FOTOGRAFI PEIZAZHI
Këshilla kryesore për peizazhet
Zbuloni teknikat e fotografimit për t'ju ndihmuar t'i shpini fotot tuaja të peizazhit në nivel tjetër.
CANON EOS 850D
Zbuloni një DSLR që do t'ju shpjerë krijimtarinë në lartësi të reja: Canon EOS 850D. Qoftë nëse kërkoni për poza cilësore të udhëtimeve, apo portrete të bukura që tregojnë identitetin e vërtetë të subjektit tuaj, Canon EOS 850D do t'ju mbështesë në zhvillimin tuaj si fotograf.
Përplot me funksionet cilësore mes të cilave lidhjen me pajisjet inteligjente, mundësinë për të regjistruar video në 4K dhe "Dual Pixel CMOS AF", të gjitha bashkë me çmimin tërheqës për një fotograf amator, Canon EOS 850D do t'ju ndihmojë ta kaloni fotografinë tuaj një shkallë më tej.
Qoftë nëse doni të nxirrni pamje të bukura të peizazheve, plane të afërta me detaje apo poza aksioni të shpejtë, Canon EOS 850D ia del mbanë më së miri. Sensori 24.1MP APS-C bën që të arrini qartësi, detaje dhe performancë mahnitëse – edhe në ndriçim të ulët. Vetëfokusimi i kamerës është gjithashtu i shpejtë dhe i besueshëm: EOS 850D ofron "Dual Pixel CMOS AF", 45 pika vetëfokusimit të gjitha të tipit kryq, plus iTR AF për fokus e gjurmim të përpiktë, çka e bën më të lehtë se ndonjëherë arritjen e pozave që dëshironi, në çdo rast.
Qoftë nëse shkrepni kujtime gjatë udhëtimit më të bukur që keni bërë ndonjëherë, apo nëse thjesht shkrepni një ditë të vrullshme në zona rurale, do të donit një kamerë peshëlehtë që nuk ju rëndon. Canon EOS 850D përbëhet nga aliazh i dhëmbëzuar alumini dhe rrëshirë polikarbonati, si dhe peshon vetëm 515 g. Madje është edhe i shpejtë, mund të shkrepë deri në shtatë kuadro në sekondë, çka e bën ideal për fotografimin e natyrës, sporteve apo realizimin e pozave të aksionit për t'i lënë shoqërinë pa fjalë.
Komandat e pasme të renditura në mënyrë logjike të Canon EOS 850D dhe rrotulla e sipërme e bëjnë të lehtë në përdorim, ndërsa inkuadruesi optik ju lidhi drejtpërdrejt me subjektet tuaja.
Gjithnjë e më shumë fotografë po i zgjerojnë aftësitë profesionale duke u marrë edhe me xhirime tanimë përveç fotografimit. Një nga funksionet më mbresëlënëse të Canon EOS 850D është mundësia për të shkrepur filmime të pasura në 4K. Qoftë nëse regjistroni pushimet jashtë shtetit, krijoni video për punë apo thjesht provoni dorën me videografinë, Canon EOS 850D mund t'i bëjë të gjitha. Mbase jeni videobloger që kërkoni të modernizoni aksesorët? Kur shkrepni në "Live View" ekrani me kënd të ndryshueshëm me prekje ofron vetëfokusim të syve, duke gjetur e gjurmuar sytë e subjektit tuaj, edhe sikur të jenë duke lëvizur. DIGIC 8 siguron performancë të shpejtë, reaguese dhe "Movie Digital IS" me 5 akse redukton dridhjet e kamerës gjatë filmimit. Canon EOS 850D nxjerr filmime me finicion profesional, pa qenë nevoja dhe për çmime profesionale.
Canon EOS 850D mund ta lidhni me pajisjen tuaj inteligjente përmes "Bluetooth®" dhe "Wi-Fi", duke ju mundësuar t'i ndani pozat në rrjetet sociale ose t'i eksportoni drejtpërdrejt në kompjuter. Këto mundësi lidhjeje ju bëjnë gjithashtu të mundur dhe përdorimin e celularit për të shkrepur në distancë me ndihmën e aplikacionit "Canon Camera Connect".
Nëse dëshironi të mësoni më shumë rreth kamerës suaj, nga të kuptuarit e veprimeve bazë deri te mënyra e përdorimit për të zhvilluar teknika të reja fotografike, përdorni aplikacionin "Canon Photo Companion". Dhe kur të vijë çasti për printim, dërgojini pamjet drejtpërdrejt te printerët "Canon Compact Photo" dhe "PIXMA" përmes teknologjisë me valë.
Canon EOS 850D ofron një modernizim të gjithanshëm dhe ju jep kontrollin krijues. Shpjereni fotografinë një hap më tej me një model të avancuar DSLR që do t'ju ndihmojë të arrini çdo herë rezultate mahnitëse.
Shkruar nga Will Salmon
"Get Inspired" është burimi juaj kryesor i këshillave të dobishme të fotografisë, udhëzuesve të blerësit dhe intervistave inteligjente - gjithçka që ju nevojitet për të gjetur kamerën më të mirë ose printerin më të mirë dhe të krijoni ide të ardhshme krijuese.
Kthehu tek të gjithë artikujtFOTOGRAFI PEIZAZHI
Zbuloni teknikat e fotografimit për t'ju ndihmuar t'i shpini fotot tuaja të peizazhit në nivel tjetër.
FOTOGRAFIA E UDHËTIMEVE
Blogerja, Diana Millos, zbulon pse kjo kamerë krijuese është shoqëruesja e përsosur e udhëtimit.
SHPEJTËSIA E SHKREHËSIT
Këto 5 këshilla bazë do t'ju ndihmojnë të zotëroni shpejtësinë e shkrehësit për të kapur subjektet në lëvizje dhe për të përmirësuar fotografinë tuaj të aksionit.