In a room filled with bouquets of flowers, a man holds a print he has made using a Canon PIXMA G6040 that can be seen on the table in front of him.

PRINTIMI

Shikoni se si mund t'ju ndihmojë një printer i serisë "Canon PIXMA G" që të përmirësoni më tej biznesin tuaj

Praktikë, efikasë në kosto dhe krijuar për të nxjerrë rregullisht rezultate cilësore, nuk është çudi që seria e printerëve Canon PIXMA G ndihmon në ecurinë e këtyre tri bizneseve. E ka radhën i juaji?

Shkenca e frymëzimit

A child holds a Mini Professors certificate with his name on.
Të vegjlit që marrin pjesë në kurset shkencore të "Mini Professors" përdorin printerin e Canon PIXMA G4510 për të printuar gjithçka, nga etiketat me emra, ngjitëset deri te certifikatat.

Kompania : Mini Professors

Sektori : Arsim

Vendndodhja : Sent-Ollbëns dhe Harpëndin, Britani

Shërbimet : Mësime argëtuese e informuese shkencore krijuar për parashkollorët

Faqja : www.miniprofessors.com/stalbans

Klientët e Natasha Spink janë nga më kërkuesit që mund të gjesh. Natasha është pronarja e zinxhirit të kompanive "Mini Professors" në zonën e Sent-Ollbënsit dhe të Harpëndinit. "Mini Professors" ofron mësimet e vetme shkencore të përshtatura për fëmijët parashkollorë dhe materiale të printuara përbëjnë një pjesë të rëndësishme të çdo mësimi. Pas lloji të kujdesshëm të studimit që pret nga një shkencëtar me përvojë, Natasha zgjodhi një printer Canon PIXMA G4510.

"Më bën të mundur t'u jap fëmijëve plot gjëra për të bërë çdo javë," - shpjegon Natasha. "Si pjesë e eksperimenteve ne kemi shabllone të ndryshme, ngjitëse e kartela dhe deri tani printeri ia ka dalë të printojë në një sërë materialesh të ndryshme."

Modeli kompakt Canon PIXMA G4510 ia del mbanë me lehtësi me volumin e printimeve që kërkon Natasha. Edhe lidhja që ofron me radiovalë është po ashtu një plus. "Mund të jem në dhomën tjetër duke u kujdesur për fëmijët dhe ndërkohë vazhdoj me printimet nga laptopi," - thotë ajo.

Natasha vlerëson gjithashtu edhe depozitat e rendimentit të lartë me bojë me rimbushje Canon PIXMA G4510. Vija treguese e vëllimit të tyre e bën të lehtë të shikosh se sa bojë ka mbetur, ndërsa rimbushja është më se e lehtë, jo shumë e shpeshtë dhe krijon më pak mbetje plastike.

Sa për cilësinë e printimit, këtu si dhe kudo tjetër Canon PIXMA G4510 ia del më së miri. "Fëmijëve u pëlqen të marrin certifikata në fund të çdo mësimi," - sqaron Natasha. "Është fantastike që kam mundësi t'u jap diçka për të cilën kam krenari, cilësia është fantastike, dhe atyre u pëlqen ta varin diku në shtëpi."

"Është i qëndrueshëm, me efikasitet kostoje, vërtet i lehtë në përdorim, si dhe duket bukur."

Sigurimi i një të ardhmeje të suksesshme

Artikujt e lidhur
Meet the PIXMA G640 and PIXMA G540

PRINTIMI

Njihuni me PIXMA G640 dhe PIXMA G540

Zbuloni funksionet e reja të gjeneratës së re të printerëve Canon MegaTank.

A Canon PIXMA printer on a desk in a home office.

KËSHILLA PRINTIMI

Printeri optimal për zyrat e shtëpisë

Bëjeni punën nga shtëpia të qetë me printerin Canon PIXMA TR4650.

A man using the Canon PRINT app on a tablet to print a document of a bar graph on a Canon PIXMA G6050.
"Premier Insurance" përdor aplikacionin "Canon PRINT" për të printuar dokumente nga celulari apo tableta drejt PIXMA G6050, qoftë në zyrë apo në distancë.

Kompania : Premier Insurance

Sektori : Sigurime

Vendndodhja : Harrow, Londër, Britani

Shërbimet : Katalog produktet sigurimi

Faqja : www.premier-insurance.net

Rritje e shpejtë. Synimi drejt yjeve. Sido që ta quani, ambiciet e Anik Islam për "Premier Insurance" varen nga fakti nëse burimet e kompanisë mbajnë hapin me kërkesën në treg, në atë që është bërë tanimë një nga operatorët drejtues të tregut të sigurimeve ndërmjetëse të Britanisë.

Me zgjerimin e biznesit, Anik kërkoni për zgjidhje të reja printimi. Printeri i suksesshëm duhet të ketë produktivitet, mundësi lidhjeje, rendimente të larta dhe prakticitet në printim."

"Kur zbuluam serinë Canon PIXMA G dukej sikur do t’u përgjigjej të gjitha problemeve tona," - sqaron Anik.

The Canon PIXMA G6050 with four vivid ink bottles for the refillable ink tanks.
Depozitat me bojë me rimbushje, të rendimentit të lartë brenda Canon PIXMA G6050 ulin kohën që përndryshe shpenzohej duke riporositur fishekë të shtrenjtë boje.

