CANON EOS R5

Cilësia e imazhit

EOS R5 realizon cilësi figure që i shpërfill pritshmëritë. Një sensor 45-megapikselësh punon së bashku me procesorin e figurës DIGIC X, duke ju treguar se çfarë mund të arrijë sistemi teknikisht i avancuar EOS-R.

Rezolucion 45-megapikselësh dhe procesor "DIGIC X"

Në zemër të EOS R5 është një sensor krejt i ri CMOS kuadërplotë 45-megapikselësh që jep nivele cilësie figure të padëgjuara më parë. Detajet dhe qartësia janë thjesht mahnitëse, siç është dhe riprodhimi i ngjyrave, gradacioni tonal dhe diapazoni dinamik. Sensori punon me ndjeshmëri maksimale prej ISO 51,200 ndaj mund ta shfrytëzoni më së miri cilësinë sensacionale të figurës së EOS R5 edhe në kushte ndriçimi të ulët.

Një procesor figure "DIGIC X" me projektim të posaçëm i merr të dhënat nga sensori i kamerës dhe krijon skedarë fotografikë cilësie të jashtëzakonshme. Zhurma dixhitale mbahet në minimum - jo vetëm në cilësime të larta ISO, po në të gjitha ndjeshmëritë. Mprehtësia përmirësohet me një rregullim krejt të ri të qartësisë dhe ka dhe diapazon dinamik ekstra, falë teknologjisë "Lighting Optimizer (ALO)" dhe "Highlight Tone Priority+".

© Ulla Lohmann / Canon Ambassador

A paraglider with a yellow canopy high above the lush German Alps

© Ulla Lohmann / Canon Ambassador

© Robert Marc Lehmann

Montimi RF

"EOS R5" është një kamerë që shfrytëzon më së miri zhvillimet teknike që janë pjesë e sistemit "EOS R". Kjo përfshin mbërthyesen e objektivit RF, me diametrin e gjerë 54 mm dhe distancë 20 mm të menteshës që lejon modele optike që më parë konsideroheshin të pamundura.

Mbërthyesja RF transmeton gjithashtu të dhëna mes objektivit dhe trupit të kamerës deri në dhjetë herë shpejtësinë e mbërthyese të objektivit EF. Kjo mundëson vetëfokusim më të shpejtë, sistem të ri inteligjent fotostabilizimi dhe nivele të reja procesimi figure brenda kamerës, duke përdorur teknologji si "Digital Lens Optimizer" për të maksimizuar cilësinë e figurës dhe për të ndihmuar objektivat të veprojnë në optimumin e vet.

Imazhe me rezolucion të lartë deri në 400MP

Me Firmware Version 1.81 mund të krijoni imazhe me rezolucion të lartë deri në një 400MP të pabesueshme në kamerë. Falë funksionit IBIS High Resolution, kur vendosni stativ, EOS R5 mund të marrë nëntë imazhe të njëpasnjëshme, duke lëvizur pak sensorin për çdo imazh duke përdorur mekanizmin e integruar IS dhe duke i bashkuar imazhet në kamerë. Kjo i lejon kamerës të imitojë pikselë edhe më të vegjël, duke arritur kështu një imazh me rezolucion më të lartë prej afërsisht 400MP.

IBIS high resolution
IBIS High Resolution ON

IBIS High Resolution ON

IBIS High Resolution OFF

IBIS High Resolution OFF

Fotostabilizues me 8 nivele1

EOS R5 është kamera e parë EOS me fotostabilizim të integruar, që ofron 5 akse lëvizjeje që mbrojnë ndaj dridhjes së kamerës kur shkrepet me objektiva që nuk kanë fotostabilizues të tyrin. Por, kur në EOS R5 vendoset objektiv i pajtueshëm RF me fotostabilizim, të dy sistemet e fotostabilizimit punojnë së bashku duke krijuar një sistem inteligjent fotostabilizimi që realizon një avantazh të pabesueshëm me 8 nivele.

Kjo mjafton për të mundësuar fotografi me aparate dore në shpejtësi shumë të gjata të shkrehësit pa frikën e turbullimit nga dridhja e kamerës. Thjesht përfytyroni të keni mundësinë të përdorni qëllimisht një shpejtësi të ulët shkrehjeje, për të kapur lëvizjen e një ujëvare me kamerë dore – thjesht një nga mënyrat që EOS R5 u mundëson fotografëve të rinj të jenë krijues.

Pa fotostabilizim

© Ulla Lohmann / Ambasador i Canon

Fotostabilizim me 8 nivele

© Ulla Lohmann / Ambasador i Canon

IS dixhital i filmit

Një fotostabilizues i integruar elektronik me 5 akse vepron gjithashtu gjatë shkrepjes së videove*. Ky punon së bashku me sistemin fotostabilizues të kamerës dhe atë të vetë objektivit, për të arritur nivele shumë të larta fotostabilizimi. Kjo u jep filmimeve me kamera dore një pamje e ndjesi të shtruar e profesionale që është ideale për filmimin e dokumentareve dhe projekteve krijuese filmike.

* Sistemi "Movie Digital IS" nuk ofrohet kur shkrepni në 8K RAW

Formati i figurës HEIF

Së bashku me skedarët JPEG dhe CR3 RAW, "EOS R5" mund dhe të regjistrojë skedarë HEIF (High Efficiency Image Format). Ky format skedarësh fotografikë të gjeneratës së re vjen me cilësi më të lartë figure se skedarët JPEG, por me pak a shumë të njëjtën madhësi skedari. Formati lejon dhe ngjyra 10-bitëshe për diapazon më të lartë dinamik, duke lejuar shkrepjen e pamjeve HDR PQ.

Skedarët HEIF mund dhe të procesohen në kamerë duke krijuar skedarë JPEG me një diapazon më të gjerë dinamik se skedarët e zakonshëm JPEG.

Artikujt e lidhur

  • ARTIKULLI

    Shkrepjet e para me "Canon EOS R5": nxjerrja e natyrës në detaje të bukura

    Ulla Lohmann dhe Robert Marc Lehmann në lidhje me faktin si i ka ndihmuar sensori 45 MP dhe vetëfokusimi me ndjekje të syve i "Canon EOS R5" për të nxjerrë poza spektakolare.

  • ARTIKULLI

    Filmimi në 8K dhe 4K të mbimoduluar në "Canon EOS R5"

    Në filmimet e para me "Canon EOS R5", Martin Bissig dhe Ivan D’Antonio eksploruan se si aftësitë e modelit në 8K ulin kohën e shkrepjes dhe shtojnë zgjerojnë mundësitë krijuese.

  • ARTIKULLI

    Canon EOS R5: 10 veçoritë që s'duhet të humbisni

    Zbuloni veçoritë që bëjnë "EOS R5" të ndryshojë rregullat e lojës, duke përfshirë mundësinë për të shkrepur foto 45MP me deri në 20fps dhe filmime 8K RAW.

  • ARTIKULLI

    Canon EOS R5 vs EOS R6 – cili është modeli i duhur për ju?

    "Canon" prezanton jo një, por dy kamera revolucionare kuadërplota pa pasqyrë. Cili është ai që ju duhet? U hedhim një sy "EOS R5" dhe "EOS R6" krah për krah.

    1. 8 nivele sipas standardit CIPA me "RF 24-105mm F4 L IS USM" në gjatësi fokale prej 105 mm.