Skanerët e dokumenteve

Canon imageFORMULA RS40

Rijetoni kujtimet e çmuara dhe jepuni fotove tuaja një frymë të re. Përmirësoni fotot e vjetra dhe të reja me procesimin e përmirësuar të imazhit të RS40 dhe shpërndajuani familjes dhe shoqërisë me vetëm pak klikime. Vini re gjithashtu se mund të skanoni jo vetëm fotot, por edhe dokumente të përmasave të ndryshme, vizatime, fatura etj.!

  • Skanim fotosh në grup

    Qoftë nëse keni 100 apo 1000 foto, skanoni me efikasitet dhe shpërndani deri në 40 imazhe me një veprim.

  • Funksione procesimi imazhi

    Jepuni frymë të re fotove tuaja të vjetra me funksionet emocionuese fotopërmirësuese të RS40.

  • Ndani me familjen dhe shoqërinë

    Rijetoni kujtimet tuaja të çmuara dhe shpërndajuani familjes dhe shoqërisë përmes rrjeteve sociale dhe resë kompjuterike

Propozimi kryesor

Digjitalizoni dhe përmirësoni fotot tuaja të preferuara në pak minuta

Ruajini më së miri kujtimet tuaja të vyera duke skanuar shpejt e lehtë në grup fotot e vjetra dhe të reja bashkë. imageFORMULA RS40 do të pasurojë ngjyrat, mprehë fokusin dhe korrigjojë deformimet për t'u dhënë fotove tuaja një frymë të re.

Skanim i shpejtë në grup

Skanoni automatikisht deri në 40 foto në një grup me funksionin Easy Scan, në shpejtësi prej 30 imazhesh në minutë, për t'i digjitalizuar fotot tuaja shpejt dhe lehtë.

Ngjyra dhe qartësi dinamike

Jepuni dritë kopjeve digjitale të fotove tuaja me funksione të avancuara procesimi imazhesh, mes të cilave Auto Photo Fix, Red Eye Correction, Digital Face Smoothing dhe Fading Correction.

Lehtësi në përdorim

Gëzoni çdo herë skanim pa telashe të fotove dhe të dokumenteve me një ndërfaqe intuitive përdorimi, të kompletuar me tri opsione presetesh për t'ju ndihmuar të arrini detaje optimale në vetëm pak klikime.

imageFORMULA RS40

Instalim dhe konfigurim i thjeshtë

Konfiguroni dhe filloni lehtësisht skanimin me instaluesin e integruar dhe videon udhëzuese hap pas hapi që jua bën më të lehtë se kurrë njohjen e pajisjes.

Rezistent ndaj ngecjeve

Sensorët inteligjentë me ultratinguj diktojnë faqet e mbivendosura, ndërsa një sistem Double Feed Release (DFR) e rindez sistemin me shpejtësi në rast ngecjeje.

I sjellshëm ndaj mjedisit

Jini më ekologjik me një pajisje me efikasitet energjetik që përdor vetëm 19W gjatë skanimit dhe 0.1 W në modalitet fjetjeje, duke ju ndihmuar të minimizoni gjurmën e karbonit.

imageFORMULA RS40

Shkarkoni përmbajtjen

Zbuloni magjinë e skanimit të përmirësuar fotografik me imageFORMULA RS40.

Specifikimet

  • Kapaciteti 60 fletë

  • 30 fq/min

  • Rezolucion 600 dpi

  • 11.5 x 9.8 x 9.7inch

  • Konsum elektrik 19W në skanim

  • Sensor CMOS S CIS

  • Ndërfaqe USB 2.0

  • Zbulim Ultrasonik me Furnizim të Dyfishtë

  • CaptureOnTouch dhe program drejtues TWAIN

imageFORMULA RS40

Produkte dhe zgjidhje të ngjashme

Eksploroni gamën e plotë imageFORMULA për të gjetur pajisjen më të mirë për nevojat tuaja të skanimit.

Eksploroni më tej

  • imageFORMULA RS40
    Zbuloni projektin ReStory për riparimin e fotove të panumërta të dëmtuara në përmbytjet shkatërrimtare të vitit 2021 në Belgjikë.
  • imageFORMULA RS40
    Jepini shtysë vetes dhe shikoni se çfarë mund të nxirrni me shtatë ditë shkrepje të vazhdueshme.
  • imageFORMULA RS40

    Reduktoni impaktet mjedisore me Canon

    Ne përpiqemi të përmirësojmë qëndrueshmërinë ekologjike në çdo stad të procesit tonë prodhues, ndërsa mbështesim klientët tanë të reduktojnë impaktin mjedisor.

ZGJIDHJE

Shërbimet e transformimit digjital

Nxisni transformimin digjital duke kombinuar shërbimet tona të printimit të menaxhuar në shkallë ndërmarrjeje dhe zgjidhjet e bashkëpunimit në ambientin e punës në një paketë të vetme

Image representing digital transformation services.

Dëshironi të dini më shumë rreth këtij produkti?