Canon është i përkushtuar të kthehet në zero neto karbon deri në 2050

1526_Energy Tree_Sustainability Pavilion_

Kontribuimi për një të ardhme me karbon të ulët

Canon po punon drejt reduktimit të emetimeve CO2 përgjatë biznesit të tij

Ne të gjithë po përjetojmë ndikimin shkatërrues të ndryshimit të klimës në planetin tonë, më së shumti, përmes një rritjeje globale të fatkeqësive natyrore të shkaktuara nga ngjarjet ekstreme të motit. Kjo është një kohë kritike për çdo njeri që të veprojë.

Qëllimi ynë është të mbrojmë mjedisin global duke zvogëluar ndikimin e produkteve tona. Jemi të fokusuar në reduktimin e emetimeve të CO2 nga gjetja dhe përdorimi i materialeve dhe pjesëve të papërpunuara deri te aktivitetet operative dhe logjistikës së qendrës.

Kthimi në zero neto karbon

Jemi të përkushtuar për t’u kthyer në zero neto karbon deri në 2050.

“Zero neto” arrihet kur sasia e karbonit që shtojmë në atmosferë është jo më shumë se sasia që hiqet.

Për të përmbushur këtë qëllim, ne po reduktojmë në mënyrë aktive emetimet e gazit serë (GHG). Ne përcaktojmë sasinë e emetimeve tona gjatë gjithë ciklit të jetës së produktit për të reduktuar emetimet në çdo fazë.

Synimi ynë është të zvogëlojmë emetimet e CO2 të ciklit të jetës së produktit tonë për produkt me 3% në çdo vit. Nëse ky nivel mbahet, do të jetë i barabartë me një reduktim afërsisht prej 50% të emetimeve nga nivelet e vitit 2008 deri në 2030.

Aktualisht, jemi në rrugën e duhur për të arritur këtë qëllim, me një përmirësim mesatar të regjistruar prej 4,1% midis viteve 2008 - 2022. Reduktimi total që nga viti 2008 arrin në 43%.

GREEN

Vërtetimi i jashtëm i synimeve tona

Kemi bërë progres të konsiderueshëm në këtë synim dhe në synimet e tjera të caktuara në biznesin tonë që nga viti 2008. Përkushtimi ynë nuk është lëkundur kurrë. Ne gjithmonë kryejmë shqyrtime të rregullta mbi synimet tona afatgjata për të kontrolluar nëse kontribuimet tona janë në pajtim me qëllimin tonë për të dhënë një ndihmesë për një shoqëri me karbon të ulët dhe me qëllimin për të arritur zero neto deri në 2050.

Nuk mjaftojnë vetëm parashikimet dhe kontributet tona, por ajo që ka rëndësi është pasja e synimeve që zhvillohen në pajtim me shkencën më të fundit të klimës dhe ajo çka është e nevojshme për të përmbushur qëllimet e Marrëveshjes së Parisit. Kjo është arsyeja se pse kemi aplikuar për vërtetim përmes SBTi (Iniciativa për Synimet e Bazuara në Shkencë).

Kuptimi i shifrave mbrapa synimeve tona

Canon zbaton si intensitetin ashtu dhe synimet absolute në biznesin e tij.

Synimi ynë i intensitetit është një reduktim specifikisht i fokusuar në ciklin e jetës së produktit tonë. Ne caktojmë një synim për një reduktim prej 50% të emetimeve të CO2 deri në 2030 krahasuar me nivelet e vitit 2008 përgjatë ciklit të jetës së produktit. Me këtë nënkuptojmë mënyrën se si janë projektuar, prodhuar, dërguar produktet tona dhe përtej përdorimit të klientit.

Një synim absolut merr në konsideratë emetimet totale të një biznesi të tilla si, zyrat, transportin e përdorur nga punonjësit tanë, si i furnizojmë me energji dhe i operojmë qendrat tona të prodhimit dhe gjithashtu përmes zinxhirit tonë të furnizimit.

Për t’u marrë parasysh për vërtetimin nga SBTi, ne duhet të përfshijmë një synim absolut me një shifër bazë jo më të hershme se ajo e vitit 2015 për emetimet totale të organizatës.

Ne synojmë të reduktojmë emetimet e GHG prej 42% të objektivit absolut 1 dhe 2 dhe emetimet e GHG prej 25% të objektivit 3 (kategoria 1 dhe 11) deri në 2030 nga viti bazë 2022 në pajtim me kriteret e SBTi.

Masat tona të reduktimit dhe synimet e përgjithshme nuk kanë ndryshuar dhe jemi ende aq të përkushtuar si kurrë më parë për të zvogëluar ndikimin tonë në mjedis dhe për të arritur zero neto deri në vitin 2050.

CDP

Njohja në listën A të CDP

Për vitin 2023, Canon është vlerësuar me rezultatin A për ndryshimet klimatike nga CDP, hera e tretë që ne përfshihemi në listën e tyre më të lartë A duke na vendosur në 2% të kompanive më të mira të vlerësuara në këtë kategori.

CDP është një organizatë ndërkombëtare jofitimprurëse mjedisore e cila vlerëson kompanitë dhe organizatat kryesore në mbarë botën mbi përpjekjet e tyre në trajtimin e çështjeve mjedisore.

Kalimi në energji të ripërtëritshme

82% e energjisë sonë elektrike në Evropë gjenerohet nga burime të ripërtëritshme

Ne po përdorim energji të ripërtëritshme në veprimtaritë tona në Evropë sa më shumë të jetë e mundur dhe po vazhdojmë të rrisim përdorimin e burimeve të ripërtëritshme për të reduktuar emetimet e CO2.

Në vitin 2021, 45% e nevojave tona të energjisë totale në Evropë përbëhej nga energjia elektrike. Dhe nga ajo, 82% u gjenerua nga burime të ripërtëritshme. Vendi ynë i prodhimit në Poing, Gjermani, përdor 100% energji të ripërtëritshme.

Zyra qendrore e EMEA dhe zyra qendrore e Britanisë së Madhe dhe Irlandës kanë marrë vlerësime të shkëlqyera nga BREEAM* për dizajnet e tyre me efikasitet në energji dhe përdorimin e energjisë së ripërtëritshme. Sistemi i ri BMS dhe panelet PV të vendosura në çati kanë parë që ndërtesa të arrijë një reduktim prej së paku 50% në konsumin e energjisë.

Ndërtesa jonë në Venlo, Holandë përdor një sistem me pompa nxehtësie, sisteme efikase për ruajtjen e ujit të nxehtë dhe të ftohtë dhe ndriçim LED për të reduktuar konsumin e energjisë. Ne gjithashtu kemi panele diellore dhe pika karikimi për automjetet elektrike në të dyja qendrat.

Në synojmë të shfrytëzojmë sa më shumë energjinë e ripërtëritshme si një burim efektiv energjie teksa vazhdojmë drejt arritjes së emetimeve zero neto të CO2 deri në 2050.

Informacione të mëtejshme

Për më tepër informacion mbi përpjekjet tona globale për të zvogëluar ndikimin në mjedis, vizitoni faqet tona globale: