multiple-config-benefit-feature
alt text goes here

Shumë konfigurime

Dizajni i ri i kamerës Cinema EOS që përfshin kontrolle intuitive dhe pllakën e integruar me vrima për lidhjen e aksesorëve opsionalë profesionalë, duke lejuar konfigurime të shumta për t'iu përshtatur filmimit që kërkoni.

Kamerë kinematografike parësore

Një kamerë kinematografike me madhësi të plotë për konfigurimet në studio dhe në duar, me pllakën e integruar me vrima për lidhjen me lehtësi të aksesorëve dhe për ekuilibër.

primary-cinema-camera

Montimi i lentes EF ose PL

Një gamë e gjerë e lenteve Canon EF (lentet kinematogafike/cine servo si dhe fotografike), si dhe zgjedhja ose aftësia për të përdorur lentet PL me mbështetjen Cooke /i (ofrohet shërbimi për ndryshimin e montimit të lentes).

Zbuloni më shumë

ef-pl-lens-mount

Konfigurimi i transmetimit

Adaptorët opsionalë të montimit B4 (MO-4E dhe MO-4P) për montimet EF dhe PL, bashkë me bashkuesin e lentes me 12 kunja lejojnë që lentet e transmetimit servo 2/3” të marrin energji dhe të kontrollohen nëpërmjet kamerës.

Broadcast configuration
Professional Full HD viewfinder
alt text goes here

Inkuadruesi profesional Full HD

EVF-V70 është një inkuadrues i jashtëzakonshëm OLED Full HD, i cili ofron asistentin e pamjes, veçoritë e ngjyrave të rreme dhe një pamje të simuluar për HDR.

Ndërfaqja e përdoruesit me akses të shpejtë

Një panel kontrolli me gjashtë butona i përshtatshëm për përdoruesin me një ndërfaqe intuitive dhe të njohur të përdoruesit ju lejon aksesin me shpejtësi te funksionet e përdorura shpesh të kamerës.

Quick access user interface

Paneli i kontrollit i asistentit të kamerës

Njësia opsionale e përdorimit në largësi OU-700 risjell ndërfaqen e përdoruesit me akses të shpejtë, duke bërë të mundur që asistentët e kamerës t'i ndryshojnë parametrat nga ana e djathtë e kamerës ose nga deri në 10 m largësi me kabllot zgjatuese.

Camera assistant control panel

Daljet e energjisë për aksesorët

Aktivizoni aksesorët kryesorë të kamerës me terminalet e daljes së energjisë 12V dhe 24V që ndodhen në pjesën e përparme të kamerës.

Accessory power outputs

Eksploroni përfitimet e tjera