që ruhet kontrolli mbi saktësinë e fokusit, butësinë e imazhit dhe në heshtje.

Aktualisht ka tre lloje kryesore të teknologjive të motorit të fokusimit që përdoren me lentet Canon. Këto janë STM, USM dhe një motor më tradicional DC. Le të shikojmë ndryshimet mes këtyre motorëve, kështu që mund të kuptoni dhe të zgjidhni një lente sipas nevojave tuaja.

STM

Lentet STM realizojnë fotografi të shkëlqyera dhe video edhe më të mira. Ato e marrin emrin nga një element i teknologjisë i quajtur një Motor me hapa, i cili e lejon lenten të fokusohet me butësi dhe në heshtje - dy karakteristika të shkëlqyera të nevojshme kur regjistroni video.

Ndërkohë që disa motorë të përdorur në lente bëjnë zhurma mekanike shumë të larta dhe që shkaktojnë ndërhyrje kur fokusohen, lentet STM fokusohen në heshtje, duke ju lejuar të regjistroni më shumë nga ato që dëgjoni vërtet në një ambient. Teknologjia STM e Canon siguron një seri lentesh jashtëzakonisht të qeta që janë përsëri shumë të shpejta për të nxjerrë fotografi në shumicën e rasteve.

STM i tipit të ingranazhit

Gama jonë e lenteve STM më të vogla dhe më kompakte, duke përfshirë EF 50mm f/1.8 STM, ka motorin STM të tipit të ingranazhit - një motor STM shumë kompakt që përdor ingranazhe spirale për realizimin e fokusit.

STM i tipit të vidhës me rrotullim planetar

Gama me një madhësi fizike më të madhe e lenteve STM ka motorin STM të tipit të vidhës me rrotullim planetar - e cila kur krahasohet me tipin e ingranazhit ofron nivele edhe më të larta të shpejtësisë dhe qetësisë.

USM

USM (Motori ultrasonik) është tipi i motorit të fokusit automatik AF që përdoret më gjerësisht në gamën e lenteve Canon EF. E përgjithshme për të gjithë motorët USM është fakti se ata konvertojnë energjinë e dridhjeve ultrasonike në forcë rrotulluese për lëvizjen e lentes. Aktualisht ky është motori me fokusimin më të shpejtë në gamën e Canon, por ju lejon përsëri që ta përsosni në mënyrë manuale fokusin pa pasur nevojë të çaktivizoni plotësisht fokusin automatik.

USM i tipit unazor

Motori USM i tipit unazor gjendet në shumicën e lenteve profesionale të Canon - ai ju lejon kontrollin si dhe ju siguron një shpejtësi të lartë dhe saktësi. Motori USM është mjaft i fuqishëm për të drejtuar grupe lentesh të rënda në lente telefoto të mëdha, me shpejtësi dhe me lehtësi, ndërkohë që arrin përsëri të shmangë nevojën për një sistem ingranazhi për uljen e shpejtësisë. Motorët USM paraqesin po ashtu nivele të larta të fuqisë mbajtëse, kështu që kur motori është i fikur, grupi i fokusimit i lentes qëndron në vendin e tij pa pasur nevojë për asnjë veprim tjetër. Motori USM i tipit unazor nuk është aq i qetë sa motorët STM, por ata janë përsëri jashtëzakonisht të qetë për rendimentin që sigurojnë.

Mekanizmi i motorit USM i tipit unazor përbëhet nga një rotor dhe një stator - një trup elastik me një element qeramik voltazhi piezo-elektrik të lidhur me të. Duke zbatuar një rrymë të alternuar me një frekuencë rezonante, rreth 30 000 Hz te statori, krijohen dridhje që shkaktojnë rrotullimin e vazhdueshëm të rotorit. 30 000 Hz është në gamën ultrasonike, dhe kjo është nga e kanë marrë emrin motorët USM.

Ring type USM and Mirco USM comparison diagram

EF 100-400mm f/4.5-5.6L IS II USM

Një nga lentet më të famshme për sportet dhe aksionin në gamën e lenteve Canon EF. Motori USM siguron forcën lëvizëse për regjistrimin jashtëzakonisht të shpejtë të fokusit automatik dhe për rendimentin e gjurmimit që kërkohet në fotografinë e jetës së egër dhe sporteve.

EF 100-400mm f/4.5-5.6L IS II USM lens
Motorbike rider action

Mikro USM

Ndërkohë që motori USM i tipit unazor është i projektuar për t'u përshtatur në tubin rrethor të lente, një tip tjetër i motorit USM - motori Mikro USM është krijuar për t'u përshtatur në një gamë të gjerë të lenteve pa u kufizuar në madhësinë e tubit të lentes. Në një motor mikro USM, rotori, statori dhe ingranazhi i lëvizjes janë të ndërthurur në një njësi me peshë afro sa gjysma e motorit USM të tipit unazor.

Nano USM

Nano USM është novacioni më i fundit i Canon në teknologjinë e fokusimit. I prezantuar në fillim të vitit 2016, ai ndërthur shpejtësinë e motorit USM të tipit unazor me qetësinë dhe butësinë e motorit STM. Veçoritë e këtij tipi motori e bëjnë atë ideal për regjistrimin e aksionit të shpejtë dhe të videove ku qetësia dhe fokusi i butë janë karakteristikat ideale për fokusin.

Brenda njësisë së Nano USM ka një trup metalik elastik, një element qeramik i voltazhit dhe njësia e motorit. Përdorimi dhe rregullimi i voltazhit në elementin qeramik kontrollon drejtimin dhe shpejtësinë e njësisë së motorit. Rezultati është një sistem fokusimi që ju siguron një fokus të butë me kontrollin e përsosur të shpejtësisë.

EF-S 18-135mm f/3.5-5.6 IS USM

Kjo ishte e para nga lentet e Canon që kishte Nano USM dhe është veçanërisht e dobishme kur fokusi i qetë është i domosdoshëm për kalime fokusi me pamje natyrale. Motori Nano USM ju siguron një kontroll të shkëlqyer, duke lejuar një ndjekje të butë, kur e fokusoni subjektin ndërsa ai largohet dhe afrohet te kamera juaj.

EF-S 18-135mm f/3.5-5.6 IS USM lens
Basketball players action

Motorët me lëvizje të drejtpërdrejtë

Nëse lentja që po merrni parasysh nuk ka 'USM' ose 'STM' në emrin e saj, ka mundësi që ajo të përdorë një motor më tradicional DC, ose motori i drejtpërdrejtë, që siguron fokusin automatik por nuk sjell të njëjtat përfitime të shpejtësisë së lartë, të butësisë dhe të qetësisë të teknologjive STM ose USM.