Canon imagePROGRAF PRO-300 A3 Printer
Blank-Rect Image

Canon imagePROGRAF PRO-300

Falë teknologjisë së printimit "imagePROGRAF PRO" dhe softuerit të jashtëzakonshëm, e keni të garantuar ciklin e saktë të printimit. Gjithnjë.

PRINTONI ME VETËBESIM. GJITHNJË.

Shpjereni printimin në një nivel krejt të ri me një printer të bukur kompakt profesional A3+ që ka të gjitha cilësitë e gamës "imagePROGRAF PRO", duke ju ofruar çdo herë printime cilësie të pasur, vibrante dhe të shkëlqyer galerie.

Shikoni specifikimet e plota

Canon imagePROGRAF PRO-300 A3 Printer

Specifikimet

Borderless Printing

Printimi pa Bordura

A3+ pa bordura

3.0''

EKRAN 3,0' IN

LCD

10

10

BOJËRA TË VEÇUARA

Chroma Optimizer

Optimizuesi Chroma

BOJË TRANSPARENTE

High Longevity

Jetëgjatësi

BOJË ME PIGMENT

WIFI & Ethernet

"WI-FI" dhe "Ethernet"

LIDHJET

Shikoni specifikimet e plota

Awards

Print with confidence. Always

Printoni me vetëbesim. Gjithnjë.

Canon imagePROGRAF PRO-300

Printimi i cilësisë profesionale është i lehtë me modelin kompakt A3+ imagePROGRAF PRO-300.

Shikoni videon

Përmasa të vogla, potencial i madh

Më i vogël se "PIXMA PRO-10S", ky printer i stilizuar e kompakt A3+ është në zemër të prodhimtarisë suaj krijuese, duke u lidhur me lehtësi me kompjuterin apo "Mac" me anë të "Wi-Fi" ose "Ethernet".

Small footprint, big potential
Gallery quality printing with no ink switching

Printim cilësie galerie, pa ndryshim boje

Arrini rezultate profesionale në një larmi materialesh deri në A3+ në kohë super të shpejtë falë mosndryshimit të bojës.

Printoni pa bordura në një larmi materialesh

Arrini printime pa bordura në letra me shkëlqim apo artesh të bukura, dhe printoni imazhe panoramike në gjatësi të posaçme deri në 990,60 mm.

Gamë më e gjerë e ngjyrave për edhe më shumë thellësi

Me përdorimin e bojërave "10 LUCIA PRO" me pigment, printeri realizon ngjyra të jashtëzakonshme me një bojë të dedikuar optimizimi kromatik për reduktimin e bronzimit dhe realizimin e një superioriteti mahnitës tonal.

Ekran menysh LCD, me ngjyra, 3-inçësh

Shfletoni me shpejtësi menytë dhe funksionet e printerit falë ekranin të qartë e të shndritshëm që mundëson monitorim në çast të funksioneve të printerit, niveleve të bojës dhe cilësimeve të letrës.

Enhanced colour gamut for greater depth
Outstanding monochrome print quality

Cilësi e jashtëzakonshme printimi njëngjyrësh

Boja "Matte Black" e "imagePROGRAF PRO-300" mundëson një ekspresivitet më të madh të pamjeve njëngjyrëshe me të zeza më të thella e të gjalla në letër artesh të bukura.

Përkim i saktë i ekranit me printimin, çdo herë

Qëndroni të sigurt në aftësitë tuaja të printimit falë softuerit dhe modulit "Canon Professional Print & Layout", i cili e shpie përkimin e ngjyrave në nivele të reja ekselence.

Printim me cilësi dhe shpejtësi të lartë

Procesori "L-COA PRO" nga "Canon" përballon të dhëna të mëdha të fotove dhe përllogarit lëshimin e përpiktë të bojës në shpejtësi super të larta për të realizuar printime cilësore pa asnjë kompromis.

High speed, high quality printing

L-COA

PRO PROCESSOR

High speed, high quality printing

REGJISTROHUNI TANI

Për cilësi mahnitëse, rezultate mahnitëse. Regjistrohuni tani.

Mos i humbisni kurrë ofertat e fundit, këshillat, udhëzimet e lajmet nga "Canon".

MODUL

Modul dhe softuer falas "Professional Print & Layout (PPL)"

Moduli PPL punon ose si softuer më vete ose si modul përmes softuerit "Canon Digital Photo Professional" ose "Adobe Photoshop" dhe "Lightroom".

Zbuloni më shumë

Free Professional Print & Layout (PPL) plugin and software
What’s in the box

Çfarë ka në kuti

Gjithçka që ju duhet për të marrë printime A3+ cilësie fotogalerie nga komoditeti i tryezës suaj.

Printeri A3+ "imagePROGRAF PRO-300"

Kordoni elektrik

Koka e printimit

10 kuti boje të veçanta

Sirtar për printim CD

CD-ROM konfigurimi (CD vetëm për Windows – drajverat Mac gjenden online)

Udhëzime përdorimi

Cilësi galerie

Zbuloni letrën artistike të palëve të treta që mbështetet drejtpërdrejt nga profilet e printerit për të garantuar saktësinë dhe besnikërinë e rezultateve.

Zbuloni më shumë

Fotoletër Canon

Pasja e letrës së duhur për t'u përkuar ambicieve është më se e lehtë me mundësinë e finicioneve me shkëlqim, lustër dhe mat.

Shikoji të gjitha

Produktet e lidhura

Mësoni më shumë rreth printerit profesional të tryezës "imagePROGRAF".

Të gjitha të dhënat mbështeten në metodat e testimit standard të Canon me përjashtim ku tregohet.
Mund të ndryshohet pa paralajmërim.

1 * Të gjithë drejtuesit softuerikë dhe aplikacionet për celularë ofrohen në internet në http://www.canon.com/ijsetup