Cilësi & Shpejtësi PIXMA

Sfera jonë PIXMA është krijuar për të arritur cilësinë më të lartë të printimit. Kombinimi i teknologjive unike të printimit me kutitë e bojrave dhe letrën e Canon siguron rezultate të jashtëzakonshme, me cilësi të laboratorit fotografik.

quality-banner-310x180_v2.png

Teknologjia FINE

Provoni fotografi me detaje mahnitëse

FINE është teknologjia unike e Canon e kokës së printimit në zemër të çdo printeri PIXMA që mundëson printimin e shpejtë të fotografive me detaje mahnitëse. Saktësia e lartë e vendosjes së bojës arrihet me përdorimin e një numri të madh vrimash të dendura të pozicionuara në mënyrë mikroskopike të prodhuara me një proces fotolitografie.

Sistem boje hibride

Tekst i qartë dhe ngjyra fotografie të gjalla

Për riprodhim të shkëlqyer të ngjyrave në grafikë dhe tekst të mprehtë në dokumenta, shumë printerë PIXMA përdorin bojë me pigmente dhe bojra të zeza me pigmente. Bojrat me pigmente përdoren për printime fotografike me cilësi të jashtëzakonshme me ngjyra të gjalla, ndërsa bojrat e zeza me pigmente prodhojne printime të qarta, të pastra të gërmave të vogla dhe vijave të mprehta.

hybrid-inks-banner-370x180.png
photo-inks-banner-370x180.png

Bojëra fotografish

Fotografi cilësore, që jetojnë shumë në shtëpinë tuaj

Ruani kujtimet për gjithë jetën. Një kombinim i bojërave origjinale Canon dhe letrave fotografike Canon rrit në maksimum aftësinë mahnitëse të printimit të teknologjisë FINE të kokës së printimit duke rezultuar në fotografi më të gjalla dhe më të bukura të cilat i rezistojnë më gjatë zbehjes të ngjyrave.

Bojërat ChromaLife100+ ofrojnë më tepër në riprodhimin e ngjyrave dhe të zezë më të thellë për fotografi më të gjalla. Printimet mund të zgjatin mbi 200 vjet në album fotografish, afro 40 vjet në ekspozim prapa xhamit (rezistencë drite) dhe 10 vjet pa xham (rezistencë gazi).