CANON EOS R5

Procesim figure "Dual Pixel RAW"

Në modalitetin "Dual Pixel RAW", "EOS R5" u mundëson fotografëve të kryejnë rregullime të pabesueshme të fotove që shkrepin – pasi t'i kenë shkrepur. Rregulloni pozicionin e mprehtësisë, efektin bokeh dhe ndriçimin në portrete, si dhe përdorni qartësinë e sfondit për t'i pasur peizazhet në optimumin e tyre.

Si funksionon

Çdo piksel në sensorin 45-megapikselësh të "EOS R5" përbëhet nga dy fotopozicione. Në modalitetin "Dual Pixel RAW", kapen dy foto çdo herë që shkrepni: njëra me fotopozicione të dorës së majtë dhe tjera me të së djathtës. Duke krahasuar pamjet shumë pak të ndryshme të secilës prej këtyre pamjeve, mund të integrohet një skemë thellësie në skedarin RAW, duke mundësuar rregullime të lehta në rezultatin përfundimtar në bazë të këtyre të dhënave 3D.

Rregullimet e "Dual Pixel RAW" bëhen përmes programit "Canon Digital Photo Professional" që ofrohet falas. Risi në rastin e "EOS R5" është mundësia për të pasur "Portrait Relighting" dhe "Background Clarity" në kamerë.

Portrait Re-Lighting

(në kamerë)

Ky funksion i ri në kamerë ndryshon pamjen e ndriçimit në fytyrën e subjekteve në portrete. Pamja e intensitetit, përhapja dhe drejtimi i dritës mund të ndryshohet në pasprocesim, duke mundësuar ndriçimin apo errësimin dhe ripozicionimin e hijeve, duke simuluar efektin e një reflektori.

Background Clarity

(në kamerë)

Zbatojeni përforcimin e qartësisë me përzgjedhje në sfondin e fotove në menynë e modifikimit RAW të kamerës – ideale për fotografinë e peizazheve kur ka nevojë të pritet mjegulla në distancë, duke e bërë sfondin më të qartë.

Pa qartësi të optimizuar sfondi

Me qartësi të optimizuar sfondi

Mikrorregullimi i fotos

(programi "Digital Photo Professional")

Duke përdorur programin falas "Digital Photo Professional", pika maksimale e mprehtësisë mund të zhvendoset lehtë nga pozicioni i përdorur kur është shkrepur fotoja. Kjo është ideale për fotografët e portreteve që dëshirojnë të akordojnë imët mprehtësinë, nëse sytë e subjektit nuk janë siç duhet në fokus p.sh.

Zhvendosja e efektit bokeh

(programi "Digital Photo Professional")

Duke përdorur "Dual Pixel RAW Optimizer" në programin tonë DPP, pamja e ndjesia e zonave jashtë fokusit të një fotoje mund të rregullohet duke ndryshuar perspektivën e fotos nga e majta në të djathtë.

Ulja e vezullimit dhe e hijezimit

(programi "Digital Photo Professional")

Një funksion tjetër i "Dual Pixel RAW Optimizer" në softuerin DPP ndihmon në reduktimin e paraqitjes së artefakteve për shkak të burimeve të dritës së ndriçuara në kuadër. Pamjet dypikselëshe nga e majta dhe e djathta krahasohen dhe këmbehen me përzgjedhje që të mund të minimizohen apo shmangen zonat me vezullim dhe hijezim.

Profesionalizëm i Fotografisë Digitale

"Digital Photo Professional (DPP)" është një program procesimi, shikimi dhe modifikimi fotosh RAW me rendiment të lartë për kamerat elektronike "EOS" dhe modelet "PowerShot" me kapacitet për RAW.

Artikujt e lidhur

  • ARTIKULLI

    Shkrepjet e para me "Canon EOS R5": nxjerrja e natyrës në detaje të bukura

    Ulla Lohmann dhe Robert Marc Lehmann në lidhje me faktin si i ka ndihmuar sensori 45 MP dhe vetëfokusimi me ndjekje të syve i "Canon EOS R5" për të nxjerrë poza spektakolare.

  • ARTIKULLI

    Filmimi në 8K dhe 4K të mbimoduluar në "Canon EOS R5"

    Në filmimet e para me "Canon EOS R5", Martin Bissig dhe Ivan D’Antonio eksploruan se si aftësitë e modelit në 8K ulin kohën e shkrepjes dhe shtojnë zgjerojnë mundësitë krijuese.

  • ARTIKULLI

    Canon EOS R5: 10 veçoritë që s'duhet të humbisni

    Zbuloni veçoritë që bëjnë "EOS R5" të ndryshojë rregullat e lojës, duke përfshirë mundësinë për të shkrepur foto 45MP me deri në 20fps dhe filmime 8K RAW.

  • ARTIKULLI

    Canon EOS R5 vs EOS R6 – cili është modeli i duhur për ju?

    "Canon" prezanton jo një, por dy kamera revolucionare kuadërplota pa pasqyrë. Cili është ai që ju duhet? U hedhim një sy "EOS R5" dhe "EOS R6" krah për krah.