PRINTIMI

5 arsye përse MAXIFY GX7040 mund t’ju kursejë kohë dhe para

Ideal për biznesin, Canon MAXIFY GX7040 është i shpejtë dhe fleksibël me opsione të përmirësuara lidhjeje, duke dhënë rezultate të cilësisë së lartë me kosto ultra të ulëta pune.
Një printer Canon MAXIFY mbi një tryezë kutie druri.

"Dokumentet tona duhet të përkojnë me cilësinë e vizatimeve tona," - thotë Ian Scullion, pjesëtar i një ekipi prej tre arkitektësh të shumëkërkuar që punojnë pranë Fasciato Architects në Altrincham, Greater Manchester, Britani. "Si markë, paraqitja e njësuar në të gjitha materialet tona të printuara është diçka e rëndësishme.”

Së bashku me vizatime arkitektonike A3 dhe A0 që krijon kompania për projektet, asaj i duhet të prodhojë dhe shumë printime me përmasa të zakonshme, qofshin dokumente për klientët apo plane zbatimi.

Në një treg konkurrues, çdo biznesi i duhet të duket mirë dhe në letër. Printerët e biznesit Canon MAXIFY janë të shpejtë, të lehtë në përdorim dhe realizojnë cilësi premium për një kosto shumë të ulët totale të pronësisë.

Këtu, Ian dhe specialisti i produkteve të Canon, Zubair Rahim, zbulojnë të mirat e përdorimit të një printeri Canon MAXIFY GX7040 në ambientin tuaj të punës.

1. Shpejtësi dhe lehtësi në përdorim

Një plan i afërt i ekranit me prekje në një printer Canon MAXIFY.

Printeri i ri MAXIFY (dhe modeli i tij simotër) janë printerët e parë të Canon MegaTank që kanë ekran me prekje. "Është shumë i dobishëm dhe e bën gjithçka shumë të thjeshtë, nga konfigurimi i printerit deri dhe lidhja me Wi-Fi, skanimi dhe kopjimi," - thotë arkitekti Ian Scullion.

Një person ndërron letrën në një printer Canon MAXIFY.

Modeli i ri MAXIFY ka 2 kaseta mbushjeje 250-fletëshe në bazament, si dhe një mbushje nga pas dhe një D-ADF (vetëmbushëse dokumentesh) 50-fletëshe që mund të skanojë të dy anët e një dokumenti dyanësh me një kalim të vetëm.

Ian u impresionua veçanërisht me konfigurimin e shpejtë dhe të thjeshtë të MAXIFY GX7040. "I gjithë procesi i instalimit mori rreth 10-15 minuta," - thotë ai. "Secila prej katër shisheve të bojës ruhet individualisht dhe e shënuar me ngjyrën përkatëse, që të mos kesh mundësi fizike të hedhësh bojën e gabuar në depozitën e gabuar. Nuk ka as pse i shtrydh shishet pasi boja pushon së rrjedhuri kur depozita është plot, pa bërë gjëra pis."

Atij i pëlqyen gjithashtu shpejtësitë e printimit dhe të skanimit, pasi së bashku me kolegët e vet punojnë shpesh me afate shumë të shkurtra. Një printim njëfaqësh merr rreth shtatë sekonda, me shpejtësi printimi shumëfaqësh mono ose me ngjyra në rreth 24 ose 15.5 ipm¹.

"Një nga avantazhet e GX7040 mbi GX6040 është se vjen i pajisur me skanim njëkalimësh për dokumentet dyanëshe," - shpjegon Zubair. "Skanimi dyshe i elementeve bën që të mos të të duhet të skanosh njërën anë dhe pastaj të kthesh faqen për të skanuar tjetrën. Nëse ke një tufë dokumentesh 2-anëshe kjo të kursen goxha kohë e mund.”

Nëse ju duhet një printer më i vogël dhe më ekonomik MAXIFY, atëherë GX6040 është kompleti për ju.

2. Cilësi e jashtëzakonshme për t’ju bërë të dukeni fantastikë në letër

Një person që shkruan në laptopin e tij që vendoset në një tryezë të mbuluar me printime arkitekture.

"Përmirësimi në fortësinë e ngjyrave ka qenë i dukshëm në letrat tona me kokë," - thotë Ian. "Dhe rezistenca e bojërave do të çmohet kur të jemi duke diskutuar me dokumente në terren.”

Cilësia e dokumenteve që dërgon jashtë një biznes mund të jetë thelbësor për sa i përket mënyrës se si perceptohet nga klientët e tij. "Ne ndonjëherë dorëzojmë aplikime për çmime e konkurse, si dhe na pëlqen të printojmë foto për përdorim zyre në lloje të ndryshme letre," - thotë Ian. "Cilësia e printimit e MAXIFY GX7040 është shumë më e mirë se e printerëve të tjerë që kemi përdorur në të kaluarën.”

