A tablet showing the Creative Park app next to personalised cards and a party garland.

PRINTIMI DHE PUNËDORET

Personalizoni, printoni, dekoroni: festat janë më të lehta me Creative Park

Të gjithëve u pëlqejnë festat! Kur jeni të rinj, aktivitetet dhe datat e shënuara janë tepër të veçanta për ju – ditëlindjet, festat e fundvitit, suksesi në provime, fundi i vitit shkollor – e lista nuk mbaron. Organizimi i aktiviteteve mund të jetë me mbingarkesë: blerja e dhuratave, planifikimi i lojërave dhe i argëtimit, si dhe zgjidhja e punëve me pijet dhe ushqimet mund t'ju marrë kaq shumë kohë sa dekorimet t'ju mbeten për çastet e fundit.

Fatmirësisht ama aplikacioni Creative Park nga Canon vjen me disa zgjidhje që ju kursejnë kohë dhe para, të cilat u përgjigjen edhe nevojave më kërkuese të festës. Edhe aplikacioni, edhe faqja e Creative Park në internet janë përplot me dizajne kontemporane shabllonesh, nga panotë e ditëlindjeve dhe çantat festive deri tek aksesorët për foto dhe shtrojat e tryezës. Me dizajnin lozonjar, plot dritë e ngjyrë, do të gjeni diçka për këdo, cilado qoftë mosha juaj.

Për të filluar, thjesht shkarkoni aplikacionin nga App Store ose Google Play. Gjithçka që ju duhet është një Canon ID dhe një printer i mbështetur nga Canon.

Dizajne për çdo okazion

Personalised cards created with the Creative Park app on a party table with paper garlands and a pineapple gift box.
Nga kartolinat dhe ftesat deri te banderolat e panotë, ka shumë dizajne e shabllone nga mund të zgjidhni.

Aplikacioni Creative Park është zgjidhja juaj e përmbledhur për të gjitha dekorimet e festës. Nëse jeni në hapat e parë, kaloni nga kategoria "Party" (Festa) te skeda "Featured" (Spikatur), e cila ka gjithçka nga shabllonet e panove, çantave e kutive, deri tek për emrat e pjatave dhe kapelat festive. Nëse nuk mund ta gjeni atë që kërkoni apo nëse ju duhen opsione të mëtejshme, hidhni një sy te "Letters/Cards" (Letra/Kartolina) në skedën "Category" (Kategoria) për të gjetur dizajne të tjera për ftesa dhe letra. Ka dhe një kategori të posaçme "Birthday" (Ditëlindje) në skedën "Featured" (Spikatur) për kartolina e aksesorë për ditëlindje.

Tema për të stilizuar festën tuaj

Two girls hold photo booth party props printed from Creative Park
Zgjidhni një temë për festën dhe zgjidhni aksesorët e dekorimet përkatëse.

Me aplikacionin Creative Park mund të tematizoni e stilizoni festën sipas shijes tuaj. Ja p.sh. çfarë do të thoshit për një temë tropikale për t'ju sjellë ndër mend verën me ftesa e shtroja me motive botanike, dhe kuti dhuratash në formë shalqinjsh, apo kuti dhuratash në formë ananasi? Përfshini dhe ca aksesorë të shndritshëm për foto dhe një varg kurorash shumëngjyrëshe në formë erashke dhe jeni gati. Ose mund të zgjidhni temë princeshash me kurora të vogla e të gjelbra, dekorime vargjesh në formë diamanti dhe kuti dhuratash me ngjyra të ndryshme.

Letra fotografike Matte MP-101 A4 nga Canon e bën atë materialin ideal për krijimin e modeleve dhe të dekorimeve të cilësisë së lartë.

Përshtatni e personalizoni

Artikujt e lidhur
Create your own family treasure hunt

PRINTIM KRIJUES

Krijo kërkimin tënd të thesarit me familjen

Zbuloni se si mund të përdorni printerin tuaj PIXMA me pak imagjinatë për të krijuar një aventurë emocionuese.

Print yourself a happy Halloween

PRINTIM KRIJUES

Ide të printueshme për Halloween

Ide sezonale për dekor argëtues dhe drithërues, kostume, ëmbëlsia dhe më shumë.

A little girl cutting out a template to make a papercraft football.

PRINTIM KRIJUES

Printoni dhe krijoni një lojë futbolli me punëdore

Krijoni argëtimin tuaj me një lojë sportive punëdoreje që mund ta ndërtoni dhe luani si familje.

A girl holds a personalised card created with the Creative Park app.
Shumë prej shabllone në aplikacionin Creative Park mund të personalizohen, ndaj mund të ngarkoni foto nga albumi i kamerës suaj, të shtoni një mesazh të personalizuar dhe t'i printoni në vijim drejt e nga celulari apo tableta.

Një nga të mirat e aplikacionit Creative Park është se shumë prej shablloneve mund të personalizohen që të mund të shtoni figurat apo tekstin tuaj. Pasi të shkarkoni shabllonin, mund t'i importoni figurat në aplikacion nga albumi i kamerës në pajisjen tuaj inteligjente dhe të përdorni funksionin "Additional text" (Tekst shtesë) për të shtuar mesazh të personalizuar. Fëmijët mund të modifikojnë e dizajnojnë shabllone të zgjedhjes së tyre në vetëm pak minuta dhe të lidhen me valë me një printer të mbështetur Canon PIXMA ku i kanë gati për printimin dizajnet e tyre.

Gëzojuni eksperimentimit

A girl folds a paper party garland printed from the Creative Park app.
Secili shabllon vjen dhe me një grup udhëzimesh të qarta që mund t'i printoni që t'i keni më të lehta për t'i ndjekur. Në vijim thjesht palosni printimet në krijime 3D – kjo kurorë e bukur pasteli do të ishte ideale për dekorimin e një tryeze festive.

Shabllonet janë ndarë në kategori dhe dizajni instiktiv e bën të lehtë kalimin në seksionin që kërkoni. Pasi të gjeni një shabllon që ju pëlqen, mund ose të klikoni yllin për ta ruajtur te menyja "Favourites" (Preferencat) ose të klikoni skedën "Edit" (Modifiko) për ta shkarkuar. Secili shabllon vjen dhe me një grup udhëzimesh të qarta. Ruajini me "Save" (Ruaj) projektet tuaja gjatë punës (artikujt e ruajtur shkojnë te menyja "Your Items" (Artikujt e tu)) dhe, kur të jeni gati, shtypni "Print" (Printo).

Po sikur të eksperimentoni me lloje të ndryshme letre? Në skedën "Category" (Kategoria) do të gjeni një opsion "Recommendations by paper type" (Rekomandimet sipas llojit të letrës) me shabllone të përshtatshme për Restickable Photo Paper, Magnetic Photo Paper dhe stampa me hekurosje për tekstile Light dhe Dark.

Mbase mund të printoni bluza me stampa të ngjashme për të gjithë miqtë? Ose t'i printoni dekorimet në Magnetic Photo Paper që mund ta ripërdorni më pas për të shfaqur të gjitha fotot tuaja të rastit shumë pasi të ketë mbaruar festa.



Shkruar nga Claire Gillo

Produktet e lidhura

Produktet e lidhura

Produktet e lidhura

Artikuj të ngjashëm

"Get Inspired" është burimi juaj kryesor i këshillave të dobishme të fotografisë, udhëzuesve të blerësit dhe intervistave inteligjente - gjithçka që ju nevojitet për të gjetur kamerën më të mirë ose printerin më të mirë dhe të krijoni ide të ardhshme krijuese.

Kthehu tek të gjitha këshillat e teknikat