Klasat virtuale

Që nga sallat e leksioneve deri te laboratorët, Canon ofron zgjidhje të ridimensionueshme për mësimin hibrid, që i përshtaten të gjitha nevojave arsimore. Zbuloni se si teknologjia jonë më e fundit krijon një përvojë mësimore më të thelluar dhe gjithëpërfshirëse, kudo që studentët tuaj ndodhen. Regjistrohuni më poshtë për informacione rreth teknologjisë audiovizuale

Regjistrohuni për të mësuar më shumë rreth kësaj dhe zgjidhjeve të tjera për biznesin.

Tërhiqni më shumë vëmendje me qartësi të jashtëzakonshme

Tejçoni arsimin përtej sallës së leksioneve dhe përfshini më shumë studentë në mësimin në internet me zgjidhjet më të mira të transmetimit të Canon. Mësimi hibrid do të jetë i pranishëm për një kohë të gjatë.

Nxisni angazhimin cilësor

Cilësia e jashtëzakonshme e imazhit në 4K dhe teknologjia e ngjyrave krijojnë një përvojë më angazhuese dhe premium, pa humbur asnjë detaj.

Mësimdhënie tejet e detajuar

Tërhiqni vëmendjen me çdo shprehje fytyre, edhe në dritë të ulët, në sajë të vetëfokusimit të përsosur dhe zmadhimit 20x, në mënyrë që studentët të qëndrojnë të angazhuar.

Më shumë komunikim, më pak teknologji

Teknologjia e thjeshtë për t’u përdorur, me elemente të tilla si gjurmimi automatik i integruar, nënkupton më pak probleme dhe më shumë kohë për mësimdhënie. Vazhdoni transmetimin.

Integrim i thjeshtuar

Integroni pa mundim kamerat me përdorim nga distanca në ekosistemin tuaj ekzistues, duke përdorur një gamë të gjerë lidhjesh dhe protokollesh IP, si p.sh. NDI.

Si po nxit Universiteti i Oksfordit përsosmërinë arsimore me kamerat PTZ të Canon?

Zbuloni se pse universitetet më të mira në botë po i drejtohen Canon për zgjidhje imazherike të cilësisë më të lartë, që rrisin angazhimin e studentëve duke përmbushur standardet e tyre të jashtëzakonshme.

Flisni me ekipin e Canon për mënyrën se si mund të vazhdoni të jeni konkurrues me zgjidhjet për biznesin, të personalizuara sipas nevojave tua.

Po për sa i përket softuerit?

Projektuar për t'ju thjeshtuar jetën, këto aplikacione shtesë ofrojnë kontrolle dhe funksionalitete të mëtejshme për zgjidhjen e plotë të PTZ.

Aplikacioni i menaxhimit të disa kamerave

Monitoroni dhe menaxhoni deri në 200 kamera drejtpërdrejt nga kompjuteri juaj dhe kryeni detyra kyç, të tilla si kontrolli me disa pamje, konfigurimi dhe regjistrimi.

Aplikacioni i gjurmimit automatik

Gjurmoni automatikisht lektorët ndërsa lëvizin nëpër skenë, në sajë të këtij aplikacioni të integruar pa pagesë dhe që është i disponueshëm në të gjitha kamerat PTZ për ambiente të brendshme.

Instaloni dhe përdorni

Kamerat PTZ të Canon integrohen lehtësisht me sistemet palë e tretë, duke garantuar ndërprerje minimale në rrjedhat ekzistuese të punës. Të përputhshme me një gamë të gjerë sistemesh, duke mundësuar zgjidhje fleksibël dhe të ridimensionueshme.

Epiphan Video

Kompanitë mbështeten te shërbimet e vlerësuara me çmime të Epiphan Video, si në harduerët AV dhe në shërbimet e resë kompjuterike për një gamë të gjerë përdorimesh, që nga produksioni i eventeve në transmetim të drejtpërdrejtë dhe regjistrimi i leksioneve, deri te trajnimet për videot dhe regjistrimi i videove me rëndësi të lartë. Sistemet e regjistrimit dhe transmetimit të videove të Epiphan Pearl njihen si produktet më të besueshme dhe më të lehta për t’u përdorur në industri. Të projektuara për t’u përdorur si pajisje më vete për transmetim/regjistrim të eventeve në transmetim të drejtpërdrejtë, ose për t’u integruar si pajisje regjistrimi në sisteme më të mëdha.

Extron

Extron Electronics është një prodhues kryesor i produkteve për integrimin profesional të sistemeve AV, duke përfshirë sistemet e kontrollit AV, ndërfaqet kompjuter-video, ndërruesit, ndërruesit matricë, përforcuesit e shpërndarjes, përforcuesit e audios dhe përpunuesit e sinjalit, altoparlantët, pajisjet me kabllo çift të përdredhura dhe fibra optike, përpunuesit e paneleve video me shumë monitorë, përpunuesit e sinjalit video, produktet për transmetim dhe regjistrim AV, sistemet e shpërndarjes së zërit në klasa dhe kabllot me rezolucion të lartë.

NDI

NDI, një kompani teknologjike me zhvillim të shpejtë, po heq kufijtë e lidhshmërisë së videos dhe audios. NDI – Ndërfaqja për Pajisjet e Rrjetit – përdoret nga miliona klientë në mbarë botën dhe është përkrahur nga më shumë organizata mediatike se çdo standard tjetër IP, duke krijuar ekosistemin më të madh të produkteve IP në industri. NDI bën të mundur që disa sisteme video të identifikohen dhe të komunikojnë me njëra-tjetrën përmes rrjetit IP; ai mund të kodojë, transmetojë dhe të marrë shumë transmetime videosh dhe audiosh me cilësi të lartë, me pak vonesë dhe me saktësi të plotë të kuadrove, në kohë reale.

Sennheiser

Sennheiser është i përkushtuar ndaj zhvillimit të të ardhmes së audios, duke ofruar një teknologji novatore që transformon bashkëpunimin dhe të nxënit përmes cilësisë së jashtëzakonshme të zërit. Sennheister dhe Canon kanë një bashkëpunim të fuqishëm që kombinon mikrofonat TeamConnect Ceiling të Sennheiser me gjurmuesin e audios së kamerave PTZ të Canon. Së bashku, ata mundësojnë gjurmimin dhe inkuadrimin e saktë të folësit, duke ofruar përvoja audiovizuale cilësore dhe efikase për leksione, takime dhe prezantime.

TrackingMaster

TrackingMaster gjurmon automatikisht prezantuesit dhe folësit në sallat e leksioneve, studiot dhe sallat e konferencave.
Për këtë qëllim, një kamerë PTZ lëviz automatikisht bazuar në të dhënat e sensorëve dhe një konfigurim individual, për të regjistruar individët në këndin më të përshtatshëm të mundshëm. Për më tepër, TrackingMaster e bën zonën e prezantimit inteligjente. Bazuar në pozicionet e pikasura në sallë, mund të aktivizohen automatizime të ndryshme. Për shembull, kamera mund të zmadhojë automatikisht kur folësi i afrohet podiumit dhe mikrofoni do të riaktivizohet automatikisht.

WolfVision

WolfVision është një lider i njohur në mbarë botën për projektimin dhe prodhimin e zgjidhjeve novatore për prezantime valore, konferenca në ueb, bashkëpunim dhe kamera për dokumente. Produktet e tij të vlerësuara me çmime janë një element kyç në institucionet arsimore, hapësirat e takimeve të korporatave dhe sallat e gjyqeve në të gjithë botën, duke lehtësuar komunikimin dhe bashkëpunimin efikas.

Artikuj dhe raste studimore të ngjashme

Transmetim i drejtpërdrejtë i leksioneve

Jepni mësime në internet me kamerat e transmetimit të drejtpërdrejtë të Canon dhe kineasten Tania Hoser.

Transmetimi i leksioneve në kamerat PTZ

Universiteti IULM i Milanos tregon se si një konfigurim i automatizuar shumëkamerësh 4K ka transformuar mësimdhënien gjatë periudhës së ndalimit të lëvizjes duke sjellë mundësi të reja biznesi.

Përgatitja e cikleve të punës për të ardhmen me kamerat PTZ të Canon

Zbuloni se si kamerat PTZ të Canon, rregullatorët fizikë dhe programet mund të transformojnë konfigurimet tuaja shumëkamerëshe në distancë

Aplikacioni Canon PTZ Auto Tracking në veprim

Drejtori i fotografisë Max Elgar shpjegon se si ka përdorur kamerën PTZ CR-N700 të Canon-it me gjurmim automatik për të kapur një mesazh jetësor për ndryshimin e klimës.

Çfarë e bën një kamerë të përshtatshme për transmetim të drejtpërdrejtë?

Zbuloni teknologjinë e transmetimit të drejtpërdrejtë të kamerave Canon, e cila mund t’ju ndihmojë t’i bëni të suksesshme transmetimet tuaja të drejtpërdrejta.

Flisni me ekipin e Canon për mënyrën se si mund të vazhdoni të jeni konkurrues me zgjidhjet për biznesin, të personalizuara sipas nevojave tua.

Zgjidhje të ngjashme

Zgjidhjet e regjistrimit

Nga eventet e rëndësishme të korporatës deri te leksionet e papërsëritshme universitare, produktet dhe teknologjitë e Canon ju lejojnë të regjistroni në mënyrë të besueshme dhe të ndani aksionin, kudo dhe kurdo që ndodh.

Fotogrametria 3D

Zbuloni zgjidhjen tonë për fotogrametrinë 3D. Nga prodhimi në shëndetësi, Canon ofron harduer, softuer dhe mbështetje teknike. Mësoni më shumë këtu.

Zgjidhje inspektimi

Zbuloni zgjidhjen tonë tërësore për inspektim. Për sektorët e manifakturës, infrastrukturës dhe mjekësorë, Canon ofron harduer, softuer dhe mbështetje teknike.

Zgjidhje fotografie dhe videosh për korporata

Mësoni më shumë për zgjidhjet tona për fotografi dhe video për korporata. Nga marka deri te përmbajtjet e marketingut, Canon ofron pajisje, programe dhe mbështetje teknike.

Zgjidhje në video dhe programe për të përmirësuar produktet tuaja

Përmirësoni fotografitë komerciale me mjetet tona të fotografisë së tregtisë elektronike të nivelit më të lartë. Shkrepni në mënyrë efikase fotografi mahnitëse të produkteve me pajisjet dhe softuerin tonë të avancuar.

Zgjidhjet për fotokabinat

Mësoni për zgjidhjen tonë tërësore për fotokabinat. Canon ofron harduer, softuer dhe mbështetje teknike që plotëson nevojat tuaja për fotokabina.

Zgjidhje biometrike: harduerë dhe softuerë

Mësoni më shumë për zgjidhjet tona për sigurinë dhe biometrikën. Nga kamerat te skanerët, Canon ofron harduerë, softuerë dhe mbështetje teknike.

Jini në avantazh

Regjistrohuni për lajme të fushës, ftesa në aktivitete, tendenca, publikime të produkteve dhe përditësime të firmuerit