Objektiva për DSLR

Canon EF 70-200mm f/2.8L USM

Një lente telefoto me rendiment të lartë e serisë L, me hapjen konstante të diafragmës f/2.8, ideale për kushtet e ndriçimit të dobët dhe aksionin.

Përfitimet

  • Performancë e lartë, lentë zmadhimi telefoto e serive L

  • Hapje maksimale e qëndrueshme f/2.8

  • Katër elementë UD të lentes

  • Fokusim minimal 1.5m

  • Rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

  • Hapje me tetë tehe

  • Motor USM AF i llojit unazë

Veçoritë e detajuara

  • Një zmadhim aq i mirë sa një lente kryesore

    Një nga lentat e zmadhimit telefoto me fine në linjën EF, nga ana optike e krahasueshme me një lente kryesore. Katër elementë xhami-UD për të korrigjuar shtrembërimet kromatike dhe grupet e zmadhimit të shumëfishtë lejojnë fokusim të brendshëm i cili rezulton në cilësi të lartë imazhi në gamën e zmadhimit. E ndërveprueshme me EF 1.4x dhe 2x të përparuara.

  • Hapje e shpejtë, e qëndrueshme

    Shkrepja në kushte të dobëta drite është e mundur falë hapjes me shpejtësi maksimale të lentës me f/2.8 e cila qëndron konstante gjatë gamës të zmadhimit. Një hapje e tillë jep gjithashtu kontroll mbi thellësinë e fushës.

  • Cilësia e serisë L

    Seria L eshte sfera profesionale kryesore e lentave Canon, duke perfaqesuar më të mirën në optikat EF të krijuara me saktesi. Lentat e serisë L kombinojnë rendiment të shkëlqyer me trajtimin superlativ dhe janë të qëndrueshme ndaj pluhurit dhe lagështirës.

  • Fokusimi ultrasonik

    Një motorr ultrasonik i llojit unazë drejton fokusimin automatik jashtëzakonisht shpejt dhe pothuajse në heshtje. Rrotullimi i mbajtjes i shkëlqyeshëm siguron se pika e fokusit arrihet saktësisht, pa rregjistruar më tej. Për më tepër, mbivendosja manuale gjatë gjithë kohës është e disponueshme, duke e bërë të mundshëm të rregullohet fokusi pa dalë nga modaliteti AF.

  • Veshja Super Spectra

    Veshjet Super Spectra sigurojnë ekuilibër të saktë të ngjyrës dhe përmirësojnë kontrastin. Ato gjithashtu zvogëlojnë hijet dhe shkëlqimin – një problem i zakonshëm i shkaktuar nga drita që rikthehet nga një sensor i kamerës.

  • Pajisjet shtesë

    Është i përfshirë edhe një kapak lenteje dhe një kasë e butë.

Aksesorët përkatës

  • Objektiva për DSLR

    Zgjatuesi EF 1.4x III

    Një zgjatues i kategorisë profesionale që e rrit gjatësinë fokale të lenteve të serisë L me 1,4x.
  • Objektiva për DSLR

    Zgjatuesi EF 2x III

    Një zgjatues i kategorisë profesionale që e rrit gjatësinë fokale të lenteve të serisë L me 2x.
  • Aksesor objektivi

    Tub Zgjatimi EF 12 II

    Kur përdoret me lentet e zgjedhura, ky tub zgjatimi 12mm lejon fokusim shumë më të afërt.

  • Aksesor objektivi

    Tub Zgjatimi EF 25 II

    Kur përdoret me lentet e zgjedhura, ky tub zgjatimi 25mm lejon fokusim shumë më të afërt.

  • Aksesor objektivi

    Lens Hood ET-83B II

    Bën për pjesën para të lentes EF 200mm f/2.8L II USM, duke reduktuar 'flakërimin' e shkaktuar nga drita që shkëlqen direkt mbi elementin e parmë të lentes.
  • Aksesor objektivi

    Tapë lenteje E-77II

    Mbron lenten tuaj Canon kur nuk përdoret.
  • Aksesor objektivi

    Kapaku i pluhurave i lentes E

    Mbron lenten tuaj Canon kur nuk përdoret.
  • Aksesor objektivi

    Filtër polarizues rrethor PL-C B 77mm

    Një filtër polarizues për lentet me diametër 77mm të fijes të filtrit.
  • Aksesor objektivi

    Filtër mbrojtës objektivi 77mm

    Mbron elementin përpara të lentes nga papastërtitë dhe dëmtimet. Bën për lentet me fije filtri 77mm.
  • Aksesor objektivi

    Objektiv për afër 500D 77mm

    Bashkohet me lenten e kamerës tuaj, duke ju lejuar t'i shkoni më afër objekteve të vogla. Bën për lentet me fije filtri 77mm.
  • Aksesor objektivi

    Çantë objektivi me zinxhir LZ1324

    Kasë e butë mbrojtëse për lentet e zgjedhura EF.
  • Aksesor objektivi

    Kapak kundër shiut për kamerë ERC-E4S

    Mbron kamerën dhe lenten nga moti, dhe ju lejon të vazhdoni të shkrepni. Madhësi e vogël.
  • Objektiva këndgjerë

    Arrini një fushëpamje më të gjerë dhe përfshini më shumë në kuadër me anë të objektivave tanë këndgjerë.
    Mësoni më shumë