PRINTIMI

Zgjidhni printerin më të mirë për shtëpi që i përshtatet nevojave tuaja

Nëse dëshironi një printer për të gjithë familjen, për zyrën në mjediset e shtëpisë ose për krijimet e punëdoreve dhe printimin e fotografive, ekziston një printer Canon që i përshtatet nevojave dhe buxhetit tuaj.
Një grua teksa shikon një grumbull letrash, një printer PIXMA të Canon dhe artikuj të tjerë zyre të vendosur në tavolinë.

Zgjedhja e printerit më të mirë për nevojat tuaja mund të jetë e vështirë. Disa nga ne mund të kenë nevojë të printojnë vetëm me raste, ndërsa të tjerë mund të jenë pjesë e një familjeje të ngarkuar me punë dhe që duan të mbështeten në një printer për çdo gjë, duke nisur nga printimi i dokumenteve të thjeshta mono dhe me ngjyra, përdorimi për detyrat e shtëpisë dhe punën e kombinuar në zyrë dhe në shtëpi, deri te krijimi ipunëdoreve, hobit dhe te printimi i fotografive me shkëlqim.

Printerët me valë janë bërë tejet thelbësorë, duke ju dhënë opsionin e skanimit dhe printimit përmes laptopëve, smartfonëve dhe tabletëve. Kapaciteti për të skanuar dhe printuar direkt nga reja kompjuterike është bërë po aq i rëndësishëm, duke mbajtur ritmin e punës së kombinuar gjithnjë e në rritje.

Një aspekt tjetër që duhet pasur parasysh është që printerët me bojë me fishekë mund të jenë më ekonomikë për printime rastësore, ndërsaprinterët MegaTank me shishet e tyre të rimbushshme me bojë do të reduktojnë ndjeshëm koston totale të pronësisë për printime me volume të mëdha.

Lexoni për të gjetur se cilët printerë Canon mund të jenë zgjidhja më e mirë për ju.

Printeri më i mirë për printimin e përgjithshëm në shtëpi

Një laptop dhe një printer Canon PIXMA janë të vendosur mbi një tavolinë druri në një shtëpi, me një llambë në ngjyrë të zezë që qëndron sipër printerit.

Të dy, PIXMA TS7650i dhe PIXMA TS7750i të Canon ju mundësojnë që të identifikoheni në planin e printimit PIXMA1. Ky shërbim me abonim monitoron automatikisht nivelet e bojës së printerit tuaj përmes internetit dhe sigurohet që të merrni fishekë zëvendësues, që ju vijnë drejt e në adresën tuaj përpara se t'ju mbarojë boja.

Një printer i gjithanshëm për fëmijët, studentët dhe jetën e përgjithshme familjare duhet të jetë ekonomik dhe i lehtë për t'u përdorur. Duke filluar nga e thjeshta, printeri Canon PIXMA TS3450 Series është jashtëzakonisht i lehtë për t'u konfiguruar dhe përdorur me vetëm dy fishekë boje FINE (e zezë dhe me tre ngjyra), me një opsion fishkësh kapaciteti të lartë për kosto edhe më efikase.

PIXMA TS3450 Series është një printer kompakt dhe i lehtë, por ka një skaner të integruar për skanim dhe fotokopjim. Përveç dokumenteve me cilësi të lartë mund të nxjerrë printime fotografish pa bordura 6x4 inçë, 5x5 inçë dhe 7x5 inçë. Vjen gjithashtu me lidhje të integruar Wi-Fi, që të mund të printoni nga kudo përreth shtëpisë, duke përdorur kompjuterin, smartfonin ose tabletin tuaj.

Në sajë të përmirësimit të performancës, prakticitetit dhe lehtësisë në përdorim, PIXMA TS7650i ka një dizajn kompakt që i përshtatet mjedisit të shtëpisë dhe përmban shumë veçori të dobishme e avantazhe lidhur me produktivitetin. Fishekët e printimit të gjeneratës së re me koka printimi të integruara ofrojnë shpejtësi të larta printimi rreth 15 ipm (impresione në minutë) për dokumentet mono dhe 10 ipm për dokumentet me ngjyra. Ky printer gjithashtu ofron një bojë me pigment të zi të formuluar rishtazi, duke e bërë kështu printerin e parë Canon për përdorim në shtëpi me jetëgjatësi të njëjtë të tekstit në ngjyrë të zezë si të printerëve Canon për biznese. Fotokopjimi me një prekje është po njësoj i shpejtë dhe gjithashtu mund të skanoni direkt në një smartfon ose tablet duke përdorur kodin QR të shfaqur në ekranin me prekje. Printeri PIXMA TS7750i përmban edhe një furnizues automatik të dokumenteve për skanim dhe fotokopjim më të thjeshtë të dokumenteve me shumë faqe. Gjithashtu, me një ndërfaqe efikase "Çelësi i UI", ju mund të kaloni lehtësisht midis detyrave të lidhura me stilet e ndryshme të jetesës, të studimeve dhe të punës.

Një person duke punuar në një tryezë druri me një monitor, tastierë dhe printer Canon mbi të. Mbi murin mbi tryezë janë ngjitur fletë të ndryshme të vogla me shënime të shkruara në to.

Me kosto shumë të ulëta funksionimi që sjellin një kosto totale veçanërisht të ulët të pronësisë, gama e Canon PIXMA G2470 vjen në katër modele. Canon PIXMA G3470 Series e paraqitur këtu përmban një skaner dhe lidhje me Wi-Fi. Të gjitha janë të lehta për t'u përdorur dhe mirëmbajtur, me shpejtësi të lartë printimi të dokumenteve dhe rendiment të lartë të faqeve nga depozitat e bojës me rimbushje MegaTank, që do të thotë se janë të përshtatshme për çdo gjë, nga përdorimi i gjithanshëm i familjes deri në zyrën e shtëpisë.

Nëse jeni dikush që bën shumë printime nga shtëpia, ka një alternativë efikase në kohë dhe që kursen para për blerjen dhe zëvendësimin e fishekëve të bojës. Gama e printerëve me bojë me rimbushje MegaTank nga Canon vjen me depozita boje me kapacitet të madh në vend të fishekëve, të cilët mbajnë bojë të mjaftueshme për deri në 6000 fletë mono A4 ose për deri në 7700 faqe me ngjyra.2

Fillimisht, ata kushtojnë pak më shumë sesa disa printerë me fishekë, por kostot e përdorimit janë shumë më të ulëta. Si dhe kur ju duhet të rimbushni depozitat e bojës, bëhet shpejt, lehtë dhe pa telashe. Boja mbushet nga shishet falë forcës së rëndesës, pa nevojën e shtrydhjes dhe shishet kanë grykë tipi çelës për të shmangur rrezikun e futjes së ngjyrës së gabuar në depozitën e gabuar.

Printerët e gamës Canon PIXMA G2470 janë edhe të shpejtë, duke nxjerrë faqe me shpejtësi 11ipm (imazhe në minutë) për mono dhe 6ipm për ngjyra. Canon PIXMA G1430 është një printer njëfunksional, ndërsa Canon PIXMA G2470 shton një skaner të integruar dhe Canon PIXMA G3470 Series përmban edhe skaner, edhe lidhje me Wi-Fi. Canon PIXMA G4470 shton gjithashtu një vetëmbushëse dokumentesh 35-fletëshe dhe pajisje faksi të drejtpërdrejtë.

Printeri më i mirë për punonjësit e shtëpive dhe të zyrave të vogla

Një printer Canon MegaTank në një tryezë druri në një zyrë të vogël. Në sfond duken disa njerëz duke punuar.

I përshtatshëm më së miri si për zyrat e vogla ashtu edhe për zyrat e shtëpisë, Canon MAXIFY GX4040 vjen me një ekran me prekje 6.9​​cm, lidhje me Ethernet dhe Wi-Fi, si dhe një vetëmbushëse 35-fletëshe dokumentesh dhe sistem mbushjeje të letrës me tri drejtime, që të mund të keni gati sirtarë të ndryshëm për rezultate të ndryshme. Pajisja e tij vetëmbushëse dyanëshe e bën gjithashtu të lehtë printimin dyanësh.

Shumë njerëz po punojnë nga shtëpia të paktën një pjesë të kohës dhe kanë nevojë për një printer më të orientuar drejt biznesit, me kapacitet për realizimin e punëve të ndryshme. Gama MAXIFY e Canon, e krijuar për printim të shpejtë dokumentesh me cilësi të lartë është opsioni ideal dhe gjithashtu një zgjedhje e shkëlqyer për zyrat e vogla. Gama e printerëve MAXIFY GX të Canon përfshin modele MegaTank me kosto funksionimi edhe më të reduktuara për shkak të rendimentit më të lartë të faqeve me ngjyra.

Canon MAXIFY GX3040 është një zgjedhje inteligjente dhe ekonomike. Është një printer i shpejtë 3-në-1 ideal për dokumentet e zyrës, duke nxjerrë faqe mono deri në 19ipm dhe faqe me ngjyra deri në 13ipm. Mund të ndiqni përparimin e punës së printimit, të kryeni detyra të pavarura kopjimi dhe të kontrolloni statusin e printerit me një ekran LCD 3.4 cm dhe ndërfaqe të thjeshtë me butona. Ka një kasetë hyrëse me 250 fletë në pjesën e përparme, një mbuhëse 100-fletëshe në pjesën e pasme dhe një tabaka të sheshtë për materiale më të trasha. Vjen gjithashtu me printim automatik dyanësh dhe lidhje me Wi-Fi.

Canon MAXIFY GX4040 i ka të gjitha këto dhe më shumë, duke shtuar një ekran me prekje me ngjyra 6.9cm plus vetëmbushëse të dokumenteve me 35 fletë për skanim dhe fotokopjim të lehtë të dokumenteve shumëfaqëshe. Ai vjen gjithashtu me pajisje të plota të pavarura faksi dhe ka lidhje të lehtë rrjeti Ethernet, përveç Wi-Fi dhe USB.

Një grua qëndron përpara laptopit të saj, të vendosur në një tavolinë prej druri. Pranë saj, në tavolinën e punës, ndodhet një printer Canon MAXIFY.

Modelet MAXIFY GX1040 dhe MAXIFY GX2040 të Canon janë të orientuar drejt nevojave të bizneseve. Ashtu si PIXMA TS7650i dhe PIXMA TS7750i, ata kanë një depozitë mirëmbajtjeje të ndërrueshme nga përdoruesi, që ndërrohet shpejt dhe lehtë. Nëse depozita e mirëmbajtjes mbushet plot, kjo shmang shpenzimet dhe harxhimin e kohës nëse do ta dërgonit printerin për servis.

Kur hapësira është e kufizuar Canon MAXIFY GX1040 është një zgjedhje inteligjente. Edhe pse është relativisht kompakt dhe me peshë të lehtë, ky printer përmban shumë veçori dhe është krijuar specifikisht për të përmbushur dhe tejkaluar nevojat e punonjësve që bëjnë punë të kombinuar. Mund të caktoni detyra të komplikuara por të përsëritura shpesh në ekranin me prekje që mund të personalizohet, duke mundësuar kështu integrim efikas të punës në shtëpi dhe në zyrë. MAXIFY GX1040 është një printer me të gjitha funksionet në pjesën e përparme, i cili mund të përdoret në hapësira të vogla dhe pranë murit ose sipër komodinës. Duke pasur parasysh aspektin e biznesit, cilësia e printimit është shumë e lartë dhe veçanërisht solide. Katër bojërat me pigment janë formuluar për t'iu rezistuar sfumumit dhe lejojnë përdorimin e shënjuesve theksues. Printeri MAXIFY GX2040 përmban edhe një ADF (furnizuesi automatik i dokumenteve) dhe funksionin e faksit për të skanuar, fotokopjuar dhe për t'i dërguar me faks dokumentet me shumë faqe.

Nëse puna juaj kërkon printim me cilësi të lartë dhe volum, atëherë një opsion premium si Canon MAXIFY GX6040 ose MAXIFY GX7040 është një zgjedhje e shkëlqyer. Të dy modelet i bëjnë gjërat të thjeshta për printim, skanim dhe fotokopjim, me ekranet me prekje, me anim, me ngjyra, 6.9cm, si dhe me vetëmbushëse dokumentesh me 50 fletë. MAXIFY GX7040 gjithashtu vjen me një sirtar hyrës shtesë, duke i dhënë një kapacitet total mbushës prej 600 fletësh, si dhe mundësi faksi të drejtpërdrejtë dhe skanimi dyanësh.

Printeri më i mirë për familjet dhe studentët

Një burrë qëndron në një tryezë duke punuar në një laptop. Pranë tij është një printer Canon me një letër në sirtarin e daljes.

Printeri i Canon PIXMA TR4650 Series është ideal për familjet e zëna me fëmijë të moshës shkollore, si dhe për studentët. Ai ofron një gamë të plotë funksionesh, duke përfshirë skanerin plus vetëmbushësen e dokumenteve, pajisje faksi të pavarura, si dhe vetëprintim dyanësh.

Nëse keni fëmijë në moshë shkollore në familje, do t'ju duhet një printer që është i lehtë për t'u përdorur për printimet e zakonshme të detyrave, por që ofron gjithashtu një sërë opsionesh krijuese. Për studentët dhe fëmijët më të vegjël dhe për pjesën tjetër të familjes, një skaner i integruar do të thjeshtojë fotokopjimin e dokumenteve dhe të punimeve artistike, si dhe ngarkimin e tyre në pajisjet celulare ose në renë kompjuterike kur kërkohet.

Modeli ekonomik Canon PIXMA TR4650 Series vjen i kompletuar me një vetëmbushëse dokumentesh me 20 fletë për të thjeshtuar skanimin dhe fotokopjimin, dhe ka një mekanizëm printimi dyanësh me vetëmbushje. Është i pajtueshëm me fishekët me rendiment të lartë XL që kursejnë para – ideal për studentët me buxhet që u duhet të printojnë në sasi, për shembull kur printojnë temat e diplomave.

Për të reduktuar më tej kostot e funksionimit, modeli premium Canon PIXMA G3460 dhe gama Canon PIXMA G2470 ju japin avantazhet e sistemit të depozitës së bojës me rimbushje MegaTank të Canon, duke përfshirë kapacitetin afatgjatë të bojës për printim efikas dhe më pak kohë joproduktive.

Printeri më i mirë për printime fotografish

Një pamje lart-poshtë e një printeri dhe kamere Canon të rrethuar nga një montazh printimesh shumëngjyrëshe peizazhesh, udhëtimesh dhe portretesh.

Një printer ideal për printim fotografish me volum të lartë në madhësi faqesh deri në A4 pa bordura, Canon PIXMA G640 është një printer MegaTank me depozitë boje me rimbushje. Gjashtë bojërat me bazë ngjyruesi përfshijnë bojërat e kaltër, rozë, e verdhë dhe e zezë, plus bojërat e kuqe dhe gri për të zgjeruar gamën e ngjyrave dhe për të mundësuar printim superior të fotografive bardhezi.

Një printer dhe monitor Canon në një tryezë druri. Në murin sipër janë 11 printime me kornizë shumëngjyrëshe me ushqime.

Me cilësi të patejkalueshme fotografie në letra fotografike me shkëlqim dhe lustër, Canon PIXMA PRO-200 është ëndrra e çdo fotografi. Ai vjen me tetë bojëra të ndryshme me bazë ngjyruesi për riprodhim vërtet perfekt të ngjyrave dhe gamë të shkëlqyer tonal, si dhe për prodhimin e printimeve dramatike të fotografive bardhezi.

Nëse jeni student fotografie ose entuziast i apasionuar pas fotografisë, nuk ka asgjë më të mirë se t'i shihni fotografitë tuaja në printim dhe jo vetëm në ekran. Printimet e fotografive ruajnë momente të veçanta dhe kujtime në një formë rezistente dhe gjithashtu përbëjnë dhurata të shkëlqyera për shoqërinë dhe të afërmit. Edhe nëse dëshironi t'i printoni fotot vetëm me raste, pasja e një printeri që mund të krijojë printime fotografish me shkëlqim ju jep rezultate më të menjëhershme sesa porositja e printimeve në internet, së bashku me kontrollin më krijues mbi procesin.

Për avantazhin e MegaTank, duke reduktuar shumë kostot totale të printimit të fotografive, Canon PIXMA G640 3-në-1 përdor një gamë të zgjeruar prej gjashtë bojërash me bazë ngjyruesi për ngjyra dhe gamë të përmirësuar tonale. Një set bojërash është i mjaftueshëm për deri në 3,800 printime fotografish me ngjyra 6x4 inçë në cilësi laboratori, me foto pa bordurë më madhësi deri në A4. Për printimin e dokumenteve, mjafton një set bojërash për deri në 3700 faqe mono ose për deri në 8000 faqe A4 me ngjyra.3

Nëse dëshironi të zgjeroheni më tej me printimin tuaj të fotografive, duke krijuar rezultate pa bordurë A3+ (33x43 cm) për shfaqjen dhe shitjen e printimeve tuaja në panaire dhe galeri, Canon PIXMA PRO-200 ofron cilësi të pakrahasueshme të printimit të fotografive në letra fotografike me shkëlqim dhe lustër, falë tetë bojëra me bazë ngjyruesi. Për letrën fotografike pa shkëlqim dhe për materiale artistike, Canon imagePROGRAF PRO-300 është një fotoprinter profesional A3+ lider në kategorinë e vet që përdor 10 bojëra me bazë pigmenti për intensitet dhe besnikëri maksimale të ngjyrave. Të dy këta fotoprinterë mund të krijojnë edhe banderola dhe printime panoramike deri në 99cm gjatësi.

Printeri më i mirë për arte dhe punëdore

Një printer ndodhet në një tryezë duke printuar një foto të stilizuar të një fluture, me duart gati për ta marrë nga tabakaja. Pranë tij ka disa pako letre printeri dhe prerje shumëngjyrëshe fluturash.

Shfrytëzojeni më së miri letrën magnetike dhe fotografike dyanëshe pa shkëlqim Canon PIXMA TS5350a Series. Është një printer i fuqishëm për projekte punëdoresh, që i jep mundësi të pafundme eksplorimi krijuesve të të gjitha moshave.

Mund të keni zbavitje krijuese për të gjitha moshat me një printer Canon, nga projektet e fëmijëve deri te kartolinat e personalizuara të urimeve, ftesat për festa, shënimet falenderuese etj. Në programin Creative Park të Canon, do të gjeni faqe me ngjyrosje, labirinte dhe aktivitete të tjera të printueshme me shkarkim falas në seksionin "Kids" (Fëmijët).

Canon PIXMA TS5350a Series dhe Canon PIXMA TS7450 Series janë të dyja ideale për projekte artistike, me opsione për të printuar në një gamë materialesh, nga letra magnetike deri te letra fotografike dyanëshe pa shkëlqim. E njëjta gjë vlen për PIXMA TS7650i dhe PIXMA TS7750i, të cilët kombinojnë bojën me pigment të zi që është rezistente ndaj sfumimit dhe tre bojëra në ngjyrë të bruztë, të purpurt dhe të verdhë.

Si opsion premium, Canon PIXMA G640 me gjashtë bojërat e tij me bazë ngjyruesi dhe sistemin e depozitës me rimbushje MegaTank është po aq i përshtatshëm për artin dhe krijimtarinë, sa edhe për printimet e fotografive me cilësi të lartë.

Ka diçka për të gjithë në gamën e printerëve me bojë të Canon. Pavarësisht nëse jeni i ri në moshë apo në zemër, student, prind i dedikuar apo profesionist me volume, do të gjeni një printer Canon që është i duhuri për nevojat tuaja.

Për më shumë udhëzime se cilët printerë mund t'u përshtaten nevojave tuaja, provoni përzgjedhësin e printerit Canon.


Shkruar nga Matthew Richards dhe Alex Summersby

  1. PIXMA Print Plan është i disponueshëm vetëm për banorët e Austrisë, Belgjikës, Danimarkës, Finlandës, Francës, Gjermanisë, Italisë, Norvegjisë, Holandës, Spanjës, Suedisë, Zvicrës, Republikës së Irlandës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
  2. Rendimenti i faqeve është vlera e llogaritur bazuar në metodën individuale të Canon për testimin duke përdorur grafikun ISO/IEC 29103 dhe simulimin e printimit të vazhdueshëm me bojën zëvendësuese pas konfigurimit fillestar.
  3. Rendimenti i faqeve është vlera e llogaritur bazuar në metodën individuale të Canon për testimin duke përdorur grafikun ISO/IEC 24712 dhe simulimin e printimit të vazhdueshëm me bojën zëvendësuese pas konfigurimit fillestar.

Produkte të ngjashme

  • PIXMA TS7650i

    Printerë për shtëpi

    PIXMA TS7650i

    Printer i shpejtë dhe me cilësi të lartë, i cili përshtatet më së miri me të përditshmen tuaj shtëpiake falë përmasave të tij kompakte dhe përdorimit efikas.
  • PIXMA TS7750i

    Printerë për shtëpi

    PIXMA TS7750i

    Printer i shpejtë dhe me cilësi të lartë, i cili përshtatet më së miri me të përditshmen tuaj shtëpiake falë përmasave të tij kompakte dhe përdorimit efikas.
  • Printerët për zyra të vogla

    MAXIFY GX1040

    Qëndro produktiv në shtëpi me printerin e shpejtë, kompakt, të lehtë në përdorim dhe ekonomik 3-në-1 me depozita boje me rimbushje.
  • Printerët për zyra të vogla

    MAXIFY GX2040

    Qëndro produktiv në shtëpi me printerin kompakt dhe ekonomik 4-në-1 me furnizues automatik dokumentesh me 35 fleta.
  • PIXMA G640

    Printerë për shtëpi

    PIXMA G640

    Printeri i parë shumëfunksional në gamën PIXMA G me gjashtë depozita boje me bazë ngjyruesi, me rimbushje, PIXMA G640 ndërthur printimin në cilësi fotografike të parivalizuar me kapacitetin për të nxjerrë volume të larta në kosto tejet të ulëta.
  • Canon PIXMA G3470

    Printerë "MegaTank"

    PIXMA G3470 Series

    Printoni, fotokopjoni dhe skanoni në shtëpi me këtë printer të shpejtë, me Wi-Fi, me bojë me rimbushje
  • PIXMA TR4650 Series

    Printer Inkjet

    Seria PIXMA TR4650

    Printoni, fotokopjoni, skanoni dhe dërgoni faks – gjithçka është kaq e thjeshtë me këtë pajisje shumëfunksionale kompakte dhe praktike për ta që punojnë nga shtëpia.
  • Printerë "MegaTank"

    MAXIFY GX3040

    Printeri 3-në-1 për biznesin e vogël që arrin kursime të mëdha

Artikuj të ngjashëm

  • PRINTIMI

    Printerët më të mirë për studentë

    Çdo student ka nevojë për një printer – zbuloni opsionet më të mira ekonomike për t'iu përshtatur nevojave tuaja.

  • KËSHILLA PRINTIMI

    Printeri optimal për zyrat e shtëpisë

    Punoni në mënyrë efikase nga shtëpia me printerët Canon PIXMA dhe MAXIFY.

  • PRINTIMI

    Printerët më të mirë të Canon për foto

    Pavarësisht nëse dëshironi t'i shfaqni fotot në kornizë, libër shënimesh apo si ngjitëse, gjeni printerin më të mirë që u përshtatet nevojave tuaja krijuese.

  • KËSHILLA PRINTIMI

    Pyetje të shpeshta për printerin, bojën dhe letrën

    Eksperti i Canon, Suhaib Hussain, u përgjigjet pyetjeve të zakonshme për teknologjinë, bojën dhe letrën e printerëve.