PRINTIMI

Cilësi e lartë, kosto të ulëta, volum i madh: Njihuni me printerët PIXMA G640 dhe G540 MegaTank

Njihuni më në detaj me printerët e rinj PIXMA MegaTank dhe mësoni përse janë idealë për administruesit e bizneseve dhe për studion e shtëpisë.
Një printer Canon PIXMA G540 i rrethuar nga foto të printuara me ngjyra 4x6.

Qoftë nëse keni fotokioskë, studio fotoportretesh apo zyrë grafisti, cilësia e lartë e figurës dhe kostot e ulëta të printimit janë të rëndësishme për biznesin tuaj. Printerët e fundit Canon PIXMA MegaTank – PIXMA G640 dhe PIXMA G540 – mund të prodhojnë printime të detajuara që zgjasin për gjithë jetën. Paratë që mund të kurseni falë rendimenteve të tyre mbresëlënëse me bojën do të jenë po aq tërheqëse sa dhe vetë printimet. Mësoni se sa shpenzoni për printime me llogaritësin tonë.

Të dy printerët shfrytëzojnë një komplet të ri bojërash me bazë ngjyruesi gjashtë-bojësh ChromaLife100 që është formuluar për t'i bërë ballë kohës: me jetëgjatësi prej deri në 100 vite në fotoalbum nëse fotot printohen në letër Canon Plus Glossy II PP-201. Qoftë nëse printoni për klientë apo për përdorim në fotoalbume personale, mund të qëndroni të sigurt se cilësia do të zgjasë për gjithë jetën.

Duke ofruar një ndryshim niveli në cilësinë e ngjyrave, kompleti i ngjyrave PIXMA G640 dhe PIXMA G540 përfshin ngjyrime të dedikuara të kuqe dhe gri që u shtojnë printimeve vibrancë të mëtejshme. Prezantimi i bojës së kuqe sjell një fazmë të zgjeruar ngjyrash që mundëson tonalitete më të pasura, ndërsa boja gri përforcon ngjyrat në zonat e errëta për kontrast më të mirë dhe një ndjesi më pranë reales. Një e mirë tjetër e depozitës së dedikuar të bojës gri është se ngjyrat riprodhohen me stabilitet më të madh, duke ofruar rezultate koherente në lloje të ndryshme letre fotografike – që do të thotë printime më të forta për biznesin tuaj.

Printoni deri në 3,800 foto 4x6 nga një depozitë

Një Canon PIXMA G640 me një kamerë përsipër, i rrethuar nga printime fotosh.

Boja shtesë e kuqe dhe gri zgjeron fazmën e ngjyrave, duke realizuar fotoprintime më të pasura, më dinamike se ç'mund të realizohen me kompletin katërbojësh.

PIXMA G640 dhe PIXMA G540 kanë depozita boje me rimbushje të kapacitetit të lartë, duke ofruar një mënyrë printimi shumë më praktike dhe efikase në kosto se sa të porositni e ndërroni fishekë njëpërdorimësh boje. Për më tej, fotoprinterët PIXMA G650 dhe PIXMA G550 janë shumë efikasë dhe nxjerrin një volum tejet të lartë printimesh – deri në 3,8001 foto 4x6-inçëshe nga një komplet i vetëm shishesh boje.

Rimbushja e depozitave s'mund të ishte më e thjeshtë se kaq. Shishet dhe kapakët e depozitave të bojës vijnë të shënuara me ngjyra, dhe secila grykë ka formë të atillë që t'i përshtatet vetëm shishja e saktë e bojës, duke garantuar mbushje pa gabime. Nuk ka nevojë t'i shtrydhni shishet dhe ato mbarojnë automatikisht së injektuari bojë kur mbushet plot depozita - edhe kapakët e bojës janë projektuar që të mbahen me lehtësi. E gjitha kjo sjell një mirëmbajtje pa telashe, si dhe pa i ndotur duart.

Një dorë që kap një foto të disa domateve që sapo është printuar nga një printer PIXMA G series.

Kompleti gjashtëbojësh me bazë ngjyruesi i PIXMA G640 dhe PIXMA G540 realizon foto të cilësisë së lartë dhe printime jetëgjata falë formulimit ChromaLife100.

Një dorë që hedh një shishe boje të kuqe në një printer të serisë PIXMA G me shishe të tjera në krah.

Printerët PIXMA G640 dhe PIXMA G540 janë projektuar për servis të lehtë, duke përfshirë rimbushje boje pa stres dhe ndërrim të thjeshtë të fishekut të mirëmbajtjes së bojës.

Për të reduktuar ndërprerjet e punës, fotoprinterët PIXMA G640 dhe PIXMA G540 ofrojnë saktësi të përmirësuar në mbushjen e letrës dhe kapacitet të lartë për deri në 100 fletë A4. Ato vijnë gjithashtu me koka printimi që mund të ndërrohen nga përdoruesi2 dhe fishekë mirëmbajtjeje të bojës. Çdo model vjen gjithashtu me ekran Full Dot LCD, që të monitoroni fishekun e mirëmbajtjes, të rregulloni cilësimet e printimit dhe të identifikoni gabimet në printim, duke realizuar printime pa ndërprerje, ço herë.

