Canon EF 800mm f/5.6L IS USM

Një lente ekstreme USM supertelefoto, ideale për të regjistruar objekte më të vogla në distanca të gjata.

Përfitimet

  • Konstruksion L-series

  • Stabilizues imazhi me 4-ndalesa me zbulim të trekëmbëshit

  • Elemente lentesh fluorite, UD dhe super UD

  • Trup me aliazh magneziumi 4.5 kg

  • Veshje lentesh Super Spectra

  • Fokusimi automatik me unazë USM me fokusimim manual me kohë të plotë

Veçoritë e detajuara

  • Konstruksion L-series

    EF 800mm f/5.6L IS USM përfshin standardin më të lartë të Canon të optikës me saktësi. L-series është seria e lenteve më e shitur e Canon, që kombinon cilësi të shkëlqyer imazhi me përdorim të jashtëzakonshëm. Vulosjet e pluhurit dhe lagështirës ofrojnë mbrojtje të avancuar nga elementet, madje edhe në kushtet e egra të motit.

  • Stabilizues imazhi me 4-ndalime

    Teknologjia e Stabilizuesit të imazhit me kompensim me 4-ndalime nga Canon lejon përdorimin e shpejtësisë së shkrehësit deri në 4 herë më të ngadalta pa rritje të ndjeshme në turbullimin e imazhit. Zbulimi automatik i panoramës çaktivizon stabilizuesin e imazhit ose në drejtimin horizontal ose në atë vertikal kur ndjek subjektet që lëvizin. Zbulimi i trekëmbëshit përmirëson automatikisht funksionalitetin e Stabilizuesit të imazhit kur fotografohet në një trekëmbësh.

  • Elemente asferike, fluorite, UD dhe super UD

    Për performancë vizuale optimale, lentja përfshin katër lloje elementesh optike të veçantë: elementet asferik për të korrigjuar aberracionet asferike dhe fluorite pvrthyese, elementet UD dhe Super UD (shpërndarje ultra e ulët) për të eleminuar aberracionet kromatike sekondare. Rezultati është gjallërues, cilësi imazhi me kontrast të lartë dhe të pashtrembëruar deri te periferitë e kuadrit.

  • Trup me aliazh magnesiumi

    vetëm 4.5Kg, EF 800mm f/5.6L IS USM është lente super-telefoto me peshë relativisht të lehtë, e përshtatshme për fotografim dore të kufizuar . Trupi i saj me aliazh magneziumi e mban peshën e saj të krahasueshme me lentet më të shkurtra telefoto.

  • Fokusimi automatik me unazë USM me mbivendosje manuale

    Sistemi i fokusimit automatik unazë USM të Canon ka dridhje me frekuenca ultra-sonike për funksionim të shpejtë, të saktë dhe virtualisht të qetë me moment përdredhjeje kontroll të shkëlqyer të pozicionit. Mbivendosja e fokusimit manual me kohë të plotë, nëpërmjet një unaze të madhe që nuk rrotullohet gjatë fokusimit automatik, u lejon fotografëve që të fillojnë akordimin e mirë të fotos në mënyrë të menjëhershme. Gjithashtu i përfshirë është paravendosja e fokusit, tashmë gjendet në EF 300mm f/2.8L IS USM, e cila lejon zgjedhjen dhe ruajtjen e një pozicioni fokusi specifik, për rithirrje të menjëhershme kur kërkohet.

  • Veshje Super Spectra

    Veshjet Super Spectra ndihmojnë që të sigurojnë ekuilibrim të saktë të ngjyrave dhe kontrast të lartë dhe shuajnë flakëzimin dhe hijezimin duke thithur dritën që mund të reflektohet nga elementet e brendshme të lentes dhe sensorët digjital EOS.

  • Apertura rrethore

    Një aperturë rrethore jep bokeh të butë, me pamje të rrafshët (turbullim sfondi) - ideal për izolimin e subjekteve me aperurë të madhe.

Objektiva këndgjerë

Arrini një fushëpamje më të gjerë dhe përfshini më shumë në kuadër me anë të objektivave tanë këndgjerë.