Canon PIXMA G6050 është ideal për ambientet e ngarkuara të zyrës së "Premier Insurance". Kapaciteti 350-fletësh i printerit, mbushja dyanëshe dhe depozitat e bojës me rimbushje, të rendimentit të lartë, kanë sjellë ulje të kohës për mbushje me letër dhe riporositjes së fishekëve të shtrenjtë me bojë. Vërtet printerët "Canon MegaTank" si modeli Canon PIXMA G6050 mund të printojnë deri në 18 000 faqe nga vetëm tri shishe boje të zezë. "Është një aspekt krejtësisht i njësuar i administrimit të biznesit," - thotë Anik.

Një avantazh tjetër i Canon PIXMA G6050 ka qenë aftësia e tij për t'u bërë ballë një larmie materialesh, nga letra e thjeshtë dhe kartolinat, deri te zarfet dhe letrat fotografike. Për një biznes që mbështetet pjesërisht mbi materialet shkëlqyese të marketingut për klientët, për të përcjellë një përjetim të kuruar të markës, mundësia e printimit të këtyre me efikasitet kostoje brenda zyrës ka qenë një zgjidhje e vërtetë.

Kapacitetet e resë kompjuterike të Canon PIXMA G6050 kanë qenë po njësoj shndërruese për "Premier Insurance". "Klientët tanë shpesh sjellin dokumente në takime. Me aplikacionin "Canon PRINT", tani mund t'i skanoj në çast dhe i kalojmë direkt për printim nga zyra, që personeli të fillojë t'i analizojë në çast, shpjegon Anik.

"Edhe nëse nuk jam në zyrë mund ta komandoj printerin nga aplikacioni. Është fantastik."

Një partneritet në rritje

A man holding a picture of a woman, with more sentimental photos laid out on a table.
"Forever Rose" përfshin një foto personale me çdo dhuratë që dërgon, dhe ajo foto duhet të jetë e cilësisë maksimale.

Emri i kompanisë : Forever Rose

Sektori : Dhurata

Vendndodhja : Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe

Shërbimet : Dhurata të personalizuara

Faqja : www.MyForeverRose.com

Për një biznes të personalizuar dhuratash, lulet e jashtëzakonshme e jetëgjata të të cilit duken si të dala nga botë e magjisë, sfidat e printimit të "Forever Rose" kanë qenë vërtet të mëdha. Nga fillesat e veta modeste, zgjerimi botëror i kompanisë bëri që krahu i punës të rritej në mbi 500 vetë. Në vijim me rritjen, sistemi i vjetër i printimit me laser ka ndikuar në produktivitet si dhe në fitimet gjithsej.

Te modeli Canon PIXMA G6040, pronari i "Forever Rose", Ebraheem Al Samadi, gjeti një zgjidhje që i balancoi nevojën për rezultate vazhdimisht të qëndrueshme me produktivitet të lartë, me uljen e kostove të printimit.

"Kemi parë një kursim të rëndësishëm të kostove në krahasim me tonerin e laserit që kemi përdorur më parë, duke reduktuar kostot me 60-70%."

Rolin kyç në kostot e ulëta e tërheqëse të punës për Canon PIXMA G6040 e kanë depozitat e tij të integruara të bojës, me rendiment të lartë. Këto "MegaTanks" kanë tregues niveli nga faqja e përparme, rimbushen lehtë dhe më rrallë se te printerët me fishekë. Në disa pika të "Forever Rose", "MegaTanks" nuk kanë pasur nevojë për rimbushje për mbi gjashtë muaj.

"Ne printojmë çdo ditë," - thotë drejtori ndërkombëtar tregtar, Asim Hussain. "Dhe printimi në volume të larta me çmime ekonomike ka qenë një nga pikat kryesore në zgjedhjen e printerit "Canon MegaTank"."

Aspekti ekonomik është vetëm gjysma e punës. Rezultatet cilësore të Canon PIXMA G6040 kanë përmbushur nevojat e kompanisë, klientët e së cilës nuk presin asgjë më pak se perfeksioni në prezantim. Duke qenë se bojërat e cilësisë së lartë me bazë ngjyruesi të Canon PIXMA G6040 japin mundësi për foto tejet të arrira dhe natyrale, klientët e "Forever Rose" tani mund të përfshijnë dhe një foto personale të printuar në përsosmëri kur dërgojnë dhuratat. Është thjesht një mënyrë më shumë se si teknologjia e "Canon" u mundëson bizneseve të përmirësojnë ofertat e tyre, duke i lehtësuar dhe nxitur në frymëzim.

'Kam krenarinë të them se 'Canon' do të na ndodhet përkrah në rrugëtimin tonë për të pasur një butik të madh në çdo qytet të madh të botës," - pohon Ebraheem.


Shkruar nga Paul Fitzpatrick

Produktet e lidhura

Artikuj të ngjashëm

"Get Inspired" është burimi juaj kryesor i këshillave të dobishme të fotografisë, udhëzuesve të blerësit dhe intervistave inteligjente - gjithçka që ju nevojitet për të gjetur kamerën më të mirë ose printerin më të mirë dhe të krijoni ide të ardhshme krijuese.

Kthehu tek të gjithë artikujt