Canon EOS R tell your stories hero

EOS R

Tregoni historitë tuaja në video 4K dhe mbusheni ekranin me detaje

Teknologjia novatore e Sistemit EOS R bën të mundur që kamera EOS R t'i çojë aftësitë tuaja të filmave në një nivel tërësisht të ri. Krijoni filma mahnitëse me rezolucion 4k 10 bitë me detaje të qarta si kristali me prekjen e një butoni.

Regjistroni më shumë me Canon Log

EOS R përfshin Canon Log, një parametër regjistrimi i projektuar për të siguruar një rritje me 800 përqind në gamën dinamike, duke minimizuar humbjen e detajeve në pjesët më të errëta dhe më të ndritshme të imazhit. Kur përdorni Canon Log në EOS R, një parametër i ISO-s me 400 do të sigurojë një gamë dinamike super të gjerë me 12 ndalesa me kontrast neutral, e përsosur kur regjistroni në kushte të vështira të ndriçimit ku duhet të regjistrohet çdo element i skenës. Zgjidhni Canon Log kur e dini se filmimet do të përmriësohen në procesin pas prodhimit për nxjerrjen e ngjyrave të pasura dhe detajeve të pabesueshme.

Canon EOS R record canon log

Bëhuni regjisori

Për efekte profesionale të fokusit me tërheqje, duke e zhvendosur vëmendjen nga një pjesë e kuadrit te një tjetër, Dual Pixel CMOS AF në kamerën EOS R ju lejon të lëvizni butë dhe me saktësi pikën e fokusit. Thjesht prekni në ekranin LCD në pikën më të afërt dhe më të largët të fokusit ku dëshironi të kaloni dhe EOS R do të realizojë kalime të buta dhe të bukura të fokusit. Dhe kur filmoni pa një trekëmbësh, Dual Sensing IS siguron një avantazh të madh me 5 boshtet për filmime të buta dhe pa dridhje kur bien nivelet e ndriçimit.

Regjistroni, shikoni dhe ruani

EOS R mund të regjistrojë video dixhitale 4K të pastra dhe të pangjeshura me kodin kohor të integruar në daljen HDMI në 10 bitë, duke e bërë atë ideale për filmime plotësuese në prodhimet e nivelit të lartë ku madhësia dhe elasticiteti i kamerës e bëjnë atë një mjet të shpejtë të përsosur.

Mund të pëlqeni gjithashtu
Related article brent

EOS R

Vendosja e standardeve të reja në krijimtari

See capture more

EOS R

Shikoni dhe regjistroni më shumë, me një sensor të përqendruar te precizioni

Related article enjoy the world EOS

EOS R

Shijoni botën e sistemit EOS me një gamë aksesorët specialë

Mund të jeni të interesuar edhe për