Skanerët e dokumenteve

Canon imageFORMULA R40

Një skaner i thjeshtë dhe i qëndrueshëm tryeze që ju ndihmon të arrini produktivitet pa telashe në ambientin tuaj të shtëpisë apo zyrave të vogla.

  • Konfigurim i thjeshtë

    Konfigurim i thjeshtë, me skanim të thjeshtë me një prekje dhe përditësim automatik të softuerit

  • Qëndroni të organizuar

    Konvertoni dokumente në PDF, JPG, DOC, XLS e më tej*

  • Imazhe me cilësi të lartë

    Njohje optike e germave (OCR) për t'ju ndihmuar të krijoni informacion të kërkueshëm dhe të redaktueshëm

  • Skanoni direkt në renë kompjuterike

    Google Drive, Dropbox, OneDrive, SharePoint e më tej

Propozimi kryesor

Thjeshtësi optimale skanimi

Një skaner tryeze, praktik dhe cilësor, pa kompromise në rendiment. imageFORMULA R40 ofron konfigurim të shpejtë me skanim të thjeshtë me një prekje të llojeve të ndryshme të dokumenteve, duke i konvertuar në formate të dobishme për redaktim ose thjesht që ta ngarkoni në aplikacionin tuaj të preferuar të resë kompjuterike.

Lehtësi në përdorim

Përfitoni nga skanimi i thjeshtë dhe i shpejtë, me një ndërfaqe intuitive përdorimi që ju mundëson të skanoni, redaktoni dhe finalizoni me prekjen e një butoni, si dhe të krijoni deri në 9 punë rutinë për lehtësi dhe efikasitet të mëtejshëm.

I saktë dhe koherent

Skanoni një tufë dokumentesh të përziera me forma e përmasa të ndryshme në një proces të thjeshtuar me anë të mbushësit të besueshëm 60-fletësh të Canon, me kapacitet për të skanuar gjithçka nga dokumentet standarde A4 deri te letrat , e trasha e të holla, si letërnjoftimet, faturat, kartolinat dhe dokumente deri në 3m të gjatë.

Produktivitet maksimal

Kurseni kohë me skanim të shpejtë dyanësh prej deri në 40 faqesh në minutë. Funksionet e avancuara të procesimit të figurës si p.sh. vetëpikasja e madhësisë, drejtimi i dokumenteve, orientimi i tekstit dhe pikasja e ngjyrave, bën që të mos jetë e nevojshme renditja e dokumenteve apo ndryshimi i shpeshtë i cilësimeve gjatë skanimit.

Cilësi dhe dizajn superior

Një pajisje tryeze me stil, ultrakompakte që ofron vazhdimisht cilësi superiore imazhi. Shkrepni detajet e imëta me përmirësim të avancuar të tekstit, duke sjellë kopje të mprehta me lexueshmëri më të madhe, ideale për dokumente me tekst të zbehtë e të çelët pse sfonde me motive.

Instalim dhe konfigurim i thjeshtë

Instalojeni skanerin në vetëm pak hapa me një instalues të integruar shumelementësh. Funksioni i përditësimit automatik të softuerit siguron përditësimin e aplikacionit CaptureOnTouch dhe të drejtuesve softuerikë të Canon për të garantuar cilësi dhe qëndrueshmëri gjatë gjithë kohës.

Efikasitet kostoje

Hiqini shpenzimet e tepërta dhe ulni dhe impaktin mjedisor me një të rënë. Seria Canon imageFORMULA ofron konsum të pabesueshëm të ulët korrenti, prej vetëm 19W e poshtë gjatë punës dhe 1.4W e poshtë në modalitet pasiv.

imageFORMULA R40_Product Video_Long_EM.mp4

Shkarkoni përmbajtjen

Zbuloni produktivitetin praktik në skanim me imageFORMULA R40.

Specifikimet

  • Skaner me kapje fletësh dyanëshe, tipi për tryezë

    Tipi

  • 40ppm/80ipm

    Shpejtësia maksimale e skanimit

  • CIS

    Sensori

  • 600 dpi

    Rezolucioni

  • E bardhë

    Ngjyra e sfondit

  • 60 fletë

    Kapaciteti i vetëmbushëses (80g/m2)

  • USB2.0

    Ndërfaqja

  • 4.000 fletë/ditë

    Volumi i këshilluar ditor

  • 291 x 250 x 245 mm

    Përmasat (gjer. x thell. x lar.)

  • 2,8kg

    Pesha

  • 22W

    Konsumi i energjisë

Produkte dhe zgjidhje të ngjashme

Eksploroni gamën e plotë imageFORMULA R për të gjetur një pajisja që u përshtatet nevojave tuaja të punës.

Zbuloni aktivitetet

Make It – një eksperiencë e re virtuale nga Canon

Një festival printimi nga interneti me një larmi të gjerë përmbajtjesh sipas kërkesës, duke përfshirë referate frymëzuese, demonstrime teknologjish, diskutime tërheqëse dhe mentorim nga ekspertë.

Dëshironi të dini më shumë rreth këtij produkti?