Projektuar për të qenë sa më të lehtë në përdorim si edhe në mirëmbajtje, PIXMA G640 dhe PIXMA G540 ofrojnë printim me valë nga një sërë pajisjesh dhe janë të pajtueshëm me aplikacionin Canon PRINT, Mopria Print Service® dhe Apple AirPrint®.

Një printer tërësor

Një PIXMA G640 që fotokopjon një figurë.

PIXMA G640 vjen me funksione të integruara fotokopjimi dhe skanimi, për të gjitha nevojat e zyrës suaj.

Një PIXMA G series duke printuar një foto nga një smartfon.

PIXMA G640 dhe PIXMA G540 mund të aktivizohen me valë me udhëzime printimi dhe fiken vetiu pas përfundimit të detyrave.

Ndërsa të dyja modelet ndajnë të njëjtën cilësi të lartë, kapacitete printimi volumi të lartë, PIXMA G640 shton një funksion fotokopjimi dhe një skaner 600x1200 dpi, duke e bërë printerin ideal tërësor, që mund të integrohet në ambientin e punës apo në studion e shtëpisë. Modelet PIXMA G640 dhe PIXMA G540 kanë dhe një funksion ndezjeje/fikjeje automatike. Ky funksion që kursen energji ju mundëson t'i dërgoni punët e printimit nga një laptop, telefon apo kamerë me Wi-Fi ndërsa jeni duke punuar në një pikë tjetër dhe t'i gjeni gati kur të ktheheni. Pajtueshmëria me PIXMA Cloud Link ju mundëson printimin e fotove dhe të dokumenteve edhe nga faqet e rrjeteve sociale dhe të shpërndarjes së fotove.

Duke ruajtur të njëjtin nivel të lartë efikasiteti me letrën e thjeshtë A4 ashtu si me fotoprintimet 6x4-inçëshe, PIXMA G640 dhe PIXMA G540 mund të printojnë 8,000 fletë A4 me një komplet të vetëm shishes me bojë me ngjyrë. Mund dhe t'i përdorni për të printuar fletushka dhe posterë deri në 1200mm në fletë madhësie A4, përmes shkarkimit falas të programit Canon PosterArtist Lite për Microsoft Windows.

Modelet fleksibël PIXMA G650 dhe PIXMA G550 u mundësojnë administruesve të bizneseve të vogla t'u ofrojnë klientëve një gamë të gjerë shërbimesh printimi me çmime të përballueshme. Ato janë ideale për operatorët e fotokioskave DIY dhe ofruesit e dokumenteve të identifikimit apo profesionistët e marketingut të cilëve u duhet të gjenerojnë volume të mëdha posterësh, fletushkash dhe materialesh të tjera reklamimi. Nëse kërkoni për një printer që ofron kapacitet, komoditet dhe printim me kosto të ulëta, pa cenuar cilësinë e figurës, nuk do të donit të humbisnit këta pjesëtarë të rinj të gamës Canon MegaTank.

Shkruar nga Marcus Hawkins

  1. Rendimenti i faqeve është vlera e llogaritur bazuar në metodën individuale të Canon për testimin duke përdorur grafikun ISO/IEC 29103 dhe simulimin e printimit të vazhdueshëm me bojën zëvendësuese pas konfigurimit fillestar.
  2. Disponueshmëria varet nga rajoni.

Produktet e lidhura

  • Printerë për shtëpi

    PIXMA G640

    Printeri i parë shumëfunksional në gamën PIXMA G me gjashtë depozita boje me bazë ngjyruesi, me rimbushje, PIXMA G640 ndërthur printimin në cilësi fotografike të parivalizuar me kapacitetin për të nxjerrë volume të larta në kosto tejet të ulëta.
  • Printerë për shtëpi

    PIXMA G540

    Printer me një funksion me gjashtë depozita boje me bazë ngjyruesi, me rimbushje, për printim fotosh të cilësisë së lartë me mundësinë për të nxjerrë volume të larta në kosto tejet të ulëta.
  • Printer Inkjet

    Plus Glossy II PP-201

    Letra Fotografike Plus me Shkëlqim II e Canon është letra fotografike e përsosur për prodhimin me cilësi të lartë me një mbështjellëse me shkëlqim. Ajo siguron veshjen e përsosur për fotografitë dixhitale dhe për të gjitha riprintimet tuaj.

Artikuj të ngjashëm

  • KËSHILLA PRINTIMI

    Printerët MegaTank dhe përfitimet e tyre

    Zbuloni gjashtë arsye përse ju duhet një printer MegaTank.

  • PRINTIMI

    Printerët më të mirë për disenjatorët

    Printerët janë mjete thelbësore për disenjatorët - ne ju ndihmojmë të zgjidhni modelin e duhur për nevojat tuaja.

  • PRINTIMI

    Bojë apo laser: cili është i duhuri për ju?

    Mësoni ndryshimet midis printerëve me bojë dhe laser të Canon dhe se cili u përshtatet më mirë nevojave tuaja.

  • PRINTIMI

    Si të përdorni një printer me valë

    Mënyra inteligjente për të përfituar sa më shumë nga printeri juaj me valë.