"GX7040 dhe GX6040 janë printerët e parë në serinë MegaTank me depozita rimbushëse që përdorin bojëra pigmenti për të tre ngjyrat, ashtu si për të zezën," - shton Zubair. "Kjo u mundëson krijimin tekstit tejet të mprehtë, me pamje solide dhe paraqitjen e grafikëve me ngjyra të pasura e vibrante me detaje të pabesueshme që ruajnë pamjen e shkrimeve dhe më të vogla, që përdoren shpesh për tekstet me germa të vogla në dokumentet ligjore.

3. Funksione intuitive për të përmirësuar produktivitetin

Një burrë që mban një printim dhe duke printuar nga telefoni në një printer Canon MAXIFY.

Përdorimi i pigmentit në bojërat MAXIFY siguron që dokumentet të jenë “rezistente për biznesin”, si dhe ndaj njollosjes, ujit dhe lapëstilave.

Një burrë i ulur në një tryezë në një zyrë me një printer Canon MAXIFY në një tryezë kutie druri pas vetes.

"Këta printerë MAXIFY kanë dhe depozitë servisi me ndërrim nga përdoruesi, që e mbledh bojën e depozituar gjatë pastrimit të kokave të printimit," - thotë specialisti i produkteve të Canon, Zubair Rahim. "Mund të të duhet ta bësh këtë një herë në vit a diku aty, në varësi të përdorimit dhe mund të ndërrohet shumë lehtë.”

MAXIFY GX7040 ka tri sirtarë për futjen e letrës. Dy kasetat e parme mund të marrin 250 fletë secila (GX6040 ka vetëm një kasetë të parme) dhe sirtari i pasmë mban 100 fletë. "Ne na pëlqen fleksibiliteti që na jep ekzistenca e disa sirtarëve," - thotë Ian. "Sirtari i pasmë është veçanërisht i përshtatshëm për materialet speciale, që të mund të printosh me letër me shkëlqim ose letër fotografike pa shkëlqim, zarfe, etiketa, kartëvizita, kancelari magnetike dhe madje edhe banderola deri në 1.2 metra gjatësi. Është si një pikë qendrore për të gjitha nevojat tona të printimit.

"Më pëlqen shumë të kem mundësinë të printoj dokumente drejtpërdrejt nga telefoni im," - shton ai. "Është gjithashtu fantastike për skanimin e dokumenteve dhe dërgimin e tyre drejtpërdrejt me email, duke përdorur ekranin me prekje, ose ruajtjen e tyre në një memorie USB të lidhur në pjesën e parme të printerit. Mund dhe të keni opsionin e skanimit të tyre drejt një dosjeje rrjeti. Gjithçka është kaq intuitive dhe i gjithë procesi është vërtet i njësuar.”

4. Opsione të shumëllojshme për lidhjet

Një burrë përdor telefonin për të printuar në një printer Canon MAXIFY.

Aplikacioni Canon PRINT mundëson printimin, fotokopjimin dhe skanimin nga pajisjet inteligjente, si dhe ndryshimin e cilësimeve të printimit, kontrollin e niveleve të bojës dhe kryerjen e rutinave të mirëmbajtjes. Këta printerë MAXIFY janë gjithashtu plotësisht të përputhshëm me Apple AirPrint për iOS dhe Mopria për Android.

"Ne përdorim WhatsApp për t’u lidhur me klientët që me raste na dërgojnë foto dhe dokumente përmes tij, ndaj mundësia për të printuar drejtpërdrejt nga telefonat tanë është shumë e dobishme," - thotë Ian. "Ne përdorim dhe një tabletë, që nëse jemi duke diskutuar ndonjë problem me klientin, të mund ta printojmë me lehtësi dokumentin apo vizatimin dhe të vizatojmë mbi të. Skanimi i kopjeve fizike drejt një memorieje USB është gjithashtu një mënyrë më efikase ruajtjeje se sa mbajtja e dosjeve të mëdha të letrës.”

Mund të jetë gjithashtu e dobishme për ata që punojnë në terren, që të kenë mundësinë e krijimit të printimeve në zyrë për t’i ndarë apo finalizuar. "PIXMA Cloud Link ju mundëson të printoni nga kudo përmes aplikacionit Canon PRINT," - shton Zubair. "Mund dhe t’i skanoni dokumentet në distancë duke përdorur kamerën e pajisjes suaj inteligjente dhe t’i printoni në bazë, ose të skanoni dokumente në zyrë duke përdorur printerin dhe t’i dërgoni drejt një smartfoni.”

5. Kosto e ulët e pronësisë

Një arkitekt i ulur në tryezën e tij në një zyrë qëndron përmbi letra.

