Kamerat APS-C pa pasqyrë dhe DSLR
Çfarë është APS-C?
Na e lini ne t'ju gjejmë kamerën e përsosur Canon
Kamerat e APS-C EOS R System
Duke ofruar optimumin e teknologjisë së EOS R Series, gama APS-C e kamerave pa pasqyrë sjell krijimtarinë në duart të kujtdo.
-
EOS R7
Eksploroni natyrën me një kamerë që vjen me shpejtësi dhe cilësi sensacionale figure në një trup portativ APS-C të projektuar për të ardhmen. -
EOS R10
Kryeni hapat tuaja të radhës në fotografi dhe video me një kamerë pa pasqyra EOS R System të krijuar rreth një sensori madhësie APS-C. -
- Produkt shumë i pëlqyer nga krijuesit
EOS R50 V
Shfaqni krijimtarinë me një kamera me objektiva të ndërrueshëm që i jep përparësi videos, me shumë veçori të përparuara të filmimit, për të përmirësuar përmbajtjen tuaj. -
-
- Produkt shumë i pëlqyer nga krijuesit
EOS R50
Krijoni përmbajtjen më tërheqëse me këtë kamerë EOS R pa pasqyrë, nga fotot e mprehta deri te filmat 4K dhe transmetimet e drejtpërdrejta. Të gjitha në një pajisje të dedikuar. -
-
EOS R100
Krijoni kujtime të përsosura vizuale në cilësi të jashtëzakonshme me këtë kamerë intuitive EOS R që është gjithnjë gati.
Kamerat APS-C EOS DSLR
Kamerat APS-C DSLR ofrojnë një eksperiencë tradicionale regjistrimi me një trup më të madh, me lente të ndërrueshme dhe një okular optik që të mund të shikoni me saktësi ato që regjistroni, drejtpërdrejt nëpërmjet lentes.
-
EOS 2000D
Përqafoni fotot mahnitëse 24.1-megapikselëshe dhe filmat Full HD. Zgjeroni krijimtarinë tuaj me këtë DSLR argëtuese dhe të lehtë.
Përse të zgjidhni APS-C?
Afrohuni më shumë
Faktori i prerjes i një sensori APS-C i bën objektete e vogla apo më të largëta, më të mëdha në kuadër, çka në thelbë rrit gjatësinë efektive fokale të cilitdo objektivi me 1.6x. Ky mund të jetë avantazh i madh në zhanre si p.sh. fotografia e faunës së egër, aksionit dhe e sporteve. Përdorimi i objektivave të rendimentit të lartë por ekonomikë si Canon EF 70-300mm f/4-5.6 IS II USM në një kamerë APS-C jep një gamë zmadhimi efektiv të 112-480mm, duke e çuar në territorin e supertelefotos.
Ruani cilësinë
Mund t'i prisni imazhet nga një kamerë kuadërplotë për të krijuar të njëjtin efekt në rreze, por numri i megapikselëve do të reduktohet, ndaj imazhet rezultuese do të jenë më të vogla dhe kësisoj më pak të mprehta kur zmadhohen sërish. Shkrepja me një kamerë formati APS-C mund të kursejë dhe kohë e përpjekje nga prerja manuale e tyre në stadin e redaktimit.
Kompakte dhe me peshë të lehtë
Duke qenë se sensorët APS-C janë më të vegjël, kamerat mund të bëhen më kompakte dhe të lehta, çka është ideale për fotografinë urbane dhe të udhëtimeve. Duke qenë se nga një objektiv i projektuar për kamerat APS-C kërkohet një rreth më vogël figure, objektivi mund të jetë më i vogël dhe i lehtë, dhe për pasojë edhe më ekonomik.