Qëndrueshmëria në Canon

Ne po transformojmë mënyrën se si operojmë dhe prodhojmë për të krijuar një botë më të qëndrueshme për njerëzit dhe planetin tonë.

Gjithashtu jemi të fokusuar në të qenit një partner i përgjegjshëm për klientët tanë duke i ndihmuar ata të përmbushin angazhimet e tyre të qëndrueshmërisë.

Reduktimi i CO2

Ne synojmë të arrijmë zero emetime neto të karbonit deri në 2050, në pajtueshmëri me Marrëveshjen e Parisit. Kjo përfshin veprime të qëndrueshme në të gjitha linjat e biznesit tonë, duke filluar nga operacionet, prodhimi dhe transportimi deri te projektimi dhe paketimi i produktit.

Ne kemi përcaktuar objektiva afatshkurtra për vitin 2030 dhe ia kemi dërguar SBTi-së (Iniciativa për Synimet e Bazuara në Shkencë) për transparencë dhe verifikim.

Biznes me model qarkullues

Synimi ynë është të bëhemi një biznes me model qarkullues. Një biznes ku çdo produkt dhe material projektohet, krijohet, ripërdoret, riparohet dhe riciklohet në një qark të mbyllur.

Përmes prodhimit novator ne eliminojmë mbetjet duke kontribuuar në përdorimin më afatgjatë të produkteve dhe materialeve tona.

Programe për të rinjtë dhe programe edukative

Të rinjtë meritojnë dhe duhet të kenë të drejtën e pjesëmarrjes aktive në formësimin e të ardhmes së botës sonë.

Ne i nxitim të rinjtë të ndajnë historinë e tyre përmes imazheve, në bashkëpunim me organizatat jo-qeveritare (OJQ-të) dhe me mbështetjen e Përfaqësuesve të nderit të Canon si partnerë ekzekutivë të programit.

Mbështetja për komunitetet lokale

Aktivitetet tona të qëndrueshmërisë gjithashtu fokusohen tek iniciativat për të krijuar një ndikim pozitiv social dhe mjedisor në komunitetet tona lokale.

Restaurimi i kujtimeve të çmuara fotografike

Zbuloni projektin në ndihmë të viktimave të përmbytjeve në Belgjikë për riparimin e fotove të tyre të dëmtuara nga uji.

Flisni me ekipin tonë të qëndrueshmërisë

Ndani mendimet dhe pyetjet tuaja me ekipin tonë të qëndrueshmërisë

Partneritetet dhe programet

Ne bashkëpunojmë me klientët tanë dhe me partnerët e biznesit dhe të industrisë për të ndihmuar në një kontribut pozitiv për masat për ndryshimet klimatike.

Pyjet e vegjël

Sipërfaqe të vogla toke në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar po transformohen në të ashtuquajturit "pyjet e vegjël", si pjesë e projektit të organizuar nga Earthwatch Europe që Canon është krenar që e mbështet.

Coral Spawning Lab

Coral Spawning Lab në bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë udhëheq një projekt studimor novator për riprodhimin e koraleve për të zhvilluar teknika që stimulojnë riprodhimin e koraleve. Me realizimin e këtij studimi madhor shkencor ata synojnë përfitime të mirëfillta ekologjike. Përmes punës së tyre, ata do të mbrojnë koralet e rrezikuara dhe do të ruajnë shkëmbinjtë koralorë nëpër botë, si dhe do të trajnojnë ambientalistët.

Njohja

Për përpjekjet tona ekologjike, na është akorduar vlerësimi prestigjoz Platinum nga organizata botërore për vlerësimet ekologjike, EcoVadis. Kjo na vendos në 1% të kompanive të para të vlerësuara në rang botëror, me një rezultat të përgjithshëm prej 85/100 kundrejt 99% të tjerave.

Njohja dhe vlerësimi nga EcoVadis nxjerrin në pah angazhimin dhe masat tona të forta ekologjike në punën tonë në mbarë botën, në të gjitha fushat thelbësore që mbulojnë kriteret mjedisore, sociale dhe të qeverisjes.

Për vitin 2024, Canon është njohur nga CDP-ja për nismat e tij në fushën e ndryshimeve klimatike dhe i është akorduar vlerësimi A.

CDP është një organizatë ndërkombëtare jofitimprurëse mjedisore e cila vlerëson kompanitë dhe organizatat kryesore në mbarë botën mbi përpjekjet e tyre në trajtimin e çështjeve mjedisore.

Eksploroni më tej

Bashkohu me bisedën në Kanalet tona Sociale

YouTube

Canon Europe

Linkedin

Canon EMEA

Twitter

@CanonEMEA

Na kontaktoni

Ndani mendimet dhe pyetjet tuaja me ekipin tonë të qëndrueshmërisë