Kursimet e mundshme të kostove të biznesit me të dy këta printerë MAXIFY janë kryesisht për shkak të dizajnit MegaTank që përdor shishe boje rendimenti të lartë në vend të fishekëve të zakonshëm.

Një plan i afërt i një printeri Canon MAXIFY, që tregon depozitat e bojës nga përpara.

"Nga një printer biznesi me bojë pret zakonisht të marrsh 1,000 deri 1,500 faqe për set fishekësh rendimenti të lartë," - thotë Zubair. "Nga këta printerë MAXIFY GX, merr deri në 14,000 faqe² apo edhe deri në 21,000 nëse kalon në modalitetin “Economy”³. Edhe nëse printon 1,000 faqe në muaj, nuk të duhet të shqetësohesh për ndërrimin e bojës për më se një vit. Të kursen kohë dhe mund, si dhe redukton mbetjet plastike.”

Avantazhet kryesore të GX7040 – dhe të GX6040 – janë kostot e ulëta të punës dhe kostoja e ulët totale e pronësisë. "Ne e ndajmë këtë në koston mesatare për faqe dhe koston totale të biznesit për rreth pesë vite, duke përfshirë dhe çmimin e vetë printerit, si dhe të pjesëve të konsumit,” - shpjegon Zubair. "Të dyja janë veçanërisht të ulëta me këta printerë. Mund të prisni kursime mesatare prej 85% në koston totale të pronësisë në krahasim me 10 printerët kryesorë me laser dhe me bojë.

Ky është lajm i mirë për kompanitë si të Ian-it. "Ne jemi të kënaqur me mundësinë e kursimeve kaq të mëdha në kosto që do të na japë GX7040," - thotë ai.

Shkruar nga Matthew Richards

  1. Shpejtësitë e printimit të dokumenteve janë mesataret e ESAT (Word, Excel, PDF) në testin e kategorisë për zyra për metodën standarde në njërën anë të faqes, ISO/IEC 24734.

    Shpejtësia e printimit mund të ndryshojë në varësi të konfigurimit të sistemit, ndërfaqes, programit kompjuterik, kompleksitetit të dokumentit, modalitetit të printimit, mbulesës së faqes, llojit të letrës së përdorur, etj.

  2. Rendimenti i faqeve për shishen e bojës të përdorur për konfigurimin fillestar është më i ulët se një shishe zëvendësuese, pasi një sasi e caktuar boje përdoret për mbushjen e kokës së printimit gjatë konfigurimit. Rendimenti i faqeve është vlera e llogaritur bazuar në metodën individuale të provës së "Canon" duke përdorur grafikun e ngjyrave ISO/IEC 24712 dhe simulimin e printimit të vazhduar me shishet zëvendësuese të bojës pas konfigurimit fillestar.

    Rendimentet e faqeve me bojë të bardhë dhe me ngjyra nuk duhet të kombinohen.

    Rendimenti i faqeve varion shumë në varësi të përmbajtjeve të printuara dhe faktorëve të tjerë.

  3. Modaliteti ekonomik redukton konsumin e bojës duke i ulur dendësinë - mund të printohen 50% më shumë faqe sesa në modalitetin standard.
  4. Shpërblimet mesatare të kursimeve kur printohen 1,000 faqe në muaj gjatë 5 viteve bazuar në koston fillestar të blerjes së hardware plus kostot e ngjyrës apo tonerit. Modelet e krahasimit në kursimet e kostos totale të pronësisë (TCO) përfshijnë 10 printerët më të shitur me laser me ngjyra dhe 10 printerët më të shitur me bojë sipas IDC EMEA Hardcopy Tracker (Data Q1 2020 - Q3 2020). Shiko uebsajtin e Kanonit për më shumë detaje.

Produktet e lidhura

Artikujt e lidhur

  • A small office with a printer positioned in the middle compartment of a grey wall unit.

    KËSHILLA PRINTIMI

    Printerët MegaTank dhe përfitimet e tyre

    Zbuloni gjashtë arsye përse ju duhet një printer MegaTank.

  • Dy punëtorë ndërtimi printojnë dokumente në një Canon PIXMA TR150. Në tryezën krah tyre ndodhet një kokore portokalli.

    KËSHILLA PRINTIMI

    Printoni kudo që të ndodheni me PIXMA TR150

    Mësoni se si mund ta ndihmojë një printer portativ punën tuaj në lëvizje.

  • Printim krijues me aplikacionin "Easy-PhotoPrint Editor" nga "Canon"

    KËSHILLA PRINTIMI

    Aplikacioni Easy-PhotoPrint Editor

    Mësoni si të zotëroni aplikacionin argëtues e intuitiv "Canon Easy-PhotoPrint Editor".

  • Get-Inspired-PIXMA-TR8550

    PRINTIMI

    Printim me valë

    Kaloni në printer me valë në studion tuaj dhe printoni nga kudoqoftë - konfigurimi është i thjeshtë.