PIXMA TR4650 Series

Printer Inkjet

Canon Seria PIXMA TR4650

Ky printer kompakt, praktik, shumëfunksional 4-në-1 me ADF përfiton nga lidhjet e thjeshta Wi-Fi dhe me renë kompjuterike, duke e bërë ideal për ata që punojnë nga shtëpia.

  • Lidhje inteligjente, përdorim i thjeshtë

    Lidhja me Wi-Fi dhe aplikacioni Canon PRINT ju japin kontroll të funksioneve të printerit nga pajisjet inteligjente, duke ju mundësuar të printoni, skanoni dhe fotokopjoni me lehtësi.

  • Konfigurim i thjeshtë, modelim inteligjent

    Konfiguroni me lehtësi duke përdorur aplikacionin për celularë ose nga interneti. Funksionet inteligjente dhe praktike përfshijnë zëvendësime të lehta të fishekëve të bojës, ngarkim të përmirësuar të letrës dhe një rikujtesë për heqjen e dokumenteve.

  • Kurseni letër dhe kohë

    Përmirësoni efikasitetin me printimin automatik në 2 anë dhe ADF me 20 fletë2 për kopjimin dhe skanimin e dokumenteve me shumë faqe.

  • Printim me cilësi për shtëpinë dhe zyrën

    Boja me pigment të zi siguron tekst të mprehtë ndërsa bojërat me ngjyrues japin ngjyra vibrante edhe në dokumente, edhe në foto, për një finicion të qartë profesional dhe foto që ia vlen t'i ruani.

  • Ndihma ndaj mjedisit

    Për të reduktuar impaktin mbi mjedisin ka më pak paketim plastik që krijon afro 65% ulje në mbetjet plastike.3

Specifikimet

  • Menaxhim dokumentesh

    ADF efikas 20-fletësh4

  • I shpejtë dhe cilësor

    Printimi 8.8 ipm me të zezë dhe 4.4 ipm me ngjyra është i shpejtë dhe efikas

  • Printimi automatik në 2 anë

    Kurseni kohë me printim dyanësh automatik

  • Komandim i thjeshtë

    Përfitoni përdorim dhe komandim të lehtë përmes LCD mono

  • Ndezje/fikje automatike

    Kurseni energji kur nuk përdoret

  • Lidhja pa tela

    Printoni me lehtësi nga laptopët, kompjuterët dhe pajisjet inteligjente

  • Furnizuesi i përparmë i letrës

    Ngarkim i thjeshtë letre për deri në 100 fletë A4

  • Printim fotografish pa bordura

    Printoni foto 4x6-inçëshe në 65 sekonda

PIXMA TR4650 Series

Çfarë ka në kuti

Gjithçka që ju duhet për konfigurim e përgatitje në kohë zero.

  • Printer 4-në-1 – IXMA TR4650 Series

  • 2 kuti boje FINE

  • Kordoni elektrik

  • Kabëll për linjë faksi/telefoni

  • Manualet dhe dokumentet e tjera

  1. Skanimi drejtpërdrejt në renë kompjuterike dhe skanimi në email janë të disponueshëm vetëm për përdoruesit e bojës origjinale Canon.
  2. Vetëm përmasa A4/LTR/LGL
  3. Krahasuar me modelet e mëparshme.
  4. Vetëm përmasa A4/LTR/LGL