Canon see capture more hero

EOS R

Shikoni dhe regjistroni më shumë, me një sensor të përqendruar te precizioni

Trupi i vogël dhe elegant i kamerës EOS R, bashkë me novacionet teknike në të, bëjnë të mundur që realizoni imazhe të palëvizshme dhe video me një cilësi të jashtëzakonshme. Veçoritë e integruara dhe të nivelit më të lartë të Canon si Dual Pixel CMOS AF, DP RAW, procesori DIGIC 8 dhe Canon Log ju ndihmojnë të bëni realitet vizionin tuaj të vërtetë krijues.

Një cilësi e pakonkurrueshme

Kamera EOS R përfshin një sensor CMOS me 30,3 megapikselë nga Canon. Ajo siguron një rendiment të lartë të ISO-s dhe rezolucion të lartë, të ndërthurura me një gamë dinamike të gjerë. Ajo siguron imazhe me rezolucion të lartë me thellësi dhe cilësi të pakrahasueshme dhe mund të regjistrojë detaje të pasura me zhurmë të ulët me deri në një nivel të mahnitshëm në ISO 40 000.

EOS R përfshin po ashtu funksionin Dual Pixel RAW, i prezantuar për herë të parë në kamerën EOS 5D Mark IV. Me softuerin Canon Digital Photo Professional, ai ju lejon të përsosni mprehtësinë dhe të ndryshoni këndështrimin ose efektin bokeh në plan të parë për një rezultat më të kënaqshëm në procesin pas prodhimit.

Canon unrivalled quality sensor

Mund të pëlqeni gjithashtu
Related article enjoy the world EOS

EOS R

Shijoni botën e sistemit EOS me një gamë aksesorët specialë

Canon related article perfect blend

EOS R

Ndërthurja e përsosur mes manovrimit dhe dizajnit të shkëlqyer

Related connect upload

EOS R

Lidhni, ngarkoni dhe ndani në çdo vend

Canon unrivalled quality sensor

Shkrepje të shpejta të vazhdueshme

Për fotoreporterët, fotografët e udhëtimeve dhe të dasmave që kërkojnë të kapin aksionin spontan ose të shpejtë, kamera EOS R ofron një regjistrim të vazhdueshëm dhe të shpejtë me 8 fps. Kamera shfrytëzon eksperiencën e Canon në teknologjitë e leximit me shpejtësi të lartë dhe procesorin DIGIC 8 për të siguruar një ekuilibër mes numrit të lartë të pikselëve dhe shpejtësisë në regjistrim. EOS R përfshin një ndërmemorie të madhe dhe shpejtësi të larta të shkrimit në një kartë USH-II SD, kështu që nuk do të jetë e nevojshme të prisni për kamerën që t'ju ndjekë ju.

Fast continuous shooting

Krijoni filmime kinematografike epike

Regjisorët që krijojnë filmime kinematografike epike do ta vlerësojnë përdorimin e produktit më të përparuar të videove të Canon jashtë linjës Cinema EOS. EOS R ofron daljen e videove UHD 4K në 10 bitë me lidhjen HDMI, gjë që siguron filmime mjaft të detajuara dhe të pangjeshura. Mund të përdorni po ashtu veçorinë Canon Log për një gamë dinamike më të gjerë, e cila lejon një elasticitet maksimal në redaktim gjatë përmirësimit në procesin pas prodhimit.

Mund të jeni të interesuar edhe për