XF605 vjen me lidhje 12G-SDI, Wi-Fi dhe Ethernet që mbështetin transmetim përmes IP në H.264, ideal për transmetime të drejtpërdrejta.
CANON XF605
XF605 vjen me lidhje 12G-SDI, Wi-Fi dhe Ethernet që mbështetin transmetim përmes IP në H.264, ideal për transmetime të drejtpërdrejta.
Si kamera e parë profesionale XF Series që mbështet dalje videoje (UVC) nga foleja USB-C, XF605 mund të përdoret si kamerë interneti. Mbështetet edhe USB PTP duke mundësuar importimin e skedarëve nga kamera drejt një kompjuteri.
XF605 është i pajtueshëm ne një larmi zgjidhjesh telekomandimi me tel dhe valë. Mbështet telekomandën shumëfunksionale Canon RC-V100 dhe opsionin e ri Browser Remote, që është optimizuar për shkrepje nga një operator duke përdorur celularin apo tabletën. Për komandimin e XF605 mund të përdoren edhe telekomandat e pajtueshme si RC-IP100 si pjesë të një konfigurimi shumëkamerësh me kamera Canon PTZ dhe kamerat e zgjedhura Cinema EOS.
Shfrytëzoni aplikacionin Content Transfer Mobile për të njësuar transferimet e rrjetit ose përdorni Wi-Fi apo folenë e integruar Ethernet për t'u lidhur me FTP.
REGJISTROHUNI TANI
ARTIKULLI
Filmografi, Sébastien Devaud, flet për rolin kyç që luajnë kamerat profesionale Canon XA dhe XF në produksionet e tij.
ARTIKULLI
DoP, Peter Demetris, bëri një provë të kamerës profesionale Canon XA45 gjatë një filmimi videoje muzikore – këtu ai rrëfen pesë funksionet e tij të preferuara.
TË REJAT MBI PRODUKTET
Mbërthyese e re, dizajn i ri, mundësi të reja… Zbuloni se si aparati i fuqishëm e kompakt Super 35mm nga Canon mund t'jua zgjerojë opsionet krijuese.
Paraqitja vizuale e Canon XF605 e shfaqur në këto materiale fotografike dhe video mund të ndryshojë nga produkti komercial.