CANON XF605

Lidhje profesionale

Mundësi të shumanshme të lidhjes

Pavarësisht përmasave kompakte, XF605 ofron një larmi të plotë folesh profesionale, duke përfshirë 12G-SDI për nxjerrjen e sinjalit të pangjeshur 4K përmes një ndërfaqeje të vetme, dalje HDMI, USB Type-C, dy hyrje XLR etj.

XF605

Mbërthyese shumëfunksionale aksesorësh

XF605 vjen me një mbërthyese shumëfunksionale aksesorësh me kontakte elektronike. Aksesorët e pajtueshëm mund të përdoren për të zgjeruar kapacitetet ekzistuese të kamerës, duke ofruar fleksibilitet maksimal në terren.

XF605

Fleksibilitet i zgjeruar zanor

Dy hyrjet XLR në dorezën e XF605 ofrojnë lidhje të drejtpërdrejtë mikrofonash profesionalë. Komandat e pavarura zanore ofrojnë monitorim të saktë të niveleve të zërit, duke siguruar regjistrimin optimal të zërit për produksionet tuaja. Ofrohet dhe regjistrimi në zë katërkanalësh kur kombinohet hyrjet XLR, 3.5mm ose e mikrofonit të brendshëm Stereo.

XF605

Fleksibilitet daljeje njëkohëshe

Me opsionet e daljes njëkohëshe për EVF, LCD, SDI dhe HDMI, XF605 mund të përshtatet lehtë për shikim të shumëfishtë dhe regjistrim të jashtëm duke përdorur nj larmi pajisjesh. Edhe EVF, edhe LCD mbështetin funksionet View Assist, duke u mundësuar operatorëve të konfigurojnë në detaj ekspozimin për përmbajtjen HDR.

REGJISTROHUNI TANI

Regjistroni interesin tuaj për Canon XF605

Bëhuni i pari që merrni përditësimet e fundit për Canon XF605, oferta nga Canon, këshilla dhe udhëzues, lajmet e fundit dhe ftesa për në aktivitetet vendore.

Artikuj të ngjashëm

  1. Paraqitja vizuale e Canon XF605 e shfaqur në këto materiale fotografike dhe video mund të ndryshojë nga produkti komercial.