CANON EOS R5

Teknologji e avancuar vetëfokusimi

"EOS R5" fokusohet me shpejtësi, saktësi e precizion të jashtëzakonshëm – duke pasur mundësinë të njohë e gjurmojë subjektet teksa lëvizin në skenë. Shkrepini fotot me mprehtësi e qartësi optimale përplot me detaje.

Teknologji e avancuar vetëfokusimi

© Martin Bissig / Ambasador i Canon

"Dual Pixel CMOS AF II" me 5940 zona dhe mbulim tërësor

Kudo që t'ju pozicionohet subjekti "EOS R5" mund ta gjejë dhe të fokusohet mbi të me shpejtësi, duke përdorur 5940 zona vetëfokusimi që mbulojnë thuajse 100% të kuadrit. Këto zona fokusimi mund të përdoren së bashku, veçmas apo dhe në zona që mund të lëvizen nëpër kuadër sipas vendit ku ndodh aksioni.

Pikat e vetëfokusimit mund të zgjidhen me një multikomandë të posaçme mbrapa kamerës ose duke përdorur ekranin me prekje – duke e prekur kur është në modalitet pamjeje të drejtpërdrejtë ose duke e përdorur si bllok prekjeje kur e keni kamerën në sy.

© Martin Bissig / Canon Ambassador

© Robert Marc Lehmann

© Ulla Lohmann / Canon Ambassador

Inteligjenca artificiale me trajnim të thelluar dhe njohja e subjektit

Sistemi i vetëfokusimit "EOS ITR AF X" te "EOS R5" është programuar duke përdorur inteligjencë artificiale me trajnim të thelluar, të krijuar fillimisht për kamerën tonë revolucionare "EOS-1D X Mark III DSLR". Në modalitetin e pikasjes së fytyrës/syve, sistemi i njeh me saktësi fytyrat, duke përfshirë ato në profil ku dallohet vetëm njëri sy. Kjo siguron që subjektet të mbahen të qarta edhe kur lëvizin paparashikueshëm dhe kur ka thellësi të ulët pamjeje. Dhe nëse personi kthehet ndryshe për një çast, koka e tij vijon të gjurmohet që fytyra të jetë e qartë kur të kthehet sërish nga kamera.

Për më tej inteligjenca artificiale me trajnim të thelluar e "EOS R5" është programuar me aftësinë për të njohur e gjurmuar macet, qentë dhe shpendët – duke u fokusuar ose në trupat, fytyrat, ose në sytë e tyre. Kjo e bën fotografimin e natyrës më të lehtë se kurrë më parë, sidomos për subjekte si p.sh. zogjtë në fluturim.

© Robert Marc Lehmann

Fokusim i shpejtë e i ndjeshëm

"EOS R5" mund të fokusohet në vetëm 0,05 sek – një arritje që kryeson kategorinë për kamerat kuadërplota pa pasqyrë.1 Vetëfokusimi është gjithashtu funksional në nivele ndriçimi aq të ulëta sa -6EV,2 që përkon thuajse me ndriçimin që jep gjysmëhëna.

Kjo ndjeshmëri e pabesueshme ndaj dritës i mundëson "EOS R5" të fokusohet me apertura maksimale prej vetëm f/22, duke u mundësuar telekonvertuesve të përdoren me objektiva aperture relativisht të ngadaltë, dhe objektiva supertelefoto shumë kompaktë si p.sh. "RF 600mm F11 IS STM" dhe "RF 800mm F11 IS STM".

Veprimet e vetëfokusimit me gjurmim

Veprimet e vetëfokusimit me gjurmim të "AI Servo" të kamerës mund të rregullohen duke modifikuar parametrat si p.sh. "Tracking sensitivity" ose "acceleration/deceleration tracking", ose duke zgjedhur një prej katër rasteve "case" – konfigurime që janë ideal për lloje të ndryshme fotografie.

"EOS R5" tani përfshin "Case A", që zgjedh automatikisht një prej katër rasteve të vetëfokusimit specifike sipas subjektit, në përputhje me çfarë po fotografohet.

Fokusimi manual

Kur fokusoni manualisht mund të përdoren tri mënyra ndihmese fokusimi, për të garantuar që pika kritike e fokusit të jetë pikërisht aty ku e dëshironi.

• Focus Magnification
Duke zmadhuar figurën, fillimisht me 6-fish në vijim me 15-fish, do të keni mundësi ta shihni më mirë figurën dhe të gjykoni për fokusin.

• Focus Peaking
Skajet në pjesët në fokus të skenës ravijohen sipas ngjyrave që zgjidhni.

• Dual Pixel Focus Guide
Vërejtur fillimisht në kamerën tonë "Cinema EOS C300 Mark II", "Dual Pixel Focus Guide" përdor teknologjinë "Dual Pixel CMOS AF II" për të matur saktë distancën e subjektit nga kamera dhe për ta krahasuar këtë me cilësimin aktual të fokusit manual. Një udhëzues grafik tregon nëse pikëfokusimi është përpara apo mbrapa, vlerën e matura nga kamera dhe bëhet i gjelbër kur dy vlerat përkojnë, duke treguar kështu fokusim të përpiktë.

Sistemi e bën më të lehtë tërheqjen manuale të fokusit dhe u jep filmuesve atë përpikëri kritike që u duhet për punë në rezolucionet 4K dhe 8K.

Këto tri mjete mund të përdoren me objektiva të pajtueshme RF, objektiva EF apo kinoobjektiva fokusimi manual.

© Ulla Lohmann / Ambasador i Canon

Artikujt e lidhur

  • ARTIKULLI

    Shkrepjet e para me "Canon EOS R5": nxjerrja e natyrës në detaje të bukura

    Ulla Lohmann dhe Robert Marc Lehmann në lidhje me faktin si i ka ndihmuar sensori 45 MP dhe vetëfokusimi me ndjekje të syve i "Canon EOS R5" për të nxjerrë poza spektakolare.

  • Një çiklist me mountain-bike hidhet në ajër përkundër diellit. Fotoja është shkrepur nga poshtë dhe është inkuadruar nga lulëkuqet dhe bari në faqen e kodrës

    ARTIKULLI

    Filmimi në 8K dhe 4K të mbimoduluar në "Canon EOS R5"

    Në filmimet e para me "Canon EOS R5", Martin Bissig dhe Ivan D’Antonio eksploruan se si aftësitë e modelit në 8K ulin kohën e shkrepjes dhe shtojnë zgjerojnë mundësitë krijuese.

  • ARTIKULLI

    Canon EOS R5: 10 veçoritë që s'duhet të humbisni

    Zbuloni veçoritë që bëjnë "EOS R5" të ndryshojë rregullat e lojës, duke përfshirë mundësinë për të shkrepur foto 45MP me deri në 20fps dhe filmime 8K RAW.

  • Një burrë që mban përkrah një kamerë "Canon EOS R6".

    ARTIKULLI

    Canon EOS R5 vs EOS R6 – cili është modeli i duhur për ju?

    "Canon" prezanton jo një, por dy kamera revolucionare kuadërplota pa pasqyrë. Cili është ai që ju duhet? U hedhim një sy "EOS R5" dhe "EOS R6" krah për krah.

    1. Nga 3 qershori 2020, mes kamerave elektronike me objektiva të ndërsjellë, me sensor figure të barasvlershëm me të kuadërplotave 35mm me vetëfokusim me pikasje kontrasti dhe faze në rrafshin e figurës. Llogaritur nga rezultatet e shpejtësisë së matur të fokusit automatik AF, bazuar në udhëzimet e CIPA-s (ndryshon në varësi të kushteve të regjistrimit dhe lentes së përdorur). Matur duke përdorur metoda të brendshme. Kushtet e matjes: EV12 (temperatura e ambientit/ISO 100), Modaliteti manual, me RF 24-105mm F4L IS USM (me gjatësi fokale 24mm) me parametrat e mëposhtëm: shkrehësi i lëshuar me butonin e shkrehjes, vetëfokusim 1-pikësh (vetëfokusim qendrore), vetëfokusim me një shkrepje.
    2. Gjatë shkrepjes së fotove me objektiv f/1.2, Centre AF point, One-Shot AF, në 23°C/73°F, ISO100. Me përjashtim të objektivave RF me "Defocus Smoothing